Dërgimi i 192 draft-ligjeve nga Qeveria në Kuvend, deri në fund të vitit 2021, mision i pamundur

Dërgimi i 192 draft-ligjeve nga Qeveria në Kuvend, deri në fund të vitit 2021, mision i pamundur
Dërgimi i 192 draft-ligjeve nga Qeveria në Kuvend, deri në fund të vitit 2021, mision i pamundur

Muhamet Kelmendi

  • 15 May 2021 - 19:07

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi 

Qeveria tashme në Republikën e Kosovës me shumicën që e kanë Parlament mundet që brenda kohës së mbetur të nxjerre edhe 1 mijë ligje, por vetëm nëse merren si fotokopje nga ndonjë shtet për t'i futur në Kosovë. Përndryshe është jo logjike që të nxirren tërë ato ligje, shifra e paraparë prej 192  projektligjesh.

Ligjet gjithmonë duhet të nxirren në bazë të rrethanave shoqërore, ekonomike, sociale dhe historike. Natyrisht se ato duhet të përshtaten edhe sipas parimeve bazike të BE-së.E tërë kjo tregon për faktin se nëse ligjet përgatiten nga ministritë dhe dërgohen në Kuvend kërkon një punë kolosale të bëhet nga ministritë dhe nga komisionet, nga  anëtarët deputet në Kuvend. Këtu ka vështirësi të mëdha. Projektet duhet të përgatiten dhe të shqyrtohet  me kujdese. Mundësia këtu del vetëm  nëse bëhet kopjimi i ligjeve të shteteve tjera.Nëse nuk është kështu, është e rëndë të përgatiten projektligjet dhe shumë e rëndë që brenda kohës së mbetur të lexohen dhe të shqyrtohet nga deputetët në Kuvendi.

Këtu mungon koha dhe përgatitja e deputetëve që të analizohen dhe në fund të votohen. Realizimi i planit të Qeverisë del se është shumë ambicioz dhe tepër vështirë të realizohet. Megjithatë vullneti del se ekziston. Mbetet të shihet realizimi. Përndryshe është jo logjike që të provohet të  nxirren tërë ato ligje. Ligjet duhet të nxirren në bazë të rrethanave shoqërore, ekonomike, sociale dhe historike, por gjithmonë sipas standardeve të BE-së. E tërë kjo flet  për faktin se Kosova  e ka për obligim që  gjithë pakon ligjore ta standardizon me kriteret e BE-së si fazë përgatitorë për hapjen e perspektives së integrimit në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".