Vuçiq po ju gënjenë!

Vuçiq po ju gënjenë!
Vuçiq po ju gënjenë!

Ragip Guraziu

  • 01 March 2022 - 09:32

Reagim

Shkruan:Ragip Guraziu

Vuçiq i drejtohet popullit serb në Mal të Zi – flet edhe për Kosovën, derisa sa edhe ai vet është në dijeni se Mali i Zi dhe Kosova,tani derejtë rrugë së BE-së dhe SHBA-ve. Presidenti rus, Putin dhe presidenti serb, i kanë ditët e numruar,do e shijojnë fatin e Gadafit,Sadam Hyseinit,Millosheviqit,etj,dhe serbët të Malit të zi janë nën urdhat e Putinit dhe Vuçiqit janë aty per të trazuar populin malazez dhe shqiptarë,dhe sllavë të Korpateve,nuk kanë vend aty.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, postoi një video mesazh në profilin e tij në Instagram në të cilin u drejtohet serbëve në Malin e Zi.

Vuçiç tha se presin presione ndaj Serbisë mbi çështjen e Kosovës, si dhe vendimi i parlamentit malazez do të diskutohet ende dhe se Serbia gjithmonë do të avokojë për interesat e njerëzve të saj në Malin e Zi.

“Unë po u them njerëzve tanë që jetojnë në Malin e Zi se jemi me ta! Është detyra jonë të mbajmë kokën lart, të luftojmë dhe të ndërtojmë paqen. Rroftë Serbia dhe populli serb”, ​​tha Vuçiç me një video që postoi në Instagram .

Vuçiç iu referua edhe vendimit të parlamentit malazez për të miratuar Rezolutën për Srebrenicën.

“Të dashur qytetarë të Serbisë dhe popull serbë. Në ditët dhe javët e mëparshme, ne ishim të ekspozuar ndaj një presioni të madh. Ne e prisnim këtë nga të gjithë ata që morën pjesë në përpjekjen për të krijuar të ‘ashtuquajturën’ Kosovë të pavarur, dhe nga të gjithë ata që nuk e kanë të lehtë që Serbia po përparon më shpejt në historinë e saj.

Ne i prisnim nga të gjithë ata që dëshironin të dobësonin Serbinë për këtë arsye, por nuk i prisnim nga ata që ishin gjithmonë më afër nesh”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha se mesazhi i tij iu dërgua popullit serb, kudo që ai jeton, i cili duhet t’i rezistojë sulmeve dhe presionit.

“Nuk është as turpi ynë dhe as faji ynë, ne vetëm duhet të mbajmë kokën lart, të punojmë sa më shumë që të jetë e mundur dhe të luftojmë edhe më shumë. Të luftojmë për Serbinë tonë dhe të gjithë qytetarët tanë. Për t’iu përgjigjur çdo akuze, ne vazhdojmë të ndërtojmë paqen dhe të mbajmë stabilitetin. Të mos ofendojmë askënd dhe të mos i bëjmë askujt atë që po na bëjnë ne”, shtoi Vuçiq.

sHi për këtë po i sygjeron serbët e Malit të Zi,se ;'' Serbët duhet të mbajnë kokën lart?!

P;ytja për çfarë; Për Masakrat në Bosnje e Hercegovinë,Kosovë,Putin e Vuçiq i kanë duart me gjak,sllavë të Korpateve,ju kujtohet mirë se mexhen Kosova e ka midis NISHIT, dhe i kanë larguar nga trojet e veta shqiptarët biles,ende ka shtëpi shqiptarëve, në këmbë dhe arat pa punuar,e kështu me radhë.

Nga Masakra e Srebrenicës, 8 mijë burra e djem myslimanë të vrarë, kërkimet për trupat vijojnë

Bosnja kujton Të ZEZAT e masakrës së Srebrenicës, mizoria me e madhe që Europa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më tepër se 8 mijë burra e djem myslimanë në enklavën lindore boshnjake të Srebrenicës, një ‘strehë e sigurt’ e Kombeve të Bashkuara. Rreth 15mijë burra dhe djem arritën të shpëtojnë, duke u fshehur në pyll, por shumë të tjerë mbetën të vrarë nga forcat ushtarake serbe, të cilët u zunë pritë ndërsa ishin maskuar si ushtarakë të Kombeve të Bashkuara.

Lufta kishte shpërthyer në Bosnje në prill të vitit 1992. Forcat ushtarake serbe të Bosnjës u spostuan drejt lindjes. Srebrenica, një qytet me 36 mijë banorë, 75% e të cilëve myslimanë, ishte pushtuar nga forcat serbe por vetëm pak javë më vonë, banorët arritën ta rimerrnin qytetin e tyre. Në fillim të vitit 1993, serbët nisën një ofensivë në zonat nën kontrollin e myslimanëve. Srebrenica dhe Zepa mbetën të izoluara mes territoreve të kontrolluara nga serbët. Myslimanë nga zona të tjera u dyndën në Srebrenicë, duke e rritur popullsinë e zonës në 60 mijë banorë