Mosfunksionimi i Kuvendit  është përbuzje e votës qytetare, prodhon kriza dhe pengon zhvillimin e vendit!

Mosfunksionimi i Kuvendit  është përbuzje e votës qytetare, prodhon kriza dhe pengon zhvillimin e vendit!
Mosfunksionimi i Kuvendit  është përbuzje e votës qytetare, prodhon kriza dhe pengon zhvillimin e vendit!

Arsim Haziri

  • 06 December 2021 - 18:26

Shkruan:ANALISTI-Arsim Haziri

Duke parë situatën e krijuar këta muajt e fundit, në Kuvendin e Kosovës, mund të konsiderojmë se sjelljet e disa prej deputetëve të Kuvendit përpos që janë në kundërshtim të thellë me premtimet e tyre për respekt e përfaqësim të drejtë, ata shkelin vetëdijshëm edhe rregullorën e Kuvendit, duke e shndërruar atë në organ ku nuk shtyhet mirë interesi popullor.

Kuvendin, mënyrën e funksionimit të tij nuk duhet sabotuar asnjë parti politike për interesa të saj apo për t'u përpjekur për ta paraqitur partinë shumicë kinse për mos menaxhim të çështjeve që janë me  rëndësi për vendin. Deputeti apo shefat e grupeve parlamentare, duhet të jenë në nivel të detyrës komformë premtimeve që i kanë dhënë para  votuesve, kur ju është nevojitur mbështetja e tyre për tu zgjedhur përfaqësues të popullit në Kuvend, dhe njëkohësisht duhet të  sillen sipas rregullores së punës e ligjeve në fuqi,të adresojnë kërkesa që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe jo për të krijuar kriza dhe situata të tjera që pengojnë zhvillimin dhe perspektivën në planin e përgjithshëm nacional.

Si shoqëri e vend jemi në mungesë të theksuar të zhvillimit në krahasim me të gjitha vendet që i kemi në fqinjësi, jemi në mungesë  të perspektivës së përgjithshme dhe të mirëqenies solide qytetare. Mos funksionimi i institucionit përfaqësues të popullit-Kuvendit, i thellon akoma më shumë këto situata të pa lakmueshme dhe prodhon kriza të rrezikshme. Legjislativi është një logjistika kryesore e ekzekutivit në funksion të aprovimit të politika zhvillimore dhe ligjeve.

Në parlament, të zgjedhurit me votën e lirë qytetare, duhet të tregojnë më shumë kulturë dhe tolerancë politike  demokratike. Gjuha jashtëparlamentare shpesh ka ditur për t'i karakterizuar seancat parlamentare, dhe  kjo metodë nuk ka reflektuar seriozitet dhe tendencë të deputetëve për realitetin në të cilën gjenden qytetarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".