Ja pse në Shqipëri fiton e majta socialiste 

Ja pse në Shqipëri fiton e majta socialiste 
Ja pse në Shqipëri fiton e majta socialiste 

Skender Kapiti

  • 30 April 2021 - 15:53

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Partia Socialiste e Shqipërisë si parti politike erdhi dhe derivoi si një largim apo devijim i detyruar në kushtet kur komunizmi jo vetëm në Shqipëri por në tërë Europën Lindore dështoi dhe u vetëshëmb. Ashtu si shumë parti komuniste të Lindjes që ndërruan emrin dhe nga Komuniste u konvertuan në Socialste si p.sh. Lidhja Komuniste e Serbisë që u konvertua në Parti Socialiste ashtu edhe  Partia Komuniste e Shqipërisë  e ndërroi  emrin nga PPSH në Parti Socialiste. Reformimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë  më shumë është një hipokrizi pseudodemokratike dhe larg realitetit që e karakterizon të majtën europiane.   

Social-komunistët shqiptarë dhe Kosova

Në hapësirën shqiptare të trojeve shqiptare dhe në diasporë i mbetën besnik Partisë Socialiste vetëm fanatikët dhe ata që kishin si frymëzim marksizëm-leninizmin e diktaturës komuniste të Shqipërisë, të cilët  janë konvertuar e grumbulluar në ndonjë  filial e zgjatim politik të Partisë  Socialiste të Shqipërisë nano-ediramiste. Në Kosovë socalistja shqiptare si trashëgimtare e Partisë Komuniste të Shqipërisë nuk ka influencë, pasi Partia Komuniste Shqiptare ka qenë armike e nacionalizmit shqiptar në Shqipëri, pra edhe e nacianalizmit dhe nacionalistëve të Kosovës të cilët janë përndjekur, vrarë e burgosur nëpër kampe e burgje jo vetëm në ishJugosllavi, por edhe të gjithë ata që arratiseshin dhe dorëzoheshin në Shqipëri i ka pritur  i njejti fat nga regjimi kriminal komunist shqiptar. 

Regjimi enverist në Shqipëri të dënonte sikur vetëm  të përmendej  emri i patriotit të madh Shaban Pulluzha.

PKSH ka qenë aleate  dhe bashkëpuntore  e komunizmit jugosllav  titisto-rankovicjan qysh gjatë Luftës së Dytë Botërore kur brigadat partizane nga Shqipëria bashkëpunonin vëllazërisht me bashkim-vëllazërimin sllavo-serb në luftë kundër patriotëve dhe nacionalistëve  të Kosovës, e ku mund të përmendet rasti i krimit makabër të masakrës së Tivarit.

Në Kosovë nuk ka ndikim dhe as simpati për Partinë Socialiste edhe  për faktin tjetër se ajo është pasuese e ideologjisë dhe praktikës diktatoriale të marksizëm-leninizmit, që në perendim M-L konsiderohej dhe ishte shpallur si ideoligji terroriste, dhe përderisa   regjimi marksist-leninist në Shqipëri ka qenë një regjim jo vetëm antiKosovë por edhe regjim  fanatik antiamerikan dhe antiperendimor, ndërkohë që perendimi me në krye SHBA-të e +liruan dhe e pavarësuan shtetin shqiptar të Kosovës pas rënies dhe shpartallimit të Jugosllavisë komuniste, Bashkimit Sovjetik dhe të Shqipërisë marksist-leniniste.

