Alarmante në sistemin e drejtësisë: 183215, lëndë në pritje për gjykim që shkojnë drejtë rrezikut për parashkrim!

Alarmante në sistemin e drejtësisë: 183215, lëndë në pritje për gjykim që shkojnë drejtë rrezikut për parashkrim!
Alarmante në sistemin e drejtësisë: 183215, lëndë në pritje për gjykim që shkojnë drejtë rrezikut për parashkrim!

Ali Hertica

  • 19 June 2021 - 08:50

Shkruan:ANALISTI: Ali Hertica

Duke e marrë çështjen në një analizë të thellë, vërehet një neglizhencë e madhe serioze dhe mungesë totale e transparencës për ta shpjeguar dhe arsyetuar zvarritjen e lëndëve që shkojnë deri në dekada të pritjes, apo edhe në parashkrim. Mungesa e transparencës jo vetëm që pengon qytetarët që t’i realizojnë të drejtat e tyre themelore kushtetuese dhe ligjore, por ngjallë edhe ndjenjën e pasigurisë dhe të frikës e të hezitimit për t’u interesuar për fazat procedurale dhe fatin e rasteve të tyre gjyqësore.

Vonesat në vendosjen e lëndëve në gjykatat e Kosovës , rrjedhimisht zvarritja e tyre, numri i të cilave edhe sipas raportimit zyrtar të vetë ministres së drejtësisë ka shkuar një mbi 183 mijë të tilla, flet ashiqare se në qarë mase po sfidohen institucionet tona të drejtësisë nga mungesa e pa arsyeshme e efikasitetit në punë, llogaridhënies dhe përgjegjësisë në ushtrimin e detyrës zyrtare.

Nëse nisemi nga një vlerësim real kritik, atëherë grumbullimi kaq i madhe i lëndëve të pazgjidhura, 183 e215, pra rreth 200, 000 lëndë në pritje, shkaktarin kryesor duhet kërkuar tek politikat e gabuara në fushën kadrovike të sistemit të drejtësisë. Në radhë të parë duhet vënë në spikamë dhe analizuar qasjen e organizimit kadrovik të profilit të personelit të Gjyqtarëve nëpër gjykata, se sa i është kushtuar kujdes përfshirjes adekuate të personelit, prokurorëve dhe gjykatësve , sipas nevojave reale kadrovike me njerëz të profileve të ndryshme të trajtimit të veprave dhe lëndëve.

Nuk përjashtohet fare dyshimi që mundë të jetë i bazuar, që në segmente të caktuara kjo mungesë e kuadrit të jetë lejuar të ndodhë, pikërisht për të mos pasur mjaftë efikasitet dhe efektivitet të duhur në zgjidhjen e lëndëve serioze në procedura të ndryshme gjyqësore, paqësisht atyre në procedurat penale të veprave të rënda që ndërlidhen me krim e korrupsion.

Në të kaluarën jo shumë të largët, nga mekanizmat mbikëqyrës të sistemit të drejtësisë, mungesa e efikasitetit në zgjidhjen e lëndëve është arsyetuar edhe me mungesën e përkrahjes “së nevojshme buxhetore”, gjë që mundë të këta pasur ndikim të drejtpërdrejtë në grumbullimin enorm të lëndëve të pa zgjidhura, madje edhe mund të jetë përdorur si instrument pengues dhe shantazhues për e sabotues në zgjidhjen e lëndëve por tashmë një mundësi e tillë nuk ekziston sepse gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës marrin pagat ndër më të lartat në rajon.

Pavarësisht tentativave të ndryshme që kemi pasur në të kaluarën, por edhe sot, për ta arsyetuar numrin e madh të lëndëve të pa zgjidhura nëpër gjykata, kjo zvarritje është e pajustifikueshme. Në kushtet normale të veprimi dhe angazhimit në sistemin ë drejtësisë, lëndët e karakterit më të rendë që mundë të jenë, me angazhimin maksimal serioz, do të mundë të përfundoheshin për disa muaj, një ose më së shumti deri në dy vite për raste te veçanta specifike.

Përtej këtij kufiri maksimal të gjitha vonesat tjera janë të pa arsyeshme sepse kemi raste kur lëndët lihen në pritje të qëllimshme për parashkrim, që kanë kaluar një dekadë e deri 123..14 e më shumë vite. Vetë deklarimi i Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut për një shifër alarmante lëndësh në pritje që shkon në numër 6 shifror, gati në 200.000 lëndë , flet se sistemi i drejtësisë jo vetëm që vetvetiu është jo efikas dhe joefektiv, por edhe direkt ose indirekt është ndikuar dhe instrumentalizuar nga jashtë e nga brenda për të jua barë avokatinë grupeve të caktuara kriminale të interesit.

Kjo zvarritje në asnjë mënyrë nuk mundë të ndodhë ndryshe përpos me ndërhyrjet, përshtatje edhe zvarritjet e porositura të lëndëve të caktuara nga segmente të caktuara në drejtësi, e që bëhen me qellim që rastet të vjetërsohen, pra të parashkruhen dhe që pastaj procedurat të mos vazhdojnë por të pushojnë dhe amnistohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".