MD-ja të mos e harron vjedhjen e 2.1 milion,të kërkohet llogari urgjente nga prokuroria

MD-ja të mos e harron vjedhjen e 2.1 milion,të kërkohet llogari urgjente nga prokuroria
MD-ja të mos e harron vjedhjen e 2.1 milion,të kërkohet llogari urgjente nga prokuroria

Faik Krasniqi

  • 19 July 2021 - 18:34

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

Lëvizja VETËVENDOSJE! tash është në pushtet, nuk është me në opozitë. E kuptoj që pushtetet janë të ndara. Por Ministria e Drejtësisë mund të kërkoj llogaridhënie nga Prokuroria, për të gjitha lëndët.

 

Edhe për vjedhjen e 2.1 milion euro, duhet kërkuar llogaridhënie  deri ku është arritur dhe si po zhvillohen hetimet,  dhe jo kjo të bëhet edhe  përmes mediave sepse nuk e shoh të arsyeshme. Është premtuar në dy palë zgjedhje që do të shkoj Lumezi dhe do vjen Elezi. Madje u kthye edhe në varg poetik "Shkon Lumezi vjen Elezi". Elezi nuk erdhi kurrë. Ai vazhdon të jetoj në Amerikë, edhe pse u ndërrua pushteti. Kurse Lumezi vazhdon të jetë Kryeprokuror i Prokurorisë  së Shtetit. Këto gjëra s'jam duke i kuptuar. Të gjitha këto arrestime që po bëhen  janë të kota nëse nuk arrestohen dhe dënohen peshqit e mëdhenj. Ato koka që janë Alfa dhe Omega e krimit dhe korrupsionit në Kosovë, dhe të bëhet edhe konfiskim i pasurisë së tyre!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".