Socialistët shqiptarë edhe pas ndryshimit të sistemit në Shqipëri për interesa të ngushta e të ngurta ideologjike e politike kanë qenë kundërshtarë të Ibrahim Rugovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilën  kanë qenë të inkuadruar të gjithë shqiptarët e Kosovës që kërkonin shtetësinë dhe Republikën e Kosovës,  ashtu sikurse edhe  që rilindja socialiste dhe Kryeministri Rama sot që janë në kundërshti me LVV, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin pasi kanë pikëpamje parimore politike e shtetërore të kundërta  në lidhje me integritetin territorial të Kosovës, me planprojektin serb  të minishengenit ballkanik dhe në lidhje me marrëveshjet   Kosovë-Serbi edhe për genocidin serb, ku fatkeqësisht dhe mjerisht Tirana qëndron  më pranë me Beogradin dhe më larg me Kosovën. Pra vërehet se titizmi-rankovician dhe Enver Hoxha sot janë zëvëndësuar me Vu+i+, Zaev,  Rama dhe Tha+i

Për Partinë Socialiste të Shqipërisë  në  Kosovë ka simpati  Tha+i e PDK-ja kryesisht.

Politikisht pro Kosovës nacionaliste në Shqipëri janë  kundërshtarët e regjimit komunist,    të persekutuarit, të shpronësuarit, fisnikëria, patriotizmi   dhe nacionalistët e Shqipërisë numri i të cilëve është më i vogël se sa ai i socialistëve. Që kur u instalua regjimi kriminal komunist , regjimi i vrau, i masakroi, shpronësoi, i internoi, i përndoqi dhe i deyroi  fisnikërinë  dhe nacionalistët e Shqipërisë që të largohen nga Shqipëria për t’I shpëtuar eliminimit, burgosjes e internimit.

Dhe më pas    me rënien e komunizmit shumë prej tyre të cilët ishin pa shtëpi, pa pronë e pa katandi  morën rrugët e eksodit për gjatë gjithë këtyre 30 viteve , e sidomos  edhe në këto 8 vite të sundimit të regjimit të Edi Ramës.

Partia Socialiste Shqiptare, diktaturën komuniste e zëvëndësoi me autokracinë arrogante, ekonominë socialiste e shtetërore, investimet, tenderimet   ua dhe oligarkëve ishkomunistë që u bënë oligarki edhe politike.  E majta ekstreme komuniste në Shqipëri , Partia  Komuniste Shqiptare e cila më pas u konvertua në Parti e Punës e pastaj nga PPSH në Parti Socialiste  ka si përvojë themelimi, ideologjike e praktike komunizmin sllav ruso-serb, pasi emisarët dhe misionarët e themelimit të PKSH-së , partisë fanatike e besnike e maksizëm-leninizmit stalinist ishin ata jugosllavë.

Ja pse në Jug  fiton e Majta socialiste   dhe në Veri e Djathta  nacionaliste

Baza e Partisë Komuniste të Shqipërisë ka qenë Jugu i Shqipërisë, dhe  familjet e patriotët nacionalistë të Jugut të Shqipërisë kanë pësuar më së shumti dhe të parët prej  terrorit komunist qysh  gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë diktaturës komuniste por  kanë qenë nën presion të madh edhe prej socialistëve edhe gjatë këtij tranzicioni. Familjet fisnike të Jugut të Shqipërisë jo vetëm se iu konfiskuan dhe shtetezuan  në mënyrën më barbare pasuritë , bagëtitë dhe tokat,por atyre nuk iu kthyen dhe as nuk u kompesuan as gjatë këtij tranzicioni, pasi tokat e tyre iu shpërndanë të tjerëve sipas ligjit leninist numër 7501.

Dhe nëse flitet për luftë kundër nacinalizmit shqiptar, Partia Komuniste fillimisht e ka bërë kryesisht në Jug të Shqipërisë kundër nacionalistëve dhe patriotëve të Toskërisë, dhe që komunizmi arriti që me ideologjinë komuniste, me luftën e klasave dhe me spiunimin e denoncimin nga  spiunët e ishsigurimin të shtetit dhe  me letrat anonime PPSH arriti që  ta komunistifikojë socialistikisht  atë si dhe gjithë Shqipërinë.

Pavarësisht këtyre fakteve Jugu i Shqipërisë mbeti dhe është  sot bastion i socialistëve.

