
Lexoni edhe:
Detaje tronditëse për rastin e ngatërrimit të kufomave: Si ndodhi zhvarrosja e varrosja në Prizren pa i njoftuar familjarët
Shkruan: ANALISTI- Naim Miftari
Sulmet dhe akuzat e ish-pushtetarëve për kinse brengosjen për ikjen e te rive nga Kosova nga një qeveri që nuk ika akoma as 11 muaj qeverisje, janë akuza absurde, sepse mos të harrojmë që gjatë qeverisje të tyre 20 vjeçare Kosovën e kanë braktis mbi gjysmë milioni qytetar tane. Paramendojeni sot kinse po brengosen për ikjen e qytetarëve krejt ata që janë shakatar të krijimit të atmosferës së humbjes së shpresës dhe të mungesës së perspektivës, ata që ishin në qeveri që nga pas lufta e deri tash kur mbeten ne opozitë, para 11 muajsh.
Nuk ka hipokrizi më të madhe se kur shqetësimin për ikjen e qytetarëve e alarmojnë dhe ja veshin Qeverisë Kurti, si Ramush Haradinaj i AAK dhe Isa Mustafa i LDK-së, e sidomos këta “gjelat” e servilët e PDK-së, servilët dhe “asistentët” e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, nga të cilët ta merr mendja se kur kanë qenë në pushtet për 20 vjet, aq mirë ishte në Kosovë sa që jo vetëm mërgimtarët shqiptar kishin interesim të ktheheshin në vendin e tyre, por edhe shtetasit Evropian, gjermanët e zviceranët dëshironin të vinin e të jetonin në Kosovë, duke qenë të gatshëm ti braktisnin vendet e tyre. Sipas logjikës së këtyre që na zhvatën e na shkretëruan për dy dekada, paska qenë fatkeqësi e madhe që erdhi Albin Kurti në pushtet dhe tash po ndodhë e kundërta, askush nuk po vjen për të jetuar e punuar në Kosovë por po ikin nga Kosova!!! Si ti quajmë këta kritikues ndryshe veç mashtrues e hipokrit që po provojnë të hedhin mjegull dhe ta mbulojnë të kaluarën e tyre fatale dhe kriminale, kur dihet se vetëm për dy tre muaj të qeverisjes në mandatin e kryeministrit Isa Mustafa të koalicionit LDK- PDK patën ikur nga vendi mbi 250 000 veta, dhe me këta hallexhi e qytetar të frikësuar nga qeveria fatale e kriminale e koalicionit LDK-PDK, Isa Mustafa tallej duke thënë se po ikin sepse janë të pasur dhe po e gjejnë lehtë rrugën duke u orientuar me GPS, me IPHONE-t që po i merrnin me vete. Po ashtu le ta kujtojmë edhe qeverisjen kriminale të kapjes së shtetit nga koalicioni PDK- LDK gjatë qeverisë së Hashim Thaçit kur ju mbytën me dhjetëra qytetar të Kosovës në Danub duke ikur si refugjat nga Kosova, për çka nuk pati asnjë reagim, derisa në një shtet normal do të ishte dashur të kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Thaçi. Njësoj ka qenë edhe me Qeverinë e Haradinajt kur iknin me dhjetëra mijëra veta me viza të punës, ndërsa kryeministri Haradinaj e lëvdonte atë punë si sukses duke thënë se është mirë që po shkojnë, e shohin Gjermanin dhe shkollohen ose punojnë atje. Këta matrapaz njëjtë po paraqiten edhe tani kinse të brengosur me çmimin e rritur të energjisë elektrike, situatë kjo që u imponua jo për tjetër por kryekëput për shkak të qeverisjeve të tyre 20 vjeçare që na kanë vjedhur neve dhe e kanë shkatërruar, e kanë shitur KEK-un, asetin kryesor të shtetit, baza më e fuqishme e ekonomisë. Këta kanë vazhduar edhe më shkatërrime dhe degradime në fusha të tjera që ja kanë humbur shpresat qytetarit, sikur që janë shëndetësia,arsimi,bujqësia. E sot të njëjtit ish pushtetar të korruptuar qesin lot krokodili kinse u shtrenjtua rryma thuajse në qeveritë e tyre e kishim rrymën GRSTIS, pa pare.
Aq janë këta të uritur këta ish-pushtetare të korruptuar për pushtet dhe para, sa që janë në gjendje ta KALLIN Kosovën skaj më skaj duke bashkëpunuar ngushtë , siç kanë bashkëpunuar pa telashe dy dekada rresht edhe me pushtetin e Beogradit dhe me krimin e organizuar vetëm të kthehen prapë në pushtet. Kjo është arsye pse nga këta të korruptuar dhe të inkriminuar do të ketë akoma tentime që të manipulohet populli, siç ishte rasti i fundit kur kukullat e ish pushtetit, pra të PSD-së, e luante rolin e mbrojtësit të shtetit e të popullit, e në fakt edhe demonstruesit i kishte militant nga PDK,AAK,LDK,AAK, deri edhe disa nga kukullat e tyre të OVL –së që i kishin organizua do njerëz Dardaleca nga Skenderaj, të sëmurë psikik që kinse kishin ardhur në demonstratë për rrymë, kurse të njëjtit e thirrnin Serbinë që të kthehet, duke thënë se edhe Prishtina do të kallet flakë nëse nuk realizohen kërkesat e tyre. Deri aty shkon uria e ish-pushtetarëve, e milionerëve të korruptuar që tani frikën kryesore e kanë nga konfiskimi i pasurisë dhe ndjekjet nga ligji pasi ka filluar deri diku pastrimi i organeve të drejtësisë nga mafia. Nuk është aspak e vërtetë që ish-pushtetarët i frikësohen qeverisë së Albin Kurtit, por po i frikësohen vetëm sundimit të ligjit dhe drejtësisë jo selektive në Kosovë, një proces që është duke ardhur pa vonesë, sepse vetëm sundimi i ligjit, i njëjtë për të gjithë, sjell rend dhe rregull në Kosovë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".