Koalicioni opozitar është koalicion kundër sundimit të ligjit  

Koalicioni opozitar është koalicion kundër sundimit të ligjit  
Koalicioni opozitar është koalicion kundër sundimit të ligjit  

Shefik Shkodra

  • 31 October 2021 - 07:51

Shkruan:ANALISTI-Shefik Shkodra

Janë sërish koalicion, sepse këta njerëz nuk pajtohen me ndryshimet. Sepse patronët e partive (LDK PDK AAK NISMA, etj.) janë në hall kur përmendet Vetting-u. U vjen të vjellin. Atyre u sjell probleme me pozitë shtetërore, me pasuritë e "fituara", me mbrojtjen  "gjyqësore", me krejt jetën e tyre  luksoze. Prandaj, do të duhej (sipas mendjes së tyre) që gjithqysh të pengohet sot Qeveria e Kosovës në këtë ndërmarrje. 


Është shumë e vërtetë se, partitë në opozitë ishin koalicion dhe mbeten koalicion- kundër të gjithëve, pra, atyre në pushtet tash, në rend të parë dhe të gjithë qytetarëve, përveç atyre në "bisht" të lidhur pas tyre. Atyre që ua kanë rehatuar familjet në shkallë të ndryshme institucionale. Atyre grupeve që u kanë sjellë të mira mareriale e financiare.  Qysh mund të jenë kundër vetvetes këta zotërinj e zonja, që benefitet si, disa me shumë vende pune, disa të tjerëve me dhënien e tenderëve, sigurimin e fëmijëve me para për shkollim në botën e jashtme (s'ka rëndësi kosto), ryshfeti nëpër duart e tyre, shkurt jeta e shkëlqyeshme në kurrizin e qytetarëve, të cilët vështirë e sigurojnë jetën, vetëm sot për nesër. Këta qytetarët tanë si delet, "më mirë të ikim te bren miza hekur" se sa të kundërshtojmë partitë tona, liderët tanë.  Si ëndërr...!
Koalicioni opozitar. Janë sërish koalicion, sepse këta njerëz nuk pajtohen me ndryshimet. Sepse patronët e partive (LDK PDK AAK NISMA, etj.) janë në hall kur përmendet Vetting-u. U vjen të vjellin. Atyre u sjell probleme me pozitë shtetërore, me pasuritë e "fituara", me mbrojtjen  "gjyqësore", me krejt jetën e tyre  luksoze. Prandaj, do të duhej (sipas mendjes së tyre) që gjithqysh të pengohet sot Qeveria e Kosovës në këtë ndërmarrje. Vetting do të duhej të bëhet gjithqysh. Qytetarët duhet ta dinë se janë të barabartë para ligjit në vendin e tyre. Ata shpresojnë në një të ardhme të shpejtë në këtë drejtim. Vetting-u është i domosdoshëm, jo për këtë grup apo atë parti. Me këtë do të normalizohej një çështje e gjendjes në rregullimin shtetëror. Me këtë shpresohet që edhe strukturat tjera sociale të kenë të drejtën e tyre qytetare të këtij vendi, njësoj si administrata, njësoj si prokuroritë dhe gjykatat. Njësoj si zyrtarët e partive tona nëpër institucione shtetërore. Qysh tash kanë filluar të shpërndahen ndihma në mjete materiale e financiare, enkas për ballotazhet, mendohet për ata që deri më tash ishin në pushtetin lokal dhe të njëjtit nuk i kanë sjellë dobi komunave dhe rrethit. Këta do të duhej të jenë shumë autokritikë  për qeverisjen e tyre deri më tash. Nuk bën të harxhohet për blerje votash. Kjo është zullum i dyfishtë. Leni propagandat, duke shpërndarë se gjëja, nuk pajtohet Evropa e as SHBA me Vetting-un. Këto do të mbeten vetëm llafet e juaja. Mos shpifni, mos akuzoni pa arsye askënd. Keni kujdes! Dita do të arrijë për të gjitha e për të gjithë. Nuk jam kurrfarë profeti e as nuk po paragjykoj, revolta gjithë popullore do të shkatërrojë krejt atë garniturë që ka mashtruar dhe ka shfrytëzuar qytetarët deri në këto kohë, krejt për interesa të oligarkisë dhe pushtetarëve të rrejshëm. Duhet të mendoni se jeni para popullit të juaj. E në qoftë se BE dhe SHBA sot nuk pajtohen me Vetting-un, sipas jush, mendoj se këta qytetarë, nuk hanë bar dhe vetëm ndonjë distancë kohe mund të jetë në pyetje. Sepse ju deri më tash nuk keni mundur të plotësoni kushtet minimale për asnjë strukturë shoqërore. Shikoni çfarë pagash kanë deputetet dhe institucionalistët në këtë Kosovën e skamjes. Vetting-u gjithë  popullor, më në fund, do të bëhet dhe në ato kohë nuk pyetet për pushtetet. Do të bëhet vonë.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".