Një pastrim urgjent militantëve politike, të strehuar në shërbimet diplomatike nëpër botë!

Një pastrim urgjent militantëve politike, të strehuar në shërbimet diplomatike nëpër botë!
Një pastrim urgjent militantëve politike, të strehuar në shërbimet diplomatike nëpër botë!

Faik Krasniqi

  • 18 April 2021 - 12:11

Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi

Duhet që Qeveria e re e LVV-së, që me prioritet të veçantë ta trajton rimëkëmbjen e rrjetit diplomatik të Kosovës nëpër botë, ta ristrukturon atë me profesionistë dhe të pastrohet nga militantët e ish-partive politike që qeverisën në disa mandate të kaluara. Rrjeti diplomatik, shtyllë e rëndësishme e shtetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, eshte deformuar thellësisht, i politizuar edhe i pasivizuar nga mosdija dhe mungesa e kompetencës së atyre që ishin emëruar në të kaluarën.

Diplomacia e Kosovës nëpër botë ka qenë qesharake deri më tash. Strehë për militantët dhe familjarët e politikanëve të partive në pushtet. Si nje ent për punësim. Përveç skandaleve asgjë të mirë nuk i kanë sjell Kosovës. As nga ana ekonomike, por as në fushat e tjera. Kurse diplomacia përveç shërbimeve ndaj bashkatdhetarëve në Diasporë, ka punë që të loboj edhe për ekonomi dhe çdo gjë që i duhet shtetit. Edhe për çështjen e vaksinave po shihet qe s’janë duke bërë asgjë. Kanë rënë në gjumë. Kjo praktikë duhet ndryshuar me qeverinë e re. S'ka më njerëz me libreza partiake dhe të familjarëve të tyre, por njerëz që kane integritet dhe etike e profesionalizem.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".