​Pushtetin në diktaturë Partia Komuniste e Shqipërisë, forumet më të larta partiake, ishbyronë politike, Komitetin Qendror të Partisë, qeveritë,ministrat, ministritë e ndërmarrjet shtetërore ,kooperartivat dhe drejtoritë, shkollën ideologjike marksist-leniniste, politikën antiamerikane dhe antieuropiane,    policinë, ushtarakët, gjyqtarët e prokurorët e sistemit,  ishsigurimin famëkeq dhe ofiqet e postet më të larta shtetërore ,politike,  e deri dhe ato intelektuale, akademike e shkollore, nomenklaturat dhe emërimet në drejtimin e tyre, shumica dhe kryesoret  kanë qenë nga Jugu i Shqipërisë.

Këta janë edhe avangarda besnike e shpërndarë në të gjitha partitë shqiptare, dhe që e realizuan platformën famëkeqe të Gorbacovit. Këta janë ata të cilët kanë vepruar e manipuluar  me patriotizmin dhe me proamerikanizmin fals dhe me demokracinë në Shqipëri, prej të cilëve Shqipëria nuk është integruar akoma në BE.

Dhe prandaj edhe sot kjo është arësyeja se bastionet e Partisë Socialiste janë në Jug  të Shqipërisë ndërsa nacionalizmi ka bastion Veriun e Shqipërisë, i cili ka qenë kundërshtar i komunizmit dhe për këte arsye ishregjimi komunist e ka ndëshkuar Veriun e Shqipërisë, dhe Veriu i Shqipërisë pavarësisht pasurive të jashtëzakonshme minerare, pyjore e hidrike gjatë diktaturës por edhe pas saj mbeti vëndi më i varfër i Shqipërisë.

Veriu i Shqipërisë duke qenë pranë gjeografikisht dhe shpirtërisht me Kosovën janë nacionalistë pasi janë shumë  më të ndjeshëm për atë se cfarë kanë  vuajtur dhe luftuar Kosova për liritë dhe të drejtat kombëtare,  fakt ky që Veriu është  më nacionaslist në krahasim me pjesët e tjera të Shqipërisë që kanë qenë më të brumosur dhe besnikë të ideologjisë së internacionalizmit proletar sllavo-ruso-kinez.

Veriu i Shqipërisë dhe Kosova gjithmonë kanë qenë me Perendimin dhe me SHBA-në ndërkohë që Diktatura Komuniste në Shqipëri ka qenë armike e demokracisë dhe e perendimit.

Por dhe prandaj  po vertetohet ajo që disa e kanë thënë  se Shqipërisë do i duhen 50 vite për ta crrënjosur komunizmin dhe flamën e tij që e ka Partia Socialiste.  

Partia Socialiste, ishkmunistët e konvertuar në socialistë kanë nostalgji për komunizmin, për atë regjim kriminal i cili ekzaltohej dhe kënaqej me varfërinë, skamjen  dhe me mjerimin e të tjerëve dhe kënaqeshin me faktin se ata ishin më të priviegjuar se pjesa tjetër e popullsisë.  Dhe shumica e komunistëve edhe nëse kanë qenë qoftë edhe dy tre ditë komunistë e spiunë të regjimit ai edhe fëmijët e tyre kanë të injektuar virusin e socialistit. Ata urrejnë edhe sot   të persekutuarit dhe ishpronarët  si dhe nacionalistët e patriotët; ata e shohin me xhelozi dhe si fatkeqësi të tyre suksesin e të tjerëve që nuk i përkasin sojit e sorollopit komunist të tyre.

