PDK-ja, e as LDK-ja me AAK-n, s’do mund të hyjnë në konkurrencë serioze me VV, pa një lidership dhe vizion të  ri për vendin

PDK-ja, e as LDK-ja me AAK-n, s’do mund të hyjnë në konkurrencë serioze me VV, pa një lidership dhe vizion të  ri për vendin
PDK-ja, e as LDK-ja me AAK-n, s’do mund të hyjnë në konkurrencë serioze me VV, pa një lidership dhe vizion të  ri për vendin

Fadil Maloku

  • 08 June 2021 - 11:07

Shkruan: Prof. Dr. Fadil Maloku

1. PDK-ja ne rast se dëshiron të lirohet nga stereotipet dhe paragjykimet, po edhe nga abuzimet dhe skandalet e (pa)ndodhura që u krijuan gjatë mandateve të saja të njëpasnjëshme qeverisëse, duhet të “shkurorëzohet” ngadalë por sigurt nga meritokracia e kredencialeve të luftës, ku lidershipi duke dashur shpëtoj vetën dhe klanin e tyre, e sollën buzë komprometimit gjithë sakrificën sublime dhe të njëmendët të luftës që e kishte bërë UÇK-ja. Për të shpëtuar faqebardhë, PDK-ja, urgjentisht duhet ta mbaj një kuvend modern, ku do të përzgjidhte një lider të ri me kritere dhe standarde meritokratike, e jo domosdoshmërisht edhe karizmatike! Pra, një lider praktik dhe pragmatik, që ka projekt dhe ide si me bo ndryshime të reja në horizontin e demokracisë kosovare, sipas modelit të vlerave dhe synimeve evropiane. Sepse, Nuk mundet të ndërtohet më një shtet në shek XXI, me; njerëz, parametra, ekipe dhe standarde të shek XX? Ata e kryen misionin e vetë. Dhe është historia dhe sociologjia ajo që do i vlerësoj, si për kontribute, ashtu edhe për defekte e gabime eventuale.

2. Në këtë kontekst, këto elita politike të periudhës së pasluftës, (që natyrisht, kanë ca merita kombëtare, por, që edhe kanë kontribu në dëmtimin e imazhit dhe subkulturës së shtetësisë kosovare) duhet të “pensionohen”, sepse as mendërisht, as profesionalisht nuk përputhën as me kërkesat e as me nevojat e kohës. Madje, s’përputhen edhe nga shkaku se kjo është dialektika e gjërave, ngjarjeve, proceseve dhe ideve të mëdha për shtetin, kombin po edhe për politiken. Ku ajo (politika) nuk është më vetë qëllim në vete, për të realizuar qëllime dhe synime personale e grupore, po është apo shndërrohet në mjet përmes të cilës mëtohen të arrihen ca caqe të synuara kombëtare e shtetërore. Liderishi aktual i PDK-s, assesi s’guxon të mbahet peng i posteve të dhuruara nga ish lidershipi i saj që po gjykohet aktualisht në Hagë. Ata ngadalë por sigurt, duhet të lëshojnë rrugë gjeneratës së re që ka ambicie teknokrate dhe vizion të kohës.

3. Ndërkaq, LDK-ja e ka bë, si të themi “një intervenim ad hoc kirurgjik” të përzgjedhjes së lidershipit, por, nuk e ka qu deri në fund procesin e reformimit të partisë. As ajo me këto improvizime të “klasifikimit dhe kualifikimit” të lidershipit, nuk arrijti ta qojë deri në fund instalumin e; llogaridhënies, përgjegjësisë dhe transparencës. Standarde këto të vërtetuara dhe të certifikuara mirë e më mirë me modelet evropiane të qeverisjes demokratike. Edhe AAK-ja, me infrastrukturën aktuale sociale dhe atë profesionale, e edhe ata ekipore e lidershipe, në vend që të hap derën e ndryshimit formal dhe përmbajtësor, është shndërrua në “parti kompani”, të cilës i mungon si vizioni, ashtu edhe idetë dhe njerëzit bashkë mënyrat e realizimit të kooptimit të saj si subjekt në trendët moderne teknokrate. Ajo dhe ca parti tjera politike që kanë mbetur ende të zhytura në moçalin e krahinarizmit dhe frymës bajraktareske, shumë lehtë mund t’u përsëritet “historia” e moskalimit të pragut, si “Nismes socialdemokrate” dhe AKR-s…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".