Macroni vizionar dhe paqësor si Dë Goli

Macroni vizionar dhe paqësor si Dë Goli
Macroni vizionar dhe paqësor si Dë Goli

Mehdi Hyseni

  • 27 June 2021 - 09:55

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Emmanuel Macron, Presidenti i Francës

Këtë e dëshmoi me pritjen  miqësore , të ngrohtë dhe madhështore  të kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në Pallatin Presidencial Elysee në Paris, më 23 qershor 2021.

Ky takim ka një peshë të veçantë jo vetëm politike, ekonomike dhe diplomatike të bashkëpunimit ndërshtetëror të Francës dhe të Kosovës, por edhe historike, sepse siç shkruan gazeta “Le Figaro” e Parisit : “Emmanuel Macron ouvre la porte à une entrée du Kosovo dans l'Union européenne” !

Merci beacoup le president Macron!

Thank you so much Mr.President  Macron!

Faleminderit shumë z.President Makron!

Së pari  falënderojmë Francën, që organizoi dhe kontribuoi, si dhe njërherazi ishte nikoqire e  mbajtjes së Konferencës së Rambujesë ( 6-23 shkurt 1999), e cila ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës. Deri në këtë datë historike të UÇK-së, Kosova  trajtohej vetëm si çështje e brendshme e Serbisë (1912-1999).

Së dyti iu falënderojmë që, së bashku me NATO-n (78 ditë) me të drejtë e bombarduat Serbinë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, me ç’rast i treguat se, ai kishte llogaritur gabimisht kohën, duke kthyer prapa  “akrepat ” e busullës së orës historike të viteve ’90 të shekullit XX në atë të vitit 1914 të Luftës së Parë Botërore, kur Serbia agresore dhe pushtuese e territoreve shqiptare (1912-1914) hiqej si “mikja më e madhe” e Francës (jo për diç tjetër, por vetëm për ta shfrytëzuar për qëllime të saj ekspansioniste të saj në Ballkan) për realizimin e interesave të saj hegjemoniste dhe kolonialiste në Ballkan.

Së treti iu shprehim mirënjohje të thellë dhe të sinqertë (pa harruar asnjëherë) vendimin e juaj historik të drejtë, që së bashku me aleatët e juaj tradicionalë të Evropës Perëndimore-me Amerikën në krye  e njohët  Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008).

Faleminderit i nderuar z.President i Francës, Emmanuel Macron!

Faleminderit Franca demokratike dhe liridashëse e Gjeneralit Charles de Gaulle !

Pritja e ngrohtë miqësore, si dhe dhuarata juaj e çmueshme  për kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, janë jo vetëm gjest mirësjelljeje protokollare diplomatike, por , para së gjithash dëshmi e sinqertë dhe  garanci e hedhjes së themelit të qëndrueshëm historik  dhe  diplomatik të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të ndërsjella miqësore ndërmejt Francës dhe Republikës së Kosovës në shërbim të prosperitetit, të paqes, të sigurisë dhe të stabilitetit jo vetëm rajonal, por edhe evropian e ndërkombëtar. Këto janë vlera të rëndësishme për ruajtjen e ekuilibrit të rendit të ri botëror.

Me këtë rast, nuk duhet të harrojmë vijimësinë e së vërtetës politike dhe diplomatike të historisë frënge, kur Franca me presidentin e saj famëmadh, Gjeneralin Charles de Gaulle në krye ka luajtur një rol të madh dhe shumë pozitiv në krijimin e BEE-së (që sot quhet Bashkimi Evropian-BE) dhe të krijimit  të detantit mes vendeve evropianoperëndimore dhe Bashkimit Sovjetik, që nga vitet  ’60, ’70, ’80 dhe ’90, deri me  shembjen e Murit të Berlinit (1989). Pa dyshim se Charl de Gaulle ishte kreatori dhe balancuesi kryesor  i ruajtjes së ekuilibrit të politikës paqësore mes dy superfuqive botërore (BRSS-SHBA). Këtë e dëshmoi edhe hapja e politikës së jashtme e Francës ndaj vendeve të kampit socialist sipas axhendës strategjike të bashkëpunimit bilateral dhe multilateral  të ashtuquajtur “PREJ ATLANTIKUT DERI NË URAL” Kjo ishte strategjia e politikës së jashtme e Charles de Gaulle, që nënkuptonte bashkëpunimin ekonomik, politik, kulturor, diplomatik, tregtar, arsimor, shkencor… dhe paqësor në dimensione të gjera të bashkësisë ndërkombëtare (pavarësisht nga sistemet e ndryshme politiko-shoqërore dhe ideologjike).

Ndaj, na gëzon fakti, që këtë rrugë bashkëpunimi në kuptimin rajonal integrues dhe global, është duke e ndjekur edhe Franca e sotme e drejtuar nga presidenti Emanuel Makron, i cili  tha se “ BE-ja ka interes të veçantë në Kosovë. Prandaj, Franca do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset, të cilat mund ta çojnë përpara “.

Pas mbylljes së takimit me Makronin në Paris, kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti iu drejtua masmediave  se në fokus  të këtij takimi kishte temat lidhur me zhvillimin dhe me thellimin e marrëdhënieve të ndërsjellja ndërshtetërore në lëmin ekonomik, të investimeve të firmave frënge në Kosovë.

Gjithashtu, Kurti vuri në dukje  se presidenti frëng kishin biseduar edhe për çështjen e liberalizimit të vizave dhe për Dialogun e Brukselit (2011-2021). Mirëpo, për “liberalizimin e vizave nuk morëm asnjë premtim”.

Ndërkaq, sa i përket Dialogut të Brukselit, Kurti i tha z. Macron se “Kosova është e gatshme dhe e vullnetshme që të bisedojë me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve reciproke, por jo për statusin e Kosovës. Dialogu do të duhej të  mbyllej me njohjen reciproke. Kështu që pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës nuk mund të negociohen.”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".