Serbia nuk heq dorë nga opsioni i ndarjes së Kosovës, Vlora Çitaku dhe Shpend Ahmeti zëdhënës të Vuçiqit

Serbia nuk heq dorë nga opsioni i ndarjes së Kosovës, Vlora Çitaku dhe Shpend Ahmeti zëdhënës të Vuçiqit

Hajrullah Tërnava

  • 01 November 2021 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërmava

Kur flitet për rrezikun e ndarjes, deputeti i LVV-s,Haki Abazi, përmend emra të rinj që sipas tij po i kontribuojnë kësaj agjendë. Ai ka thënë se ndarjen e Kosovës e kanë shtyrë dhe e kanë përkrahur edhe në rolin zyrtar Vlora Çitaku si ambasadore e Kosovës dhe Shpend Ahmeti kryetari i Prishtinës. Abazi thotë se këtë e kanë thënë gjatë gjithë kohës, por tani me dëshmi për këtë gjë në Tvitter nga politikania boshnjake Sabina Çudiq.

Politikat serbe gjithnjë janë ushtrua në mënyra armiqësore ndaj popullit shqiptar dhe ndaj Kosovës në përgjithësi si dhe në disfavorin e saj, edhe që dihet mirë se serbët qysh nga vitet e 1878 kanë bërë spastrime të tëra të trojeve shqiptare dhe mbi 700 fshatra janë dëbuar me dhunë të jashtëzakonshme që i kanë ndërmarr serbët me masakrat duke i shpërngulur popullin shqiptar në ato kohëra, qysh nga Beogradi e deri në Merdar, prandaj populli shqiptar i ka të njohura politika gjenocidiale që i ka udhëheqë Serbia. Ky shtet armiqësor ndaj shqiptarëve dhe posaçërisht Kosovës, prapë po ato qëllime i ka edhe më tutje, që edhe mbasi e humbi Kosovën me luftë, dhe mbas shpalljes se pavarësisë në vitin 2008, dhe tani që Kosova është shtet i njohur nga 117 shtete.

Edhe tani lidhur me këtë është paralajmërimi i Serbisë për lobim të fuqishëm në tërheqjen e njohjeve ndaj shtetit të Kosovës, një skenar i paramenduar për ta bllokuar procesin e dialogut, dhe krijuar krizë të re në këtë proces, për ta nxjerr në tavolinë përsëri opsionin e ndarjes, për shkak të insistimit të vazhdueshëm të ndërmjetësuesve në proces që marrëveshje finale duhet të jetë obligativisht e zbatueshme dhe të përmbyllet me njohje reciproke. Kur flitet për rrezikun e ndarjes, deputeti i LVV-s Haki Abazi përmend emra të rinj që sipas tij po i kontribuojnë kësaj agjendë. Ai ka thënë se ndarjen e Kosovës e kanë shtyrë dhe e kanë përkrahur edhe në rolin zyrtar Vlora Çitaku si ambasadore e Kosovës dhe Shpend Ahmeti kryetari i Prishtinës. Abazi thotë se këtë e kanë thënë gjatë gjithë kohës, por tani me dëshmi për këtë gjë në Tvitter nga politikanja boshnjake, Sabina Çudiq.

E qytetarët pyesnin, thotë Abazi, pse nuk po rregullohet rruga Muharrem Fejza që as sot nuk është e rregulluar sepse ky Shpend Ahmeti ka qenë i zënë edhe me ndarjen dhe propagandën për të krijuar paranoja dhe ndarje brenda LVV. Ai shkon edhe më tej, kërkon nga prokuroria e shtetit që të veprojë kundër secilit që bën veprime antikushtetuese dhe që janë kundër integritetit territorial. Në muajin shtator ka skaduar moratoriumi i nënshkruar në Uashington, ku Serbia u zotua se do ta ndalë fushatën në kërkim të ҫ’njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërsa Kosova do të ndalte përpjekjet në lobim për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq ka deklaruar për mediet serbe se janë dhjetë vende të gatshme të rishqyrtojnë vendimet rreth njohjes së Kosovës.

Në bazë të këtyre politikave që janë në zhvillim e sipër me këto pretendime të Serbisë, duhet urgjentisht që edhe pala kosovare të rishikon pozicionin e vetë në këtë proces, duke mos heshtur sikur kanë vepruar në të kaluarën qeveritë e dështuara dhe të korruptuara, por të vendosen kushte dhe kërkesa konkrete ndaj palës serbe, jo vetëm për kundërshtimin e kthimit të opsionit të ndarjes në tavolinë, por edhe ndaljen e fushatës së çnjohjeje, duke e sfiduar me fakte për dëmet dhe krimet e luftës të cilat deri më tash kanë mbetur të bllokuara dhe asnjëherë të trajtuara në tavolinë të bisedimeve. Në bazë të këtyre politikave serbe që po tenton ti zhvilloj, Kosova duhet ta gjen mënyrën e ngritjes se padisë për ato krime ndërkombëtare gjenocidiale që ia ka krijua Kosovës, qoftë drejtë për së drejti apo edhe përmes ndonjë shteti tjetër, dhe njëherë e përgjithmonë Serbia të shpallet shtet gjenocidial ndërkombëtar, dhe ti paguaj ato dëme jo të vogla që i kanë shkaktuar Kosovës deri në përfundimin e luftës në vitin 1999.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".