Ky është super skandal: Prokuroria nuk po vepron, dosjet e privatizimit me krim janë të hapura

Ky është super skandal: Prokuroria nuk po vepron, dosjet e privatizimit me krim janë të hapura
Ky është super skandal: Prokuroria nuk po vepron, dosjet e privatizimit me krim janë të hapura

Hasan Preteni

  • 02 June 2021 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit janë të dhënat e deklaruara ndër vite, a është e mundur që një zyrtar me pagë 800 euro të privatizoj tokë milionëshe, kush ja dha mjetet dhe me çfarë favoresh pastaj ju kthyen ato. Në sektorin e drejtësish asnjë lëvizje. Iniciativa për ligje do kohë, paralel me lëvizjet në legjislacion duhet të ketë edhe veprime kadrovike të mirëfillta. Disa sinjale janë se këta titullarët që ishin puthadorësh të pushteteve në të kaluarën tani po i kthejnë antenat drejt shefave të ri.

Privatizimi duhet të kaloj nën një "llupë" të fuqishme. Shtete në regjion e kanë kthyer procesin e privatizimit në analizë të veçantë, ky proces me elemente kriminale nuk duhet të kalohet lehtë dhe shpejtë. Nuk është pa rëndësi kush për sa e privatizoi pronën shtetërore, kush janë privatizuesit, si u respektua procedura, sa u shit dhe sa u stërshit ajo pastaj, kush ishin të fortit kundër të cilëve nuk guxonin të konkurronin ata që e kishin lekun. Në sa raste nuk u tjetërsua prona,  kërkohet VETTING për gjithë procesin.

Me rëndësi është të kryqen edhe mekanizmat që kanë për mision luftimin e pastrimit të parave, ku i morën lekët ata që privatizuan. Në Agjencinë Kundër Korrupsionit janë të dhënat e deklaruara ndër vite, a është e mundur që një zyrtar me pagë 800 euro të privatizoj tokë milionëshe, kush ja dha mjetet dhe me çfarë favoresh pastaj ju kthyen ato. Në sektorin e drejtësish asnjë lëvizje. Iniciativa për ligje do kohë, paralel me lëvizjet në legjislacion duhet të ketë edhe veprime kadrovike të mirëfillta. Disa sinjale janë se këta titullarët që ishin puthadorësh të pushteteve në të kaluarën tani po i kthejnë antenat drejt shefave të ri. Poltronët po vazhdojnë të notojnë. Asnjë prokuror dhe gjyqtar të rinj, asnjë rast i fuqishëm nuk po shihet, po lëvizet pak në polici kurse në sektorët tjerë asgjë. Heshtje morti, e pajustifikueshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".