Kryeministri Kurti nuk duhet të heshtë për skandalet që po e njollosin qeverinë

Kryeministri Kurti nuk duhet të heshtë për skandalet që po e njollosin qeverinë
Kryeministri Kurti nuk duhet të heshtë për skandalet që po e njollosin qeverinë

Faik Krasniqi

  • 29 July 2021 - 07:44

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

Për mua është shqetësuese heshtja e kryeministrit Kurti, për atë se çfarë po bëjnë ministrat dhe zv-ministrat e tij. Tentojnë të vendosin taksë plaçke, dhe pas presionit publik e pezullojnë atë taksë. Prapë dyshoj që pas zgjedhjeve lokale ajo taksë prapë do të vendoset!

Besoj që nga frika e ndëshkimit është pezulluar ajo taksë. Emërimet dhe punësimet nepotike është çështje po ashtu për t'u shqetësuar. Para zgjedhjeve kryeministri thoshte që kushërinjtë janë për dasma. Pasi erdhën në pushtet po veprojnë krejt ndryshe. Jo vetëm kushërinjtë, por edhe motrat e vëllezërit po i emërojnë në poste kyçe. Në borde. Do të thotë që nuk ka ndryshim por vazhdimësi. Asnjë dallim me qeveritë e mëhershme në këtë aspekt.

Para tre muajve u shkarkuan 12 ambasador. Asnjëri nuk u zëvendësua deri më tash. Është lënë për në muajin nëntor, pas zgjedhjeve në mënyrë që mos të ndëshkohen për shkak të kësaj, kur të emërohen familjar të tyre. Zgjedhjet lokale do të jenë treguesi më i mirë se si kanë qeverisur. Biletat nga agjencitë tona gjithmonë kanë qenë të shtrenjta. Mendoj që kjo duhet të ndryshoj, sepse s'ka mundësi që në vendet e rajonit të jenë më të lira se tek ne. Sa për vendet e Evropës as mos ta diskutojmë sa më mirë janë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".