Ndaj Beogradit nuk duhet bërë asnjë lëshim, për asnjë çështje, për asnjë milimetër!

Ndaj Beogradit nuk duhet bërë asnjë lëshim, për asnjë çështje, për asnjë milimetër!
Ndaj Beogradit nuk duhet bërë asnjë lëshim, për asnjë çështje, për asnjë milimetër!

Muhamet Kelmendi

  • 12 April 2021 - 17:15

Shkruan: ANALIST- Prof. Muhamet Kelmendi

Kombi i ynë nuk duhet të lëshon as edhe një centimetër toke në llogari të sionistëve grabitqar serb. Këtë duhet ta bëjë Serbia. Ajo ka territore historike shqiptare dhe ka hapësirë të mjaftueshme. Serbia duhet të heqi dorë nga territori në llogari të paqes. Këto janë  fakte të cilat tregojnë se në raport me shtetin serb nuk ka fare afërsi pa u kthyer Beogradi në rrugën e barazisë dhe të njohjes së çenjës shqiptare në këto anë te Dardanise. Ato territore janë shqiptare. Bazë për këtë është njohja edhe e të kaluarës .

 

Raportet shqiptaro-serbe janë të ngarkuara me dhunë dhe me terror të egër serbomadh. Gjenocidi e ka përcjelle çdo herë politikën serbe në drejtim të serbizimit të territore shqiptare. Me këta gjenocidian është vështirë të arrihet paqja e qëndrueshme. Në kuadër të Qeverisë Kurti nuk mendoj se do të ndërtohet ndonjë platforme dhe e njëjta do të diskutohet dhe do të aprovohet në Kuvend. VV ka kohë që ka thënë dy parime në raport me shtetin kriminal serb. E para, është reciprociteti si parim i njohur në raportet e shteteve dhe së dyti, është vet Kushtetuta, ku baza për dialogë u paraqit nga z. Kurti, tash Kryeministër dhe nga z. Vjosa, tash Presidente, për dialogim me shtetin serb. Nëse edhe më teje janë këto dy baza mbi të cilat mbështetet dialogu nuk ka fare  dyshim se mund të ndodhi ndonjë e paditur në raport me shtetin serb. Kuptohet se faktori vendimmarrës, si BE dhe SHBA-të kanë marr iniciative dhe dëshirojnë që konfliktit të  vjetër shqiptare- serb ti japin fund. Këtej është edhe letra drejtuar nga Uashingtoni z. Kurti. Se si dhe qysh? Çështja shqiptare nuk zgjidhet me njohjen e shtetit te Kosovës dhe ku ka brenda një shtet serb siç quhet Asociacion. Jo. Kjo e shkatërron tërësisht shtetin e Kosovës. Vendit dhe popullit shqiptar i duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë Asociacionin serb, ndërsa po ky shtet shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk u njeh asnjë të drejtë nacionale dhe shoqërore.  Në këtë kontest nuk mund të pranohet kurrsesi që Mitrovica të ndahet, Ujmani dhe Trepça të ndahen me shtetin serb. Kjo është barazi në vdekje. Shqiptaret nuk kanë fare interes  në pjesën e territorit rreth Leposaviqit  që në vitin 1959 iu bashkua Kosovës dhe nga ky vend (Kosova) u morr Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe iu dhanë Serbisë. Tash si Medvegja po serbizohet edhe Mitrovica e Veriut.  Mbi 12 mijë shqiptar janë dëbuar në vitet 2000/2001 nën kontrollin e ushtrisë franceze. Këta duhet të kthehen në shtetit dhe në tokat  e veta. Kjo është detyrë e Prishtinës dhe e faktorit ndërkombëtar që ta realizon. Serbizimit duhet dhënë fund. I theksova këto për të qartësuar pozitën që duhet të kemi në raport me shtetin serb.

Serbia po synon ndarjen e Kosovës me Asociacion me pushtet juridik dhe ekzekutiv. Ky përkushtim nuk dërgon në zgjidhjen e raporteve shqiptaro-serbe. Përkundrazi! Me atë programohen konfliktet dhe luftërat janë të paevitueshme. Raportet shërohen vetëm nëse shteti serb kupton dhe pranon, si dhe e dënon të kaluarën kriminale kundruall shqiptarëve. E në këtë anë duhet të heqin dorë nga hapësira shqiptare dhe të kthehen në fqinjësi të mirë me shqiptarët. Është e tepërt dhe nuk ka ku shkon me tkurrje të shqiptarëve.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".