Kryeministri e ka obligim ta bëjë ndryshimin në Qeveri, zëvendësimin e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit pas skandalit për tiketën

Kryeministri e ka obligim ta bëjë ndryshimin në Qeveri, zëvendësimin e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit pas skandalit për tiketën

Hajrullah Tërnava

  • 29 July 2021 - 13:31

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Qeveri të e suksesshme llogariten edhe ato të cilat nëse në poste të rëndësishme i kanë emëruar personat që gjatë angazhimit të tyre nuk tregohen të suksesshëm, dhe nuk i arrijnë ato rezultate të pritura, por e bëjnë ndryshimin dhe ndërrimin. Në ato raste Kryeministri duhet të ndërmerr masa dhe ato kuadro apo individ ti zëvendësoj me të tjerë që do të tregohen më të suksesshëm, prandaj kjo situatë që është krijuar po e bënë të domosdoshëm, madje edhe të detyrueshëm një vlerësim të plotë të performancës së Qeverisë Kurti 2, pas raportimit për 100 ditshin e parë të Qeverisjes, për ta bërë dhe një riformatim e përplotësim me ndryshime dhe zëvendësime të pozitave ministrore.

Ri- formatimi në Qeverinë Kurti 2 po imponohet sidomos pas skandalit i cili shpërtheu me taksën për tiketat e veturave, një vendim autoritar dhe për motive korruptive e kriminale, i pa koordinuar fare me kryeministrin Kurti nga ana e Ministrit të Ministrisë̈ së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut së bashku me zëvendësin e tij Hysen Durmishi.

Tani është momenti që sa më parë të veproj këto ndryshime, për hir të imazhit të partisë në pushtet e sidomos për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë prandaj ky është shkaku që duhet vepruar Kryeministri Kurti për këto ndryshime dhe zëvendësime në këtë ministri, dhe jo vetëm në këtë ministri, por kudo që hetohen se ka tendenca devijimi dhe dështimi përtej programit të pastër qeverisës, për ta ruajtur imazhin dhe pritjen për rezultat pozitiv në zgjedhjet lokale të vjeshtës, për të cilat gabimet e tanishme do të ja rrezikojnë përqindjen e besimit, me rënie të madhe, nëse nuk veprohet me urgjencë për ndryshime e përmirësime me zëvendësime, me figura me të besueshme dhe më kompetente, kudo që hetohen gabime e degradime të tilla, dhe tendenca sabotimi apo përfitimi personal në dëm të imazhit dhe besimit e premtimit të dhënë ndaj qytetarëve që votuan besnikërisht me një formë referendumi popullor për të sjellë ndryshimin e madh përmes : ZBATIMIT DHE SUNDIMIT TË LIGJIT. Një veprim i tillë i ndërmarr nga ana e Kryeministrit do ta ruaj pastërtinë e kësaj qeverie, sepse në kohën e duhur dhe hiq pa hezituar ndërmerren veprime të tilla për një qeverisje të pastër të këtij vendi, dhe kjo e dëshmon faktin se ata që gabojnë dihet çfarë i pret, e jo si në qeveritë e më parme që me veprimet e tyre kriminale kanë vepruar në kundërshtim me ligjet dhe etiken e të qeverisurit, deri në përfundim realisht deri që është vendosur të shkohet në zgjedhje të reja të parakohshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".