Liberalizimi vizave për Kosovën, nga kriteret praktike po kalon në lojë me kushtëzime të pakuptimta politike

Liberalizimi vizave për Kosovën, nga kriteret praktike po kalon në lojë me kushtëzime të pakuptimta  politike
Liberalizimi vizave për Kosovën, nga kriteret praktike po kalon në lojë me kushtëzime të pakuptimta  politike

Blerim Burjani

  • 09 November 2021 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Edhe pse Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë së fundi se është e rëndësishme që BE të merr një vendim për Kosovën, heqë vizat për qytetarët e Kosovës, kjo çështje ka pak gjasa që të merr epilog të shpejtë. Nga një çështje me standard dhe kritere praktike, tashmë kjo çështje ka marr edhe kahe politike dhe po zvarritet në kohë.

-Ka mbetur vetëm shpesa, nuk ka asgjë të sigurt,pasi që kjo çështje trajtohet veç e veç nga shtetet sovrane. Pra vendimi merret nga vetë shtetet dhe jo nga emisarët e caktuar. E pikërisht këtu qëndron edhe problemi kryesor sepse disa shtete që mbajnë peng këtë proces janë shumë të rezervuara. Kjo është e tëra. Të gjitha tjerat lënë për të dëshiruar se do të ketë fund me lajm të lumtur. Ky proces i stërzgjatur është bërë edhe monoton dhe përfundimisht i pa pranueshëm, i çuditshëm dhe i pa kuptimtë. Pra s’ka diçka tjetër për tu thënë vetëm mbetet shprese se do të ndryshojnë qëndrim disa shtete që po e pengojnë. E pikërisht për këtë arsye gjasat janë të vogla që Kosova për një kohë të shpejtë ta përfiton liberalizimin e vizave.

Nga një këndvështrim tjetër duke sikur Kosova po kushtëzohet, ose edhe do të kushtëzohet tërthorazi me shumë gjëra të pa bëra publike, që nuk janë shumë transparente. Kjo po shihet se prapa kësaj shtyrje të liberalizimit sillet vërdallë diçka tjetër që akoma nuk po thuhet hapur me emër e mbiemër, që mundë të jetë e pa pranueshme për Kosovën dhe mundë të ketë një çmim. Politika prapa perdeve ka funksionuar dhe po funksionon akoma pa ndonjë transparencë për publikun. Kosova nga ana e vetë nuk ka çka të bëjë më shumë sa ju takon raporteve me BE-në por vetëm të pres zhvillimet brenda BE-së dhe përafrimin e qëndrimeve të vendeve skeptike, të rezervuara në raport me Kosovën me vendet tjera që po e mbështesin Kosovën në këtë proces dhe po insistojnë që kjo mbajtje peng të ndërpritet. Sidoqoftë Kosova nuk duhet të pres, por duhet të ecë përpara me reformat e veta në të gjitha fushat sepse ka shumë gjëra që Kosova ka nevojë ti ndryshon që të duket vend serioz dhe atraktive për BE-në.

Tash për Qytetarët e Kosovës dhe për imazhin ndërkombëtar, për ta fituar besimin,Kosova duhet të fuqizoj veten edhe politikisht edhe ekonomikisht dhe të bëhet faktor ekonomik në rajon. Nëse veprohet në këtë mënyrë atëherë vetë BE- ia ofron të gjitha mundësit e përafrimit dhe deri ato të anëtarësimit. Përndryshe mos puna e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe jo stabiliteti politik nuk i bënë përshtypje pozitive askujt në BE, dhe nuk e marrin seriozisht çështjen e Kosovës sa i takon shkurtimit të rrugës së përafrimit për integrim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".