Gjykatat Themelore padrejtësisht i kanë hedhë paditë për krime dhe dëme të luftës, duke u thirrur në jo kompetencë!

Gjykatat Themelore padrejtësisht i kanë hedhë paditë për krime dhe dëme të luftës, duke u thirrur në jo kompetencë!
Gjykatat Themelore padrejtësisht i kanë hedhë paditë për krime dhe dëme të luftës, duke u thirrur në jo kompetencë!

Jahir Bejta

  • 10 April 2021 - 13:32

Shkruan:  Jahir Bejta

Gazetaria hulumtuese ka konstatuar se gjyqësori është 100% i ndikuar politikisht, pra gjyqësorit, në kundërshtim me ligjin, i është mohuar e drejta e pavarësisë në vendimmarrje, nga ndërhyrja ish-kryeministrave dhe presidencës së vendit . Mjafton që të zhbllokohet gjyqësori, por kjo çështje do të zgjidhet nëse ndodhë Vettingu apo lustracioni, me ç' rast do të hiqen drejtuesit jo kredibil të drejtuesve të gjyqësorit. Po ndodhi fillimi i RISHIKIMIT e rishqyrtimit të padive, ne si subjekt do të iniciojmë shqyrtimin e dosjeve paraprake, pasi që të njëjtat nuk janë shqyrtuar fare, ngase kishte ndikuar paligjshmëria e ish-krerëve të shtetit të kapur!

Ne stafi i OJQ -së "Ngritja e Zërit “merremi me grumbullimin e provave mbi dëmet materiale dhe morale të shkaktuara nga ushtria dhe policia serbe gjatë luftës në Kosovë 1998/99, pastaj klasifikimin dhe kategorizimin e provave si dhe mirë administrimin e të njëjtave, dhe në fund hartimin e kërkesë padive individuale në emër të viktimave apo palëve paditëse. Dosjet dorëzohen nga ana e palëve paditëse nëpër gjykatat themelore, varësisht nga kompetenca territoriale në proporcion me vendin ku është kryer veprimi dëmtues.

Vlen të theksohet se Ngritja e Zërit merret vetëm me dëmin në njerëz të shkaktuara ndaj popullatës civile e assesi ndaj pjesëtareve të uni formuar, respektivisht ndaj të vrarëve apo të plagosurve të UÇK-se, pasi që sipas rregullave ndërkombëtare mbi luftërat veprimet në mes të dy ushtrive në luftë konsiderohen veprime të drejta. Nga viti i brisht e fatkeq per Kosoven 2013, Gjykatat Themelore padrejtësisht i kanë hedhe paditë duke u thirrur në jo kompetencë, ndaj ne prapë në emër të palëve paditëse i kemi ushtruar ankesat në Gjykatën e Apelit si shkallë e dytë gjyqësore, por edhe Gjykata e shkalles së dytë padrejtësisht i ka refuzuar ankesat duke i trajtuar vendimet e gjykatave themelore si të drejta, gjë që Gjykata e Apelit ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e LPK.

Gjykatat Themelore janë kompetente për ti shqyrtuar paditë pikërisht në bazë të LPK (Ligji nr.03/L - 006 i ndryshuar me Ligjin nr.04/L - 118, sipas dispozitave në vijim : ( neni 28.para.3), pra edhe në rastet kur nuk ka marrëveshje ndërkombëtare kompetente janë gjykatat themelore varësisht nga kompetenca territoriale, ( neni 47.para.1), të gjitha herët për shqyrtimin e padive për kompensim dëmi kompetente janë gjykatat themelore varësisht nga kompetenca territoriale, ( neni 28.para.1), pasi që çështja e imunitetit trajtohet vetëm e vetëm në baza të reciprocitetit. Ndaj nga data 20 korrik 2010 kur GJND-ja e ka shpall aktin mbi shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, të dy shtetet ajo e Serbisë dhe e Kosovës janë dy shtete tërësisht të pavarura si entitete, ashtu që Serbia nuk e ka fijen e imunitetit pa ja dhe atë Republika e Kosovës.

Kompetenca tjetër për shqyrtimin e padive për kompensim dëmi vërtetohet edhe me principin ndërkombëtar “Per loci”- drejtimi i padive në bazë të vendit ku është kryer krimi. Praktika e gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, identifikon të drejtën e detyrimit pozitiv që do të thotë kur qytetarit i shkaktohet ndonjë dëm edhe nga ndonjë palë tjetër e jo vetëm nga organet e shtetit të Kosovës sipas detyrimit negativ.

të drejtat dhe lirite themelore të qytetarit të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës janë të garantuara edhe me Konventën ndërkombëtare për Lirite dhe të Drejtat e Njeriut, kurse nëpërmes Kushtetutës tone dispozitat nga konventat dhe principet ndërkombëtare i kemi shndërruar në kategorinë e rendit juridik të brendshëm, madje me epërsi implementimi. Plus kësaj gjykatat tona janë të detyruara në baze të Kushtetutës që vendimet e veta ti harmonizojnë me vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg të Francës. Për pos dispozitave të lartcekura qasja në drejtësinë vendore të viktimave të luftës në cilësinë palëve paditëse është e garantuar me ligjet, Kushtetutën dhe Konventat Ndërkombëtare.

Përpos kësaj vlen te theksohet se së fundmi obligimin për implementimin e konventave të Gjenevës e parasheh edhe Ligji Ndërkombëtar Humanitar për Kosovën i vitit 2016. Gazetaria hulumtuese ka konstatuar se gjyqësori është i ndikuar politikisht, pra gjyqësorit i është mohuar e drejta e pavarësisë në vendimmarrje. Mjafton që të zhbllokohet gjyqësori nga ndikimi i ish-pushtetareve gadi 20 vite ne pushtet , por kjo çështje do të zgjidhet nëse ndodhë Vettingu apo lustracioni, me ç' rast do të hiqen e SHKARKOHEN te gjite drejtuesit jo kridibil në udheheqjen e gjyqësorit. Po ndodhi fillimi i shqyrtimit të padive, ne si subjekt do te iniciojmë shpejt rishqyrtimin e dosjeve paraprake, pasi që të njëjtat nuk janë shqyrtuar fare ne asnjeren shkalle , sepse keshtu u kishin kerkuar ish-shefat e shtetit te neperkembur e te ndikuar nga Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".