Politika e vjetër e korruptuar nuk po mbushet mend

Politika e vjetër e korruptuar nuk po mbushet mend
Politika e vjetër e korruptuar nuk po mbushet mend

Arsim Haziri

  • 09 May 2021 - 12:25

Shkruan: ANALISTI- Arsim Haziri

Politika e vjetër assesi s'po mund ta pranoj faktin se tashmë janë ndërruar rolet në vendimmarrje institucionale dhe regjimi destruktiv është çështje e kryer dhe për sferën publike ka filluar epoka progresive. E meta e tyre vazhdon akoma të jetë mospranimi i faktit, dhe mbi këtë bazë ata vazhdojnë të jenë emocional dhe shfrenues në veprime politike. Kosova tashmë gëzon qeveri legjitime, ajo gradualisht do të hedhet në binar normal ku funksionimi është proces i detyrueshëm, që do të garantoj zhvillim dhe prosperitet multidimensional.

Qeverisë aktuale i mbetet ta shtyjë agjendën e vet më tej dhe të mos veproj sipas proklamimeve të opozitarëve, do të jenë veprat ato që do të vlerësohen dhe do ta sjellin rezultatin. Barbarizmi i opozitës, atyre që deri dje ishin në pushtet dhe e kishin kapur shtetin, e sidomos i atyre barbarëve primitivë të orkestruar nga politika e PDK -së e të cilët me 'primitivizmin e tyre sulmojnë kundërshtarët e tyre politik, duhet të ndalet e të përjashtohen nga 'pozita e deputetëve'. Arroganca dhe barbarizmi primitiv i politikës kosovare, e sidomos i atyre të orkestruarve, që shtrihen si patriot të nivelit më të ultë primitiv, tregon se si ata janë mësuar gjatë kapjes së shtetit, në cilësinë e ish 'ministrave' të dëgjojnë fjalimet e dëshirave të “bosëve të tyre kriminal”e jo fjalime profesionale me plot përmbajtje, në shërbim të shtetit ligjor e funksional, në interes të qytetarit që i ka besuar votën kësaj qeverie për ndryshime dhe shpresë në një të ardhme prosperuese e stabile. Prandaj të tillët as që mund ti kuptojnë ata që flasin me gjuhën e fakteve dhe që dinë ta ndajnë shapin nga sheqeri, ata nuk janë në gjendje ta kuptojnë, sepse nuk duan, ku e ka vendin e zeza dhe ku e ka vendin e bardha. Sulmet ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar, si në rastin konkret ministres Gërvalla, por edhe sulmet dhe fyerjet ndaj kolegëve të tjerë deputet të oponencës politike të bëra nga arroganca dhe 'idiotizmi barbar dhe primitivë' i eksponentëve politikë në emër të mbrojtjes së UÇK, dhe shtetit të Kosovës ,përveç se janë akte neveritës, janë sjellje e ultë dhe pa minimumin e nivelit të kulturës dhe frymës së tolerancës demokratike, të frymës së përfaqësimit të interesit kryesor të qytetarëve të Kosovës në institucionin më të rëndësishëm përfaqësues të Kosovës, madje janë edhe përdhunim i vetë shtetit të Kosovës. Aktet e tilla që I prodhoj opozita arrogante në seancën e fundit janë të dënueshme me të gjitha normat juridike, dhe të tillët do të duhej përjashtuar edhe nga pozita e deputetit. Në këtë rrafsh dhe rrjedhojë, problem real nuk ishte Ministrja ,znj.Donika Gërvalla, por agresiviteti i 'hordhive primitive të ish pushtetarëve, sidomos të atyre që thirrën në emër të vlerave të UÇK-së e që për gjithë këto vite të kaluara nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër shtetit të Kosovës dhe me këtë edhe kundër vlerave të mirëfillta të UÇK-s. Sa I takon vazhdimit të agjendës së Qeverisë Kurti, pa emocione, pa komplekse për sjelljet arrogante të disa individëve ekstrem të opozitës, Qeveria duhet të ofron të gjitha kapacitetet e veta ligjore e kushtetuese, kapacitetet shtetëror për mbrojtjen e dinjitetshme dhe meritore të atyre që akuzohen në Hagë, jo për interesin e tyre personal dhe vetë ata, por për rrethanat e zhvilluara të atëhershme nga UÇK-ja, për verifikimin dhe dokumentimin e luftës së drejtë të UÇK-së dhe për argumentimin e plotë të gjenocidit dhe të krimeve makabre të Serbisë kundër qenies shqiptare dhe kosovare .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".