Socialistët e sotëm kujtojnë me nostalgji ato forumet dhe mbledhjet e organizatave të partisë komuniste  ku komplotohej e organizohej persekutimi dhe lufta e klasave kundër të dyshuarve me pikëpamje antiregjimit.Aty bëhej denoncimi dhe zbulimi i armiqve imagjinarë si dhe denoncohej e spiunohej deri edhe se kush kishte ndonjë pulë apo gjel deti që nuk i lejonte statuti i kooperativës, si dhe thureshin e  aprovoheshin thashethemet për njerzit për ndonjë shprehje e pakënaqëi kundër regjimit  e që e shpallnin armik të klasës, që edhe për këto socialistët e stëm kanë nostalgji.

Socialistët si pasues të komunizmit të pashpirt dhe ateist   kanë si strategji imponimin për t’i detyruar shqiptarët kryesisht ata me bindje nacionaliste,  antikomuniste dhe antisocialiste             që të largohen nga Shqipëria me qëllim që ata të mos votojnë, se po të votonte diaspora Partia Socialiste nuk do të kishte fituar asnjëherë pushtetin. Këtë e bëri edhe rilindja socialiste e këtyre 8 viteve të fundit  ku prej regjimit të saj u detyruan që të largohen nga Shqipëria 400 mijë shqiptarë , dhe prej tyre nuk votuan ata që kishin të drejtë vote   në zgjedhjet e 25 Prillit  2021.

Zgjedhjet e 25 Prillit 2021 janë një konfigurim i diktatutës komuniste, epokës së  sundimit të komunizmit, në Jug dominojnë socialistët majtistë ndërsa në Veri e djathta nacionaliste. Dhe në kryeqytet votojnë majtas socialistët me origjinë nga Jugu i Shqipërisë  të cilët u dyndën në   Tiranë  për 50 vite si të privilegjuar të regjimit komunist për kundër ndalimit të lëvizjes dhe pengimit të vendosjes në Tiranë por edhe në Durrës të veriorëve me anë të ligjit antihuman dhe diskriminues  të pashaportizimit.

Por edhe meqenëse më shumë në Shqipëri  janë jugor se sa verior atëhere dhe prandaj zgjedhjet edhe i fitojnë socialistët, kjo edhe për faktin se të djathtët, ishshtresa e shpronsuar dhe e persekutuar e regjimit komunist të cilët janë larguar nga Shqipëria gjata këtyre 30 viteve tranzicion.

Po t’i shohim edhe përbërjet e qeverive të majta socialiste dhe ato të kuvendeve komunale e bashkiake po socialiste, jo vetëm në qytetet e Jugut por edhe në Tiranë e Durrës ato dominohen nga shqiptarë me origjinë nga Jugu, dhe në listat e rilindjes socialiste nuk ka asnjë kandidatë me origjinë nga Kosova pavarësisht se ka rreth 300 mijë shqiptarë me origjinë nga Kosova në Shqipëri.

Rilindja socialiste ka  fobi karshi veriorëve, kosovarëve dhe ndaj shqiptarëve të Maqedonisë  fakt ky që vertetohet edhe me atë se Qeveria Rama  bën dallim edhe në investimet  publike zhvillimore si p. sh. në ato infrastrukturore ku më të mëdhatë për të mos thënë se të gjitha  i bën  në Jug, vendosjen  e gjobës në rrugën e kombit për shqiptarët e Kosovës si dhe në mbështetjen që i ka bërë idesë antikombëtare  për ndarjen e Kosovës.

Partia Socialiste si pasuese e Partisë Komuniste në Shqipëri, tani në pamundësi për ta mbajtur pushtetin me  diktaturë aplikon marifetin e blerjes së votës duke manipuluar dhe spekuluar me varfërinë dhe me papunësinë e madhe që është në Shqipëri gjë e cila është faktuar edhe në zgjedhjet e vitit 2017 dhe në ato të vitit 2021.

Gjithcka edhe kundërfetare dhe amorale pritet nga pasuesit e regjimit kriminal dhe atesist të komunizmit, sepse ata që nuk besojnë , ata janë dhe bëjnë zullume pasi  nuk i njohin as Urdhërat, as Edukatën dhe as Ligjet  Hyjnore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".