
Lexoni edhe:
Ministri i Erdoganit i bën presion Kosovës: Presim hapa konkretë për gylenistët
Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani
Korrupsioni dhe hajnia mundë të luftohen mjaftueshëm nga institucionet e rendit dhe ligjit aktual pa pasur nevojë për struktura që janë më tepër politike se sa profesionale apo që tentohet të bëhen pjesë të sigurisë dhe rendit të ligjit përmes shpikjes së mandatit veprues.
Ministri i Erdoganit i bën presion Kosovës: Presim hapa konkretë për gylenistëtLexoni edhe:
Këto qasje nganjëherë të ekzagjeruari në emër të fuqizimit të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, nga partia në pushtet, duket se janë premtimet e tyre para fushatës dhe gjatë fushatës e kështu me radhë. Kjo ka të bëjë edhe me Themelimin e një byroje që po parashihet me Ligjin për Konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme. Themelimi i një Byroje të tillë është i panevojshëm krahas strukturave kushtetuese ekzistuese të definuar të sigurisë. Kjo byro lehtë mundë të sfidohet edhe në Gjatën Kushtetuese. Byrotë e tilla janë të një strukture administrative shtetërore krejtësisht ndryshe, pra është pjesë e strukturave të shteteve federative ,me madhësi dhe institucione heterogjene të krijuara për të plotësuar vakuumet institucionale, siç janë në SHBA.
Pra Kosova është shtet unitar i vogël, lehtë me i menaxhushem në kuptim institucional dhe administrativ, me institucione të sigurisë në pajtim me kushtetutën e shtetit. Korrupsioni dhe hajnia mundë të luftohen mjaftueshëm nga institucionet e rendit dhe ligjit aktual pa pasur nevojë për struktura që janë më tepër politike se sa profesionale apo që tentohet të bëhen pjesë të sigurisë dhe rendit të ligjit përmes shpikjes së mandatit veprues. Pra juridikisht Byroja është një mekanizëm i panevojshëm në Kosovë, por tash lehtë e ke nëse ke vota mundë të bësh ligj edhe për “me shkue në hënë”, por s’mundesh me shkua sepse nuk ke me çka. Pra është kjo një ide e komplikuar në të gjitha këndet që e shikon në aspektin kushtetues dhe në aspekti legal, po që ndodhë kjo Byro lehtë mund të bëhet kontest kushtetues.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".