Pas denoncimit dhe fillimit të hetimit për mega skandalin e Ndërmarrjes Publike Banesore të hapen një nga një dosjet e lidhjes kriminale të Shpend Ahmetit me mafien e ndërtimeve

Pas denoncimit dhe fillimit të hetimit për mega skandalin e Ndërmarrjes Publike Banesore të hapen një nga një dosjet e lidhjes kriminale të Shpend Ahmetit me mafien e ndërtimeve

Hajrullah Tërnava

  • 08 November 2021 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Denoncimit dhe fillimi i hetimit të skandalit në Ndërmarrjen Publike Banesore, tani e tutje , duke hapur edhe raste tjera, duhet të jenë denoncime në shërbim të fillimit të hetimeve të lidhjes 8 vjeçare të Shpend Ahmetit me nëntokën kriminale në fushën e ndërtimeve, për të zgjidhur edhe dhjeta aferave të tjera me lejet ndërtimore dhe në kundërshtim me ligjin që janë dhënë në Prishtinë, duke bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe duke bllokuar pronarët legjitim dhe biznesmenët që kanë refuzuar bashkëpunimin me krimin e organizuar dhe kanë ngelur të pa korruptuar.

-Rrethanat e tanishme të angazhimit të kësaj qeverie rreth zbardhjes së shumë rasteve kriminale në shtetin tonë, janë inkurajuese dhe shpresëdhënëse se më në fund diçka serioze do të ndodhë pa vonesë rreth luftimit të krimit të organizuar që është duke ndodhur. Ky luftim është inkurajues dhe me shpresë për ta zgjuar drejtësinë e përgjumur e cila për dekada nuk ka vepruar në këtë drejtim prandaj edhe nga opinioni publik është identifikuar dhe kualifikuar së një bashkëjetese dhe bashkëpjesëmarrje në krim.

Fakti i reagimit të shpejtë të Qeverisë Kurti për mega skandalin i cili është bërë hit, për lidhjet e Shpend Ahmetit me krimin e Organizuar, duke luajtur lojë bixhozi me pronën e Ndërmarrjes publike banesore së bashku me grupin tepër mafioze të kësaj ndërmarrjeje te kriminalizuar, për ta dhënë tërë pronën publike të shtetit që ajo ndërmarrje e kishte vetëm në shfrytëzim dhe jo në pronësi te sajë, duke ia dhënë për ndërtim një kompanie private, me vetëm 36 përqind të pjesëmarrjes për NPB-s dhe 64 përqind investitorit që është konsorciumi “Made Gropup Construstion është një hap për ti thënë sto krimit dhe korrupsionit dhe për ti hapur rrugë të pa penguar veprimit të drejtësisë për hetim dhe ndëshkim.

Pas reagimit ditë më parë të Ministrisë së Ambientit dhe Infrastrukturës, dhe paralajmërimit për përballje me ligjin të përgjegjësve që e kanë bërë këtë veprim, pa vonesë është angazhuar edhe Ministria e Drejtësisë, e cila përmes Avokaturës Shtetërore, pas kërkesës së ministrit të Ambientit, Liburn Aliut, ka dorëzuar padi për anulim të aktit noterial në mes të NPB-së dhe “Made Group Construction”, ka bërë kërkesë për caktim të masës së sigurisë si dhe ka dorëzuar kallëzim penal ndaj zyrtarëve përgjegjës të NPB-së, me pretendimin se kanë dëmtuar interesin publik dhe pronën publike. Tash radhën e ka Prokurorja që këtë mega skandal ta heton dhe gjykata pa asnjë ndikim nga jashtë ta gjykon dhe ta vendosë ashti si e parasheh ligji.

Qeveria në pushtet tani duhet të tregohet vendimmarrëse në luftimin e këtij lloji të krimit të organizuar në ndërtimtari, dhe këto dukuri kriminale ti luftoj pamëshirshëm, sepse në shumë pjesë të Prishtinës ku ka pasur ndërtime, ku po ballafaqohemi me pamje tmerruese të ndërtimeve tepër të larta, që edhe si qytetar i shohim ato ndërtime asimetrike dhe të ndërtuara vetëm për përfitime personale, ku askund nuk mund të shohim vende me hapësira të gjelbërta të mjaftueshme dhe objekte tjera përcjellëse.

Mungojnë sallat sportive apo parqet e gjelbërta dhe parkingjet për vetura, prandaj edhe nga këtu është konstatimi se ndërtimet e reja e kanë katandisur këtë vend si konfiguracion të qytetit tonë, dhe qysh nga tani në shumë tubime të qytetarëve diskutohen këto dukuri, e sidomos këtë na e dëshmojnë edhe tollovit e tëra në komunikacion si produkt i këtyre anarkive në ndërtimtari, prandaj edhe që është vonë ky fillim i luftimit të këtyre dukurive kriminale, megjithatë duhet të vlerësohet dhe mirëpritet, më mirë vonë se kurrë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".