Kuvendi nuk është fushë loje e deputetëve për t’i treguar muskujt njëri-tjetrit

Kuvendi nuk është fushë loje e deputetëve për t’i treguar muskujt njëri-tjetrit
Kuvendi nuk është fushë loje e deputetëve për t’i treguar muskujt njëri-tjetrit

Muhamet Kelmendi

  • 29 November 2021 - 18:18

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Mos mbajtja e seancave ka sanksione financiare të përcaktuara me Rregulloren e punës së Kuvendit. Kjo  është një mënyrë e imponimit të deputetëve dhe të anëtarëve të Kryesisë të marrin pjesë në mbledhje. Forma tjetër është nxjerrja e vendimeve sanksionuese ndaj çdo deputeti nga ana e Kryesisë dhe vetë Kuvendit në seanca plenare.

Mos funksionimi i Kuvendit  buron kryesisht nga Kryesia dhe nga papërgjegjësia e deputeteve dhe e partive politike. Këto përgjegjësi ne heshtjen e Kuvendit shkojnë bashkërisht. Ka mundësi, kuptohet me normat juridike ne fuqi, qe deputetet për disa çështje edhe pas 6 muajve për mospjesëmarrje mos të largohen nga pozitat e vete. Kjo është sëmundja. Mirëpo, nëse vazhdon me mos funksionim të Kryesisë për përcaktimin e seancave, sikundër edhe me mos kuorum të organeve të Kuvendit, si është vetë seanca, në aspektin juridik, ka mundësi që Kuvendi të merr masa juridike ndaj deputetëve. E nëse nuk funksionon edhe më teje, por bllokohet puna, shpërbëhet Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje të reja. Nuk mundë të funksionoje Qeveria pa Kuvend. Kuvendi ka pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Në normat kushtetuese ka mungesa të mëdha juridike. Shumë çështje nuk janë mirë të sanksionuara. Këtu vijnë në punë interpretimet e ndryshme të normave kushtetuese në fuqi. Për këtë është Gjykata Kushtetuese e Republikës. Mos mbajtja e seancave ka sanksione financiare të përcaktuara me Rregulloren e punës së Kuvendit. Kjo  është një mënyrë e imponimit të deputetëve dhe të anëtarëve të Kryesisë të marrin pjesë në mbledhje. Forma tjetër është nxjerrja e vendimeve sanksionuese ndaj çdo deputeti nga ana e Kryesisë dhe vetë Kuvendit në seanca plenare. Dhe  nëse tërë këto masa juridike nuk ecin, vije në pyetje ekzistenca e organeve të zgjedhura. Pa Kuvend nuk ka pushtet funksional. Mos arritja e  nxjerrjes së vendimeve në Kryesi është rrjedhojë e mos dijes së udhëheqësit të Kuvendit për funksionim. Kjo për faktin se pjesëmarrja në takime, pa përcaktuar seancat dhe rendin ekzistues të seancave, tregon paaftësinë e udhëheqjes së Kuvendit. Duket se në Kryesi të Kuvendit nuk dinë se çka është vota.  Kjo është ana normative. Por turpi është në aspektin e marrjes së votave nga deputetët, që ka karakter të besimit ndaj votueseve dhe të karakterit moral të deputetit.  Nuk mundë të kuptohet se pse votuesi, deputetët e njohur për punë jo serioze në Kuvend dhe për shkelje, i votojnë. Natyrisht se çështja është te partia që i lejon të njëjtit të konkurrojnë. Këtu lypset ndoshta intervenim normativ për partitë dhe në Rregulloren e Kuvendit të sanksionohen më ashpër shkeljet e normave të punës së Kuvendit. Edhe në luftë me qenë vendi, Kuvendi aq sa mundet, duhet të funksionon.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".