Kjo është fatura e plotë për krim e gjenocid të cilën Serbia duhet të ja paguaj shtetit të Kosovës

Kjo është fatura e plotë për krim e gjenocid të cilën Serbia duhet të ja paguaj shtetit të Kosovës
Kjo është fatura e plotë për krim e gjenocid të cilën Serbia duhet të ja paguaj shtetit të Kosovës

Jahir Bejta

  • 02 June 2021 - 13:10

Shkruan: Jahir Bejta

Organizata “Ngritja e Zërit”

-Përfaqësuesit e "Ngritjes së Zërit" me datë 12.5.2021 ishim në takim te Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu dhe këshilltarja e saj znj. Velëza Sadriu me që rast i bashkëbiseduam gjërat gjatë një ore e gjysmë. Ashtu që të gjitha na i rrëfej edhe neve znj. Albulena, dhe në fund u kolaudua se “Ngritja e Zërit” duhet ti përcjell Ministrisë së Drejtësisë kërkesat në mënyrë shkresore. Ndaj ja kërkesat si në vijim: Nga: Organizata për dëme të luftës ”Ngritja e Zërit”. - Drejtori ekzekutiv z. Jahir Bejta, Për: Ministrinë e Drejtësisë - zj. Albulena Haxhiu ministre. Subjekti : Kërkesat e subjektit “Ngritja e Zërit” Nr.9 /21.  Skënderaj me 17. 05. 2021. Pas takimit të mbajtur me  12.05.2021 duke filluar nga ora 13:00  në mes të ministres së drejtësisë zj. Albulena Haxhiu, këshilltares zj. Valza Sadriu me përfaqësues të shoqatës profesionale për dëme të luftës në nivel shteti “Ngritja e Zërit” në përbërje : z. Jahir Bejta kryetar, zj. Hidajete Gllareva dhe z.Kadri Osaj anëtar të Kryesisë.  U debatua rreth veprimtarisë dhe sfidave me të cilat shoqata për dëme të luftës ”Ngritja e Zërit” po ballafaqohet në ushtrimin e fushe veprimtarisë së saj. Me iniciativën e saj vullnetare , stafi i subjektit  për 13  vite ka bërë punë profesionale  në ; grumbullimin , klasifikimi, sistematizimin e provave relevante mbi krimet e shkaktuar nga ushtria dhe policia serbe ndaj popullatës civile, administrimin e provave dhe hartimin e kërkesëpadive individuale mbi 1000 sosh për kompensim dëmi drejtuar kundër Qeverisë së Republikës së Serbisë si dhe procedimin e dosjeve deri te Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Mospërkrahja institucionale dhe barrierat e krijuara nga gjyqësori vendor ishin shqetësimet  tona kryesore në takim. Në përfundim të takimit është kërkuar  nga  Ministrja e Drejtësisë zj Albulena Haxhiu që subjekti “Ngritja e Zërit”  t`i adresohen me kërkesat në mënyrë shkresore mbi punën dhe sfidat e subjektit. Ndaj, me shpresë se do të ketë reflektim pozitiv ndaj subjektit, po dresojmë kërkesat si në vijim:

- Përmirësimi i infrastrukturës ligjore, në mënyrë që të evitohet dykuptimësia, respektivisht dilemat e kompetencës për shqyrtimin e lëndëve civile, respektivisht padive të ngritura nga ana e viktimave për kompensim demi. Qoftë duke ndryshuar dhe plotësuar Ligjin për Procedurën Kontestimore apo duke nxjerr ligj të veçantë. 

- Përshpejtimin e procesit të vettingut në drejtësi, si standard për kthim besimi kredibileteti në vend,

- Institucionalizimi i shoqatës profesionale për dëme të luftës në nivel shteti “Ngritja e Zërit”,

- Përfshirja e subjektit në grupin punues për themelimin e Institutit për Krime Lufte

- Inkuadrimi i subjektit nëpër grupe të dedikuara për mbledhjen, klasifikimin dhe sistematizimin e të dhënave për dëmet e shkaktuara nga ana e Republikës së Serbisë gjatë dhe para luftës, konform Statutit të subjektit,

- Krijimi i kushteve për dislokimin e selisë së shoqatës në Prishtinë, me qëllim  shtrirjen më të shpejtë të nëndegëve nëpër të gjitha komunat e Kosovës,

- Sponzorimin e shpenzimeve minimale për funksionimin e shoqatës dhe nëndegët, pasi që është obligim i ekzekutivit,

- Në dialogut Kosovë –Serbi  të kushtëzohet zbardhja e fatit të pagjeturve,

- Kërkojmë që të  mos ndodh falja e vrasjes dhe masakrimit të popullatës civile, as të pronës private të shkatërruar, pa kompensim të demit moral, material dhe fitimit te humbur në forma të ndryshme si; vrasja dhe masakrimi i 12,843 viktimave prej tyre 1,396 fëmijë nënë moshën 18 vjeçare, 1,741 femra, mbi 20,000 femra të dhunuara që nga mosha adoleshente, dhe mbi 188 mijë objekte banimi tërësisht të rrënuara, dukuria më tragjike në historinë e re të Evropës,

- Pastaj kompensimin e më se 130.000 punëtorëve shqiptarë të përjashtuar prej punës nga regjimi i Serbisë ndërmjet viteve 1989 - 1999, 

- Kompensimin e pensioneve të pa paguara 88.901 pensionistëve prej vitit 1998. Për përjashtimin e punëtorëve në mënyrë të kundërligjshme e me dhunë, nga të gjithë sektorët, është verifikuar me Raportin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (Konfidential,GB/253/15/27, Gjenevë, May – Yuni,1992). Me c ‘rast është vërtetuar diskriminim në baza nacionale dhe politike. Në një nga rekomandimet në fund të Raportit (Rekomandimi nr.5) thuhet: “Të merr të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë në bazë të procedurave të duhura të aplikimit, për të siguruar dëmshpërblimin adekuat për punëtorët të cilët kanë qenë subjekt i trajtimit diskriminues në kuptim të Konventës Nr.111, pavarësisht nga sektori i aktivitetit të tyre”. Ndërkaq, diskriminimin e pensionistëve shqiptarë, të cilëve regjimi i Serbisë ua ka ndërprerë pagesën e pensioneve prej fundit të vitit 1998,- e ka vërtetuar Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg, me Aktgjykimin e Nr.31925/08, dt.17 prill 2012, në rastin konkret të çështjes së çiftit Grudiq, nga Mitrovica. Prandaj, është gabim dhe mosnjohje e problemit të kërkohet kthimi i Fondit të pensionistëve bosh pa mjete financiare.  Pra duhet të kërkohet pagesa e të gjitha pensioneve dhe kompensimeve tjera që kishin pensionistët në momentin kur u është ndërprerë paga, natyrisht me kamatë ligjore për secilin muaj. Së këndejmi, suprimimit të BVI të SPI të Kosovës, me Ligjin mbi Sigurimin Pensional dhe Invalidor (“Sl.glasnik RS”,nr.27/1992, që ka hyrë në fuqi prej 1.06.1992, Serbia ka marrë obligimin e pagesës se pensioneve, duke përcaktuar me ligj: a) suprimohet BVI e SI të Kosovës dhe të gjitha BVI-të themelore në Kosovës (neni 242/6); 

b) merret pasuria, inventari, mjetet, të drejtat dhe OBLIGIMET e BVI të SPI të Kosovës (neni 243.par.1),

c) shfuqizohet Ligji mbi Sigurimin Pensional dhe Invalidor i Kosovës dhe dispozitat e nxjerra në bazë të atij ligji (neni 248).

- Duke pasur për bazë se veprat penale kundër njerizimit nuk parashkruhen, të kërkohet kompensimi i familjeve për 122 ushtarë shqiptar të vrarë nëpër kazermat ushtarake gjatë kohës së  kryerjes së shërbimit ushtarak në ish APJ-në, me skenar të përgatitur,

- Kompensimin e ish nxënësve të helmuar me helme të luftës në pranverën e vitit 1990 dhe atë 8,000 sish.

Shih për këtë zv. kryeministres së Qeverisë së Kosovës, njëherit kryetare e grupit dialogues me datë 4.3.2011 i është përcjell parashtresa nr. 07/11, në formë sugjerimi që edhe nëse nën  presionin ndërkombëtar kërkohet të ndodh kompromisi i dhimbshëm mbi faljen, demi moral apo në njerëz, dhe prona private të cilat janë të garantuara me Kushtetutë dhe me konventa ndërkombëtare të shndërruara përmes Kushtetues në rendin juridik të brendshëm,  nuk guxojnë assesi të hyjnë në kalkulim. Në të kundërtën ” Ngritja e Zërit” do ta kontestoi një vendim të tillë i cili do të anulohet nga mekanizmat juridik ndërkombëtar duke u sjellë në piken zero, ku e tërë  shuma e mjeteve financiar me shifra miliardëshe do të bie në kurriz të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".