Të hetohen të gjitha rastet e dokumentuara të vjedhjes së buxhetit të shtetit

Të hetohen të gjitha rastet e dokumentuara të vjedhjes së buxhetit të shtetit

Hajrullah Tërnava

  • 19 April 2021 - 07:37

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Qeveria Kurti duhet të bëjë çmos për t’i zbardhur të këqijat që iu kanë bërë këtij vendi, sepse vetëm në bazë të këtyre premtimeve, elektorati ia besoj votën për ta qeverisur këtë vend, elektorat që ishte dëshpëruar me të gjitha qeverisjet e mëparshme kriminale. Prandaj tani do të duhej hetuar urgjentisht dhe në detaje, të gjitha shpenzimet e qeverisë së kaluar Hoti, për të zbardhur skandalet që kanë ndodhur me shpenzimin e buxhetit, sidomos edhe pas skandalit që u paralajmërua në Ministrinë̈ e Drejtësisë̈ lidhur me mënyrën e financimit të të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

Zëvendësministri i drejtësisë̈z.Blerim Sallahu ka thënë̈ se dikush prej të akuzuarve nga Gjykata Specialja ka marrë para për mbrojtje më shumë se që duhet dhe parashihet për financimin e mbrojtjes së tyre. Sallahu ka thënë se si ministri kanë kërkuar që shpenzimet e ndara për të akuzuarit në Hagë të bëhen publike, prandaj së shpejt Qeveria do ta ndryshojë vendimin i cili ndalon bërjen publike të shpenzimeve për të akuzuarit. Ky fakt tani e dëshmon edhe sikurse skandali me plaçkitjen spektakulare të 2 milionë̈ e 77 mijë eurove nga Thesarit dhe skandalin tjetër me subvencionet në bujqësi, dhe po nga qeveria Kurti kërkohet ta verifikoj këtë rast por edhe rastin e mëparshëm se përse ministresha Hykmete Bajrami dha dorëheqje vetëm tri jave para se me i përfunduar mandati qeveris Hoti pa asnjë shkak, së paku nuk dha dorëheqje kur humben gjithë ato para, dhe më e rënda ishte kur opinionin e njoftoj për humbjen-vjedhjen e asaj shume aq të madhe.

Ajo e pati deklaruar një të thënë që ishte shqetësuese për opinionin, se kurrgjë nuk janë këto pare, çfarë ka me u njoftua opinioni edhe për raste tjera shumë më të rënda të vjedhjes se pareve, parave të humbura, dhe deri me sot tani asgjë nuk u zbulua përveç atij 2.7 milion euro, prandaj kjo çështje po e mundon opinionin dhe deri sa nuk të zbardhet kjo e thënë nga një ish ministre, e qeverisjes së kaluar, edhe Qeveria Kurti do të jetë në sprovë. Kjo lloj situate tregon, dhe na bënë të dyshojmë se vetë skenari i prishjes së koalicionit paraprak me LVV-në nga LDK-ja kishte për qëllim krijimin e hapësirës për zhvatje, dhe prandaj u krijua një qeveri artificialisht dhe kundërligjshëm, sikur që edhe përfundoi kundërligjshëm me konstatimin e Gjykatës kushtetuese, Qeveri e cila po dëshmohet se për qëllim kishte pasur skenarin e vazhdimit të kapjes së shtetit, zhvatjes dhe të abuzimit me paranë publike. Koha tani është për ti verifikua të këqijat që kanë ndodhë dhe të merren masat adekuate të përndjekjes përmes prokurorisë, dhe të gjithë atyre që kanë vjedhë dhe janë pasuruar jashtëligjshëm, të ju konfiskohet ajo pasuri. Në këtë mënyrë Qeverisë Kurti do ti shtohet besimi dhe zgjatet jeta, në të kundërtën shpejt do të devalvohet si ato të mëparshmet, nëse edhe kjo qeveri nuk arrin ta bëjë zbulimin dhe dokumentimin e besueshëm të vjedhjes së shtetit nga ish pushtetarët e kaluar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".