Pacollët siguruan kriminalisht leje ndërtimore për afro 2 milion m2 , Prokuroria Speciale ta heton Behgjet Pacollin!

Pacollët siguruan kriminalisht leje ndërtimore për afro 2 milion m2 , Prokuroria Speciale ta heton Behgjet Pacollin!

Hajrullah Tërnava

  • 04 January 2022 - 07:33

Shkruan:  ANALISTI : Hajrullah Tërnava

Rasti Pacolli i sigurimit të lejeve ndërtimore prej 1 milion e 680 mijë metra katrore tregon ashiqare për një lidhje të fuqishme kriminale të pastrimit të parasë së pistë, pastrim parash të cilin në mandatin e qeverisjes së LDK-së i pari po e bënte Isa Mustafa me klanin e tij kriminal me në krye Sami Hamitit, kurse pas marrjes së pushtetit nga Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu , rrjetin e krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parasë së pistë të krimit të organizuar në bashkëpunim e në mbështetje të SHIK-un ilegal, si veglat kryesore të tij e kapin Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti, të cilët bëhen postierët kryesor të bartjes së thesit të madhe te parave te pista të krimit të organizuar!

-Pa u bërë reforma e rrënjësishme në sistemin e drejtësisë, duke filluar me gjykatat, me prokurori, polici, AKI dhe institucione të tjera, vështirë se do të pastrohet ky shtet nga ato të këqija kriminale që iu kanë bërë deri më tani, dhe me që krimi në të gjitha poret e jetës ka lëshuar rrënjë, duhet të zgjidhen njerëz të pastër e të emërohen në ato poste ku priten ndryshimet, sepse pa spastrimin e gjeneratave të pasluftës që ishin deri më tani në pushtet, nuk do të ketë perspektivë të funksionimit të pa varur dhe efikas të ligjit në Kosovë. Kjo është arsyeja kryesore pse akoma po vazhdon Prokuroria Speciale e Kosovës që ta anashkalon një segment të madh të hetimit të krimit, sikur që është Komuna e Prishtinës, ku duhet të veprohet për hetim dhe arrestim të zyrtarëve të saj që keq qeverisën dhe u inkriminuan maksimalisht për plot 8 vite në një pushtet te kriminalizuar.

-Ditë më parë kishim një aksion në Komunën e Shtërpcës, kundër krimit të organizuar, shkeljes së ligjit pikërisht me lejet e ndërtimit, nga udhëheqja e atjeshme komunale në vitet e kaluara, që në krahasim me Prishtinën, lidhja me krimin, abuzimi me ligjin dhe shpëlarja e parasë së pistë nga mafia e ndërtimeve është e një niveli shumë më të ulët, për dhjetëra herë më e vogël dhe e parëndësishme krahasuar me dy mandate të keq qeverisje dhe tregtim me leje ndërtimi nga qeveritarët e Prishtinës në krye me Shpend Ahmetin. Pa e zhvlerësuar peshën që ka krimi kudo që ndodhë, Prishtina jua kalon për dhjetëra e qindra herë atyre dhe është zhvilluar para hundëve të institucioneve të drejtësisë që nuk kane vepruar, por edhe ua kanë bërë edhe avokatinë e mbrojtjes krimit të organizuar, është heshtje e pa falshme.

Sipas shume informacioneve shumë të besueshme e zyrtare, të konfirmuara nga vet rrethi biznesor i Behgjet Pacollit, mësohet se për 8 vite mandat të Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës, dhe me koalicionin e ndërtuar në mandatin e dytë me AKR-n e Behgjet Pacollit, duke ja besuar pozitën e nënkryetarit të Komunës Selim Pacollit, firmat e ndërtimit që kontrollohen nga Pacollët kanë siguruar leje ndërtimi me lidhje kriminale të interesit me një sipërfaqe prej hiq më pak se 1 milion e 680 mijë metra katrore!

Këto Leje ndërtimi të lëshuara për Pacollët i janë dhënë Pacollve të cilët nuk kanë Operativë ndërtimore, por ata marrin prona të ndryshme private dhe paraqiten vetëm në rolin e investitorit e financimit të ndërtimeve, kryesisht me para të pista që burimin e kanë nga krimi i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë, por edhe nga paratë e pista nga droga dhe me tregti të palejueshme që vijnë nga Kosova, nga Shqipëria, nga parajsat fiskale etj, dhe i bie që Pacollët kanë siguruar gjatë kohës sa kryetar i Komunës ishte Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu dhe nënkryetar Selim Pacolli duke siguruar leje ndërtimi gjatë këtyre viteve të fundit edhe për periodën në vitet e ardhshme, ngase atasot disponojne leje ndertimi per 1.680.000 m2 nuk mund të ndërtohen para 5-8 vitesh për shkak të mungesës së kapaciteteve ndërtimore të operativës ndërtimore në Republikën e Kosovës, pasi që realisht shikuar, sipas trendëve të të gjitha kapaciteteve të tanishme të ndërtimit nga kompanitë ekzistuese ndërtimore për një vit mundë të realizohen jo më shumë se 800 deri në 900 mijë metra katrore.

Gjithsesi se tani është momenti e koha e zbarkimit të njësisë antikrim edhe në Komunën e kriminalizuar te Prishtinës për të hetuar të kaluarën kriminale të tregtisë me leje ndërtimore dhe shpëlarjes së parasë së pistë nga Behgjet Pacolli me dy shefat kryesor të krimit të organizuar Dardan Sejdiun e Shpend Ahmetin dhe Dardan Nuhiun gjatë këtyre 8 viteve të fundit , pasi që ligjërisht dhe në mënyrë të drejtë asnjë pronar i ligjshëm privat, apo biznes i pa lidhur me krimin e organizuar, që nuk ka pranuar t’i nënshtrohet e jap mito e të bëjë shpëlarje të parave të pista, të korruptohet nga ky grup i krimit të organizuar të lidhur me SHIK-un e instaluar në ish Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe në Ministrinë e Drejtësisë, nuk ka mundur të siguroj leje ndërtimore, sepse ky grup mafioz ishte i lidhur ngushtë edhe më sistemin e drejtësisë të cilin e dirigjonin dhe kontrollonin sipas interesit të tyre mafioz. Pra drejtësia ekzistonte vetëm në letër por jo edhe në vepër.

Prandaj është mu tani koha e momenti për t’u shkëputur edhe institucionet e drejtësisë nga dora e zgjatur e krimit të organizuar, për të filluar dhe hetuar, EX-OFFIXIO edhe këtë mega rrjet të krimit të organizuar sepse edhe zotimi dhe premtimi i kësaj përbërje të re politike në krye të qeverisjes ka qenë dhe po vazhdon të mbetet lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar. Nëse njëherë e mirë fillon luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha institucionet shtetërore për të cilat dyshohet se ishin të kriminalizuar, dhe me ato veprime arrihet spastrimi i institucioneve nga krimi, Kosova do të zhvillohet hovshëm nga shumë investitor që do të investojnë në Kosovë, e sidomos nga diaspora e jonë që tani është mjaft e fortë, e zhvilluar profesionalisht por edhe e qëndrueshme financiarisht.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".