Të gjitha shtyllat e sigurisë në aksion për luftimin e krimit të organizuar!

Të gjitha shtyllat e sigurisë në aksion për luftimin e krimit të organizuar!
Të gjitha shtyllat e sigurisë në aksion për luftimin e krimit të organizuar!

Dardan Grapci

  • 17 June 2021 - 13:23

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Korrupsioni nuk luftohet aq lehtë dhe aq shpejte, sepse edhe nëse e mbyllim në burg një kriminel, mbajeni në mend që do dalin dhjetëra të tjerë që janë më të këqinjë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar do të jetë gjithmonë prezent, por kuptohet ajo duhet të luftohet çdo ditë nga Policia, Prokuroria, Gjykatat por edhe nga AKI-ja.

E respektoj Holandën për deklarimet dhe qëndrimet e saj i qytetar i Republikës se Kosovës, por jam kundër qe një shtet si Holanda ku komunitetet LGBT funksionon gati jashtë kontrollit, ku edhe mafiozët narkomanët kanë më shumë të drejta se sa qytetarët e saj shumicë të moderuar dhe kulturuar, punëtor, prandaj s’di pse Holanda është edhe aq kundër liberalizimit të vizave kur vetë është thuajse në kaos dita ditës nga narkomanët, prostitucioni etj.

Sa i përket Kosovës, e pranoj që ish udhëheqësit politik dhe këta aktual e kanë bërë dëmin më të madh, duke vepruar në mënyrë ilegale dhe duke i përzier duart e tyre në krim e korrupsion, në haraç e në ryshfet, dhe këto krime janë toleruar asnjëherë nuk janë ndëshkuar. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës Bo de Koning, duhet të ketë pasur argumente të qarta para se ta kthen gishtin kah Kosova në lidhje me krimin e organizuar, prandaj i bej apel Ministres Bo de Koning që ato ti konkretizon me emër e mbiemër, të mos akuzohemi pa fakte sepse Kosova ëndë është një shtet në tranzicion, dhe kuptohet se në çdo shtet që është në këtë fazë tranzicionale dhe i dal nga lufta , në fillimet e viteve të para të funksionimit kane probleme me krim dhe korrupsion, Kosova nuk është shteti i parë Ballkanik që i ka këto pasoja, prandaj nëse Holanda, Franca dhe Belgjika mendojnë që krimi i organizuar mund të luftohet sikur me shkop magjik, atëherë janë duke gabuar.

Qështje tjetër është se duke mos na e dhënë liberalizi9min e vizave po i fusin të gjithë qytetarët e Kosovës në një thes me politikanët kriminel dhe me mafio-oligarkët, ku nëse e bëjmë një llogaritje del që vetëm 7% prej tyre janë duke bërë kaos ne vend. Prandaj Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet ta marrin seriozisht luftimin e krimit ë korrupsionit, nuk duhet të befasohen dhe të futen në grackën e dy apo tri shteteve anëtare të BE-s siç janë: Holanda, Franca dhe Belgjika, sepse detyrat e shtëpisë duhet të kryhen me veprime të shpejta kundër krimit e korrupsionit, kurse fjalën e fundit për liberalizimin e vizave e kane shtetet shumicë, dhe ata që mendojnë ndryshe nuk do të mundë të na kushtëzojnë vazhdimisht.

Korrupsioni nuk luftohet aq lehtë dhe aq shpejte, sepse edhe nëse e mbyllim në burg një kriminel, mbajeni në mend që do dalin dhjetëra të tjerë që janë më të këqinj. Korrupsioni dhe krimi i organizuar do të jetë gjithmonë prezent, por kuptohet ajo duhet të luftohet çdo ditë nga Policia, Prokuroria, Gjykatat por edhe nga AKI-ja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".