Analisti propozon: Ti ndërrohet vendi Liburn Aliut edhe Hysen Durmishit!

Analisti propozon: Ti ndërrohet vendi Liburn Aliut edhe Hysen Durmishit!

Hajrullah Tërnava

  • 30 July 2021 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Veprimet e tilla me këtë taksa nga 5 euro, tani edhe mund ti kushtojnë partisë së LVV në zgjedhjet lokale dhe mund të dëmtohet në ato të kësaj vjeshte, sepse do të lëkundet besimi dhe reputacioni që gëzon aktualisht ka LVV-me qeverinë Kurti nga kjo aferë e fundit, nëse nuk ndërmerren masa “qortimi” me zëvendësim në ndonjë pozitë tjetër në qeveri, për Liburn Aliun dhe Hysen Durmishin.

Rrethanat në të cilat, në këtë kohë kjo Qeveri po e qeverisë vendin, janë të tilla me shumë angazhime dhe ndodhi të përditshme, që nganjëherë po i marrin shumë kohë kryeministrit që të jetë 100% i fokusuar dhe për ta kontrolluar secilin hap veprimi në kuadër te ekzekutivit që ei e drejton. Tani i kemi zhvillimet në lojërat Olimpike në Japoni, që dy garueset tona u stolisën me medalje të arta dhe na bënë me u ndie krenar me sportistët tonë, dhe për Kosovën kjo është një afirmim i posaçëm, por në të njëjtën kohë ndodhi dhe na sfidoi edhe një aksident i papritur në Kroaci me udhëtarët tonë shqiptar që vinin për në Kosovë për pushime, ku humbën jetën 10 persona dhe 40 të tjerë të lënduar, e ku urgjent në vendin e ngjarjes iu desh të shkoj edhe Kryeministri Kurti, prandaj këto angazhime të pa parapara po e ngarkojnë edhe planin qeveritar, prandaj opinionit po i përngjanë se është duke u vonuar kryeministri Kurti për të ndërmarr disa vendime që e presin dhe janë me peshë.

Këtu mbase bënë pjesë edhe masa e ndryshimit dhe e zëvendësimit në Ministrinë̈ e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, dhe Infrastrukturës, të drejtuar nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi, pas rrëshqitjes së tyre të pa pritur në kurthin e kurdisur nga dy ish qeveritë̈ e kaluara për taksen 5 euro, për kontrollimin teknik të automjeteve dhe regjistrim, gjë që gjithsesi duhet në detaje të analizohet edhe njëherë çështja e ndërrimit të Ministrit dhe Zv. ministrit në fjalë të ndodhë, nëse këto vendime janë ndërmarr me ato qëllime sikur po dyshohet. Nëse dyshimet bazohen në fakte gjithsesi ata duhen të ndërrohen nga ato poste, ata dy funksionar të kësaj qeverie.

Në vazhdim të hulumtimit të kësaj afere, del se ky projekt vendim, aspak popullor, dhe i dëmshëm për qytetarët dhe imazhin e qeverisë, ishte filluar dhe përgatitur në mandatin e qeverisjes në koalicionin PDK-AAK, nga ish ministri Pal Lekaj, por nuk kishin pasur guxim e kurajë që të zbatojnë̈, dhe i njëjti ka mbetur aktiv edhe në mandatin e ri të bashkëqeverisjes LDK-AAK-NISMA pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, e ku me këtë projekt zhvatës për qytetarët e Kosovës ishte bërë pazar me votën e deputetit të NISMA-s Haxhi Shala ndaj Qeverisë Hoti, për lidhje interesi që ky i fundit kishte pasur me kompaninë e përzgjedhur për prodhim dhe distribuim të tiketave ngjitëse me vlerë 5 euro, që ishte vetëm një zëvendësim i monopolit të Devollëve në homologim.

Masa e qortimit dhe ndërrimit ndaj tyre është e domosdoshme pasi që pasi që ky i fundit, duke marr përgjegjësinë̈ e ministrit, para disa ditësh nënshkroi një marrëveshje me kompaninë “Auto Control Kosova” për tiketa ngjitëse të automjeteve, por nga kjo marrëveshje u tërhoq pas presionit të ashpër politik si reagim i pakënaqësisë qytetare e shoqërisë civile. Se vërtetë loja me tiketat ngjitëse për automjetet, në vlerën prej 5 euro, ishte një skenar korruptiv e tepër kriminal i përfitimit të një grupi të caktuar të interesit flasin edhe të dhënat që dalin lidhur me kompaninë me të cilën ishte nënshkruar kontrata- marrëveshja. “Auto Control Kosova” bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, figuron të ketë kapital vetëm 1 mijë euro. E njëjta sipas ARBK-së ka vetëm tre punëtorë, derisa numri i aksionarëve shkon në shtatë, kurse si aktivitet primar, kjo kompani e ka deklaruar tregtinë me shumicë të pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve, derisa është hapur në vitin 2018.

Gjithsesi këto të dhëna të zbuluara flasin mjaftueshëm se ky skenar ishte përgatitur si test për të provuar Qeverinë Kurti dhe për tu kthyer pastaj në revansh të sulmit kundër saj pikërisht nga ish të korruptuarit dhe inkriminuarit për plot dy dekada të qeverisjes dhe bashkëjetesës me krimin e organizuar. Është i domosdoshëm një vlerësim gjeneral dhe total i “piramidës” së qeverisë Kurti para zgjedhjeve të 17 tetorit, në mënyrë që të ruhet besimi dhe vota model referendumi që LVV dhe partneret e saj morën në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Edhe nëse ndërmerren masat e ndërrimit të Ministrit dhe zv. Ministrit, kjo do të ishte shembull për qeverisjet në ardhje se çka i pret ata që bëjnë gabime në qeverisje, dhe se ndaj tyre Kryeministri duhet të jetë i pamëshirshëm, dhe vetëm me këto veprime të zëvendësimit të tyre mundë të ruhet vlera dhe besimi i kësaj qeverisje me fillim të mirë, edhe që besimi i elektoratit përmes këtyre masave të zëvendësimit, do të duhej të ruhet, që elektorati t’ia japin votën kësaj partie, si në zgjedhjet parlamentare edhe në zgjedhjet lokale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".