Me Kryeministrin dhe Presidenten, nuk mund të bëhen pazare në dëm të shtetit të Kosovës

Me Kryeministrin dhe Presidenten, nuk mund të bëhen pazare në dëm të shtetit të Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 10 April 2021 - 09:07

Shkruan: ANALIST- Hajrullah Tërnava

Kosova nuk mundet dhe nuk duhet të shkon në këtë dialog  derisa nuk pranohen nga pala serbe të gjitha humbjet që na i kanë krijuar me vrasjet masive e flakëvënie kudo, ndaj fshatrave e qyteteve,ndaj fabrikave e uzinave private , për xhenocidin e pashembullt që na e kanë shkaktuar. Edhe sot mbas këtyre  22 viteve nuk dihen kufomat dhe varret e mijëra njerëzve, e nuk ka as  kërkim falje nga Serbia për të gjitha të këqijat që ia kanë bërë vendit tonë, prandaj kjo Qeveri në bisedime duhet t’iu përmbahet këtyre fakteve , duhet të sillet me integritet dhe dinjitet në bisedime sepse në këtë rast ne jemi pala e dëmtuar.

Ardhja në pushtet e Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani , konsiderohet një ndërrim e ndryshim ne total nga ato garniturat e mëhershme që e qeverisen këtë vend deri më tani, e që ishin të dala nga lufta, por që më parë nuk e kishin kulturën elementare institucionale e as përgatitjen e kompetencen për ta udhëhequr shtetin, prandaj Kosova me ato veprime të tyre është degraduar në këtë nivel sikur po ballafaqohemi ditë e për ditë me shume mangësi. Mirëpo  tani në pushtet kanë ardhur struktura të reja, të shkolluara institucionaliste dhe me dinjitet, të cileve  populli ua besoj qeverisjen me një fitore absolute, e që këta tani duhen ta bëjnë atë që e pret populli nga ata, që Kosova të përparoj në çdo aspekt dhe qytetarët e saj të kenë arsyen dhe shkakun që të kontribuojnë në vendin e tyre për një perspektivë shumë më të mirë edhe për gjeneratat në ardhje.

Qysh tani faktori ndërkombëtar po e kupton se kjo strukure e udhëheqjes se shtetit si Presidentja Vjosa Osmani dhe Qeveria me Albin Kurtin do të jenë nja arrë e fortë dhe e pathyeshme në dialogun me Serbinë, pasi që të dy të parët e shtetit janë këmbëngulëse dhe me qëndrime unike sa i takon vazhdimit të dialogut me Serbinë dhe trajtimit të krimeve të luftës. Sikurse kryeministri Kurti, edhe Presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj para deputetëve ka thënë se me Serbinë nuk mundë të ketë pajtim pa u përballur ky shtet me përgjegjësinë për krimet e luftës.

Kjo deklaratë e Vjosa  Osmanit ka shpërthyer si bombë në mediat serbe. Prandaj ky është një rast i fundit dhe një qëndrim përreth të cilit duhet të unifikohet i gjithë spektri politik pa dallim, pasi që deri më tani Serbia në përgjithësi është dëshmuar se nuk dëshiron të bashkëpunon dhe nuk i ndjek kriminelët e vet te luftës , e në veçanti disa prej përgjegjëseve edhe po i afirmon lart në politikë e në maja te shtetit serb deri ne zyrat e Vuqiqit. Ky do të jetë ndryshim në kupolën e qeverisjes së shtetit një stimulim për drejtësinë vendore që të lirohen nga pranga e kaluara të politikes së klanit PRONTO e cila kishte ndaluar gjykimin e krimeve dhe të marrjes së vendimeve për kompensim të dëmeve të luftës, një drejtësi krejtësisht e manipuluar nga politika e kaluar në pushtet, i djegur nga pasiviteti i prokurorëve të saj special dhe jo efikasiteti i gjykatëseve të saj.

Edhe përkundër faktit qe më 29 maj të vitit 2019  Kuvendi i Kosovës e ka amandamentuar Kodin e Procedurës Penale për të mundësuar gjykimin dhe dënimin në mungesë të kriminelëve, por ky ndryshim asnjëherë nuk është zbatuar dhe nuk ka sjellë rezultate sa ju takon krimeve të luftës pasi që ishte krimo-politika e deritashme në pushtet, që e ka penguar zbatimin e këtyre ndryshimeve në ligj, pavarësisht faktit që familjet në Kosovë vuajnë, pa adresim të së vërtetës, pa zhdëmtim, restaurim dhe rehabilitim që do t’ua sillte sistemi i duhur i drejtësisë dhe strategjia e nevojshme e adresimit të së shkuarës. Tani qe 22 vite pas luftës diskutimi mbi të kaluarën s’do të duhej të ishte në pikën ku është.

Megjithatë, ne do të angazhohemi e të bëjmë më të mirën që mundemi e që dimë për të mbyllur plagët e së kaluarës. Sepse vetëm ashtu mund të shikojmë qartë dhe ecim krenar kah e ardhmja jone. Tani e kemi edhe përvojën në bisedime me Serbinë që përfaqësuesit tonë në bisedime me përfaqësuesit e Serbisë më parë,  silleshin  sikur ne të ishim ata të cilët e kanë sulmuar dhe ju kanë shkaktuar dëme serbëve në Serbi, në vend se të jenë vendimmarrës dhe t’iu përmbahen kritereve që ne jemi ata që kemi pësuar dhe jemi të dëmtuar dhe viktima te agresionit serb, si në humbjen e njerëzve , të civilëve të pafajshëm, edhe dëmet materiale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".