
Lexoni edhe:
Vuçiqi dhe Erdogani bisedojnë për Kosovën
Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani
Nuk është punë e lehtë, nuk bëhet VETTING-u vetëm me i kopjua ligjet, siç po ndodhë me këta të grupit që formalisht janë aty dhe pa asnjë ditë pune në luftën anti- korrupsion, pra legjislator amator në VETTING. Prandaj është dhe mbetet shumë e komplikuar kjo çështje dhe kjo kushton e shpenzon kohë.
Vuçiqi dhe Erdogani bisedojnë për KosovënLexoni edhe:
Gjasat janë shumë reale që procesi VETTING në Kosovë do të vonohet, do të jetë një proces i ngadaltë që do të merr kohë derisa të fillojë, e pastaj edhe përgjatë zbatimit. Nuk është proces aq i lehtë dhe i thjeshtë për ta bërë fillimisht si ligj e pastaj edhe për ta zbatuar. Varet shumë nga përgatitjet dhe mënyra e eksperiencës se si duhet të zbatohet VETTING-u. Pra janë disa hapa që duhet të bëhen, miratimi i Ligjit është vetëm hapi i parë, kurse hapi i dytë dhe hapat tjera janë aftësia , efikasiteti dhe mënyra se si do të zbatohet ligji. Ligji duhet të jetë praktik, i kuptueshëm, i qartë për zbatues , nëse është ligji gjeneral atëherë është i komplikuar duke parë se shihen shumë detaje dhe se duhet të nxirren akte nënligjore.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".