Me ligjin për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme, të fuqizohet me kompetenca shtesë edhe AKK-ja

Me ligjin për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme, të fuqizohet me kompetenca shtesë edhe AKK-ja
Me ligjin për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme, të fuqizohet me kompetenca shtesë edhe AKK-ja

Hasan Preteni

  • 28 April 2021 - 07:52

Shkruan:ANALISTI-Hasan Preteni

E kemi modelin nga Tirana ku Inspektorati i lartë i deklarimit të pasurisë e ka këtë mandat. Thellim të hetimit drejtë vërtetësisë së prejardhjes dhe pastaj procedurat pa pasur nevojë formimin e mekanizmit të ri. Ka edhe shumë hipoteza tjera të cilat duhet diskutuar dhe të cilat mund të realizohen. Ekzistimi i vullnetit politik është qelës, nëse ekziston a duket se ekziston atëherë edhe zgjidhja do të ndodhë.

-Ligjet e propozuara, për Konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme dhe ligjin VETING, por edhe rishikimi i disa ligjeve tjera duhet të ndodhë. Me rëndësi është kualiteti dhe efikasiteti e jo shpejtësia. Nuk duhet të dominon ngutia-shpejtësia në dëm të kualitetit. Me njërin nga këto ligje parashihet edhe formimi i institucionit të ri-Agjencisë, e kjo nuk mundë të ndodhë gjatë ditës. Kërkohet debat i mirëfilltë, grupe punuese profesionale, respektim procedurash drejtë finalizimit të punës. Duhet paralel kësaj të ndodhin edhe rishikimi i disa ligjeve, Ligji për Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor, Ligji për Deklarimin, Kontrollin dhe Prejardhjen e Pasurisë, ndryshime tek Kodi Penal dhe Kodi i procedurës Penale dhe ligje tjera të ndërlidhura. Unë do të propozoja të këtë edhe rishikim funksional të Agjencisë Kundër Korrupsionit, a duhet të formohet një institucion i ri kur e kemi këtë Agjenci e cila tani ka ra për tokë, por të cilës mund ti shtohen edhe disa kompetenca e të ju largohet misioni i Hetimit Administrativ.

Agjencia Kundër Korrupsionit e ka mandatin për të zbatuar Deklarimin e pasurisë si dhe kontrollin dhe prejardhjen. Te pjesa e prejardhjes kësaj Agjencie mund ti ndryshohet misioni duke e autorizuar që të ketë hetime drejtë vërtetësisë së prejardhjes së pasurisë dhe pastaj ajo pasuri e cila nuk mundë të justifikohet të bëhet pjesë e hetimit drejtë konfiskimit. E kemi modelin nga Tirana ku Inspektorati i lartë i deklarimit të pasurisë e ka këtë mandat. Thellim të hetimit drejtë vërtetësisë së prejardhjes dhe pastaj procedurat pa pasur nevojë formimin e mekanizmit të ri. Ka edhe shumë hipoteza tjera të cilat duhet diskutuar dhe të cilat mund të realizohen. Ekzistimi i vullnetit politik është qelës, nëse ekziston a duket se ekziston atëherë edhe zgjidhja do të ndodhë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".