Rusia do e humbasë luftën në Ukrainë ashtu si humbi Bashkimi Sovjetik në Afganistan

Rusia do e humbasë luftën në Ukrainë ashtu si humbi Bashkimi Sovjetik në Afganistan
Rusia do e humbasë luftën në Ukrainë ashtu si humbi Bashkimi Sovjetik në Afganistan

Skender Kapiti

  • 25 February 2022 - 11:40

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Rusia e sotme nuk është aq e fortë sa ishte dikur Perandoria Komuniste e Bashkimit Sovjetik , i cili pavarësisht se ishte superfuqia e dytë e botës  e humbi luftën edhe në Afganistan, dhe pikërisht ishte kjo luftë pushtuese e saj si njëri prej faktorëve që çoi në rënien e Bashkimit  Sovjetik.

Sot Rusia e Putini kanë ndërmarrë një luftë pushtuese kundër Ukrainës, pra kundër ish Republikës së dytë me të madhe të Ish Bashkimit Sovjetik.

Mirëpo Rusia nuk i ka bërë mirë llogaritë, pasi humbjen në këtë betejë e ka të sigurte, pasi atë se çfarë ajo po bën duke nxitur e inkurajuar  pavarësi për enklavat ruse nëpër ish shtete të BS-së, kjo do të inkurajojë që republikat autonome që janë në Rusi të nisin e të shpallin Pavarësinë dhe të kërkojnë shkëputje nga Rusia e cila nuk do të ketë fuqi për të ndalur të drejtat e etnive dhe kombeve që janë nën sundimin rus brenda federatës ruse.

Rusia do humbe në Ukrainë sepse Ukraina është shtet evropian dhe aspiron që të jetë anëtare e BE-së  dhe të anëtarësohet në NATO, fakte këto të cilat ia imponojnë detyrueshmërinë që SHBA,BE dhe NATO ta mbështesin dhe ta mbrojnë Ukrainën. Nuk ka shanse Rusia t’i diktojë botes vullnetin e saj agresiv dhe ekspansionist , sepse Rusia nuk është Bashkimi Sovjetik , dhe nuk ka më as Traktat të Varshavës , por shtetet e atij ish Pakti tani janë anëtare të NATO-s. Problemi tjetër është fakti se Rusia është shtet autokratik që shtyp demokracinë dhe opozitën politike si dhe ka probleme të mëdha etnike gjëra të cilat ia vështirësojnë sundimin  diktatorit Putin i cili si mjet për të sunduar e shikon atë të luftës e të krizave duke i eksportuar ato jashtë Rusisë .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".