Analfabetët në prokurori dhe gjykata, e penalizojnë shtetin e Kosovës!

Analfabetët në prokurori dhe gjykata, e penalizojnë shtetin e Kosovës!

Hajrullah Tërnava

  • 28 April 2021 - 07:44

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Qeverisjet jo stabile dhe ndërrimet e tyre të shpeshta si deri më tani, po ju kontribuojnë edhe shumë të këqijave në sistemin financiar të Kosovës, prandaj në këto mënyra po e pëson vazhdimisht edhe Buxheti i varfër i shtetit të Kosovës, nga vendimet e pa drejta dhe arbitrare të sistemit të drejtësisë̈ së kapur, vendime të  pa drejta që po ndërmarrin në raste të ndryshme, gjyqtar dhe prokuror të pa përgjegjshëm, arrestime, mbajte të palëve dhe aktgjykime të pa drejta që po i kthehen shtetit me fatura shumë të shtrenjta

Sipas raportit zyrtar të punës së KGJK-së për periudhën kohore gjatë vitit 2020, Komisioni për Kompensimin e Dëmit për personat e dënuar, ose arrestuar pa arsye është detyruar të merr vendim për kompensimin e dëmit në njëqind e pesë raste, duke e dëmtuar arkën e shtetit dhe në shumen prej, 244,800.00€, për shkak të privimit të tyre nga liria pa bazë ligjore dhe pa arsye. Kjo është kështu pasi KGJK-ja dhe KPK-ja nuk i marrin në përgjegjësi, madje duke i larguar tërësisht nga detyra prokurorët dhe gjyqtaret të cilët marrin vendime të pa drejta ndaj palëve dhe pastaj, pas procedurës së verifikimit e ankimimit, pala e dëmtuar e fiton të drejtën e kompensimit, dhe me këtë̈ e pëson buxheti i shtetit, kjo mënyrë e konfirmon gjendjen reale te situatës neper gjyqësi te partive ne pushtet, sepse gjithsecila parti kur te vijnë ne pushtet i punësojnë militantët e sajë, madje edhe në gjyqësor dhe prokurori, prandaj nuk është për tu befasuar  me gjendjen e tillë çfarë e kemi.

Tani është e domosdoshme si një arsye plus pse duhet urgjentisht të instalohet dhe ashpërsohet llogaridhënia në KPK dhe KGJK, të pastrohen këto dy shtylla nga të paditurit dhe sejmenët e mafisë̈ politike e krimit të organizuar, pasojat e të cilëve nuk i paguan vetëm qytetari, por edhe arka e shtetit. Pa një gjyqësi-drejtësi të pastër, edhe shtetin si shtet nuk mundë ta ndërtojmë ashtu si duhet, dhe marrë në tërësi edhe gjyqtarët që punojnë në ato institucione shtetërore paguhen goxha mirë krahasuar me të tjerët që punojnë në  të tjerat institucione, nga taksapaguesit e Kosovës, prandaj edhe kjo është një arsye dhe detyrë e atyre që punojnë në këto institucione, që të jenë sa më të përpiktë dhe ma real në veprimet e tyre gjyqësorë.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".