Kurti e ka shansin historik ta gjunjëzon Vuçiqin me çmimin e pranimit të pavarësisë së Kosovës

Kurti e ka shansin historik ta gjunjëzon Vuçiqin me çmimin e pranimit të pavarësisë së Kosovës

Gani Qarri

  • 31 July 2021 - 09:04

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Përderisa raundi i fundit i bisedimeve midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u zhvillua më 19 korrik në Bruksel, takim në të cilin kryeministri i Kosovës ia ka rikujtuar palës serbe të gjitha krimet që ajo i ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë historisë, deri në shpalljen e pavarësisë, për të ecur në rrugën e shpejtë të anëtarësimit në BE, Serbia duhet detyrimisht ta njoh Kosovën pa kurrfarë kushtesh dhe njëkohshëm të pranojë edhe përgjegjësitë për te gjitha krimet dhe tri gjenocidet që Serbia hegjemoniste kanë kryer ndaj shqiptareve. Përgjegjësia për krimet ndaj shqiptarëve duhet të pranohet jo vetëm për ato të Kosovës së sotme por që nga Nishi, Toplica e Kurshumlia, dhe atë qysh nga vitit 1878 e këndej deri te lufta e fundit çlirimtare, në vitet 1998-99,kur Serbia okupatore serish kreu krime të rënda lufte dhe gjenocidin e radhës ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë.

Partitë e kriminalizuara të cilat sunduan këtë vend për mbi dy dekada, në mënyrën më të egër kriminalo-mafioze, sot shihet më qartë se kurdoherë më parë, që ishin në shërbim komplet të Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë fashiste, të cilat në krye me kuislingun Hashim Thaçi, në kundërshtim me të gjitha rregullat penalo- juridike të vendit dhe ligjet ndërkombëtare, për turpin e tyre të papërshkrueshëm, shkuan deri atje, sa kërkuan edhe ndarjen e Kosovës, duke paguar edhe qindra mijëra euro për çuarjen përpara të kësaj ndarjeje edhe pse kompromiset nuk duhej ti bënte Kosova që gjatë luftës ishte detyruar të ngritej në vetëmbrojtje por Serbia si shtet agresor, e cila edhe trupat e vrarë dhe të kidnapuar të shqiptarëve nga okupatorët gjenocidial serb, vet krimineli Vuçiq vazhdon ti mbajë peng, sot e atëherë në Serbi.

Madje se kompromiset nuk janë kërkuar as nuk kërkohen as sot nga Kosova, por nga Serbia hegjemoniste, si shtet agresor, e vërteton në deklaratën e tij të fundit publike edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, z. Sem Fabrizi, që është edhe një mesazh i rëndësishëm, indirekt, por shumë i mirëseardhur për institucionet e Kosovës, të cilat duhet të tregohen të kujdesshme dhe të mos bëjnë lëshime, e as te nxitohen për kompromise të panevojshme, sikurse kuislingu Thaçi që bënte me Serbinë, përderisa sipas z. Fabrizi, është absolutisht obligim i shtetit serb, për të tejkaluar barrierat dhe bllokadën që ka krijuar vet, dhe të arrij pajtimin me Kosovën, pasi që Serbia është në proces të anëtarësimit në BE dhe siç dihet, vetëm marrëveshja konkrete dhe sjellja korrekte me Kosovën do të jetë “çelësi” që i hapë asaj derën, për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për aq më tepër ambasadori Fabrizi ua ka bërë me dije autoriteteve serbe se dialogu midis Serbisë dhe Kosovës është një element kyç për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, i cili është edhe një element kyç për stabilitetin rajonal dhe pranimin e Serbisë në BE, ndaj Serbia ka interes të madh që dialogu të ketë sukses dhe BE-ja po bën të pamundurën për këtë”, ka deklaruar ambasadori Fabrizi për mediat Serbë. Kështu që z. Fabrizi, me të drejtë ia ka rikujtuar edhe njëherë Serbisë okupatore, se pakoja e kushteve që Brukseli ia ka vënë asaj për anëtarësim në BE, janë konstante dhe nuk ndryshojnë, ndërsa pikë e parë e kësaj pako-je, eshte përmbyllja e suksesshme e dialogut me Kosovën, gjë për të cilën duhet të punohet seriozisht, u ka thënë qartë z. Fabrizi mediave serbe.

Ndaj ky është edhe një indikator publik, i ardhur pikërisht në kohën e duhur, të cilin duhet ta përdorë mirë Kosova, në mënyrë që të mos i përsërisë gabimet e kaluara sikur në mandatin e kuislingut Hashim Thaçi, i cili bënte kompromise të dëmshme dhe vrapim qorrazi për marrëveshje të shpejtë me Serbinë, në dëm të Kosovës, përkundër faktit që këto kompromise duhet të bëhen nga vet Serbia si shtet agresor, e cila shkaku i lëshimeve të njëpasnjëshme të kuislingut Hashim Thaçi, ajo tashmë i ka hapur disa kapituj të negociatave për anëtarësim në BE, kurse pala Kosovare është akoma larg këtij procesi, madje ende edhe sot, si shteti i vetëm në rajon, pa liberalizim të vizave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".