“Stafeta” e sundimit të ligjit me të cilën erdhi në pushtet qeveria nuk guxon të dorëzohet

“Stafeta” e sundimit të ligjit me të cilën erdhi në pushtet qeveria nuk guxon të dorëzohet
“Stafeta” e sundimit të ligjit me të cilën erdhi në pushtet qeveria nuk guxon të dorëzohet

Arsim Haziri

  • 26 May 2021 - 15:30

Shkruan: Analist - Arsim Haziri

Qeveria aktuale tërë agjendën e saj e ka të përcaktuar në luftimin e anomalive në drejtësi, siguri dhe atyre sociale, si dhe qeverisjen dinjitoze, ku në kuadër të komponentes primare hyn edhe zbatimi i reformës së plotë në sistemin e drejtësisë, përkatësisht Vettingu. Konsideroj se natyrisht implementimi i kësaj çështje do të jetë i vështirë, por mos me qenë i pamundur, mbase vet ky sistemi është kontaminuar me figurat e korruptuara radhazi, prandaj edhe rrjedhja e këtij procesi do të jetë mjaftë e vështirë por mbi të gjitha e mundshme dhe e domosdoshme që të finalizohet.

Vendi ynë në stadin ku është, ku vlerësohet me numër të madhe të fenomeneve e shkeljeve të ndryshme, dhe ku sfera publike dominohet nga kleintelizmi i theksuar, duke mos e tejkaluar assesi edhe praktikën e perandorive sunduese, tregon qartazi për gjendjen e implementimit të dështuar ligjore në shtetin tonë. Mjerisht mungesa e një konstrukti më dinjitoz e të drejt ligjor, ka bërë që formacione të errëta me misione klanore, të zhvillojnë veprimtari pa u penguar, duke e devijuar rëndë kahen për një vend demokratik e ligjor, dhe ku barazia është sistemi ku askush s’mund të shihet si pronar i lirive të tepruara.

Unë në relacion me hapat e ndërmarra prej kësaj qeverie, mbaj shpresë të justifikuar se drejtësia do të vendoset në vendin e vetë në rrjedhat stabile e normale profesionale, duke ua dhënë mundësinë shumicës në veprimtari, jo edhe formacioneve tjera që për mision kanë vetëm interesat e ngushta. Këtu është fokusi im, natyrisht e vë theksin në masë edhe për vetëdijen e ngritur dhe përqendrimin social ndaj çfarëdo procesi, që nënkupton edhe për një lloj përgjegjësie të shtuar të politikaneve kundrejt elektoratit, e kjo është gjë e mirë, e cila do ta korrigjoj politikë bërjen në tërësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".