Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka sukses vetëm me rolin kryesor të SHBA-ve

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka sukses vetëm me rolin kryesor të SHBA-ve
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka sukses vetëm me rolin kryesor të SHBA-ve

Muhamet Kelmendi

  • 19 October 2021 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Duhet thënë se SHBA-të janë në fazën e fundit të një plani për njohje reciproke. Si do të duket plani është herët për të diskutuar. Mirëpo duhet thënë se SHBA-të domosdo duhet të ndërmjetësojnë në dialogim. Me SHBA-të zgjidhen shumë çështje dhe njohja reciproke midis dy shteteve, Kosovës dhe të Serbisë, do të bëhet domosdo.

BE-ja ka dështuar në ndërmjetësimin e dialogut për zgjidhjen e çështjes së shtetit të Kosovës me shtetin serb. Dështimet rrjedhin nga tri shkaqe që i ka në themel BE-ja. Konkretisht: 1. Mos njohja nga 5 shtete të BE-së, të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, 2. Konfliktet e brendshme midis shteteve të BE-së për mbizotërim në pjesë të ndryshme të Evropës dhe vetë brenda BE dhe 3. Qëndrimet tepër të njëanshme të ndërmjetësuesve për dialog, të z. Borel dhe të z Lajqak. Konfliktet midis shteteve j anë të thella. Disa shtete, si Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, gjë që po bënë forcimin në kuadër të BE-së të mendimit kundër Kosovës. Gjithashtu këto çështje dërguan Francën që të lidhë një Marrëveshjes me Greqinë në fushën ushtarake dhe të sigurisë. Kjo marrëveshje bëhet midis shteteve të BE-së dhe anëtarëve të NATOS-s. Kjo është e rrezikshme për Evropën, sepse krijon presedan për lidhje ushtarake tjera dhe për krijimin e blloqeve ushtarake, jashtë BE-së dhe NATO-se. Me këtë po i largohet siguria nga NATO, në llogari të një shtetit, siç është Franca.

Lidhja e kësaj marrëveshje ka krijuar dis ballancim midis shteteve në rajon. Armët që do ti merre Greqia e shndërrojnë atë në një forcë të rrezikshme për shtetet e rajonit në këtë anë. Greqia në njërën anë dhe, në anën tjetër, armatosja e madhe e Serbisë me armë ruse, kineze etj., e ka shndërruar Ballkanin në zonë eksploduese luftarake. Faktor tjetër është anshmëria e z Borel dhe të z. Lajqak me shtetin serb. Të dy këta, si në të kaluarën që vepruan ndërmjetësuesit, po e zvarritin çështjen midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që shteti serb të vazhdojë punën në drejtim të veprimeve destruktive dhe të armatoset. Tash kriminelët e gjenocidit serb e kanë në dorë Serbinë dhe fare nuk ka perspektiv dialogu pa SHBA-të. Këtë fakt e panë në Marrëveshjen për targa, e ku pa përfaqësuesin e SHBA-ve asnjë marrëveshje nuk arrihej. Situata e tillë e ka futur SHBA-në në veprim dhe këtu është dërgimi i dy diplomatëve me përvojë dhe me njohuri të mira për Ballkanin. Në Kosovën dërguan z Jegfry M. Hovenier si ambasador në Prishtinë dhe z. Chritopher Hill e dërguan si ambasador në Beograd. Njohuritë e tyre janë të larta dhe këtej priten veprime të drejtpërdrejta në çështjen Kosovë - Serbi, në njohje reciproke të shteteve. Duhet thënë se SHBA-të janë në fazën e fundit të një plani për njohje reciproke. Si do të duket plani është herët për të diskutuar. Mirëpo duhet thënë se SHBA-të domosdo duhet të ndërmjetësojnë në dialogim. Me SHBA-të zgjidhen shumë çështje dhe njohja reciproke midis dy shteteve, Kosovës dhe të Serbisë, do të bëhet domosdo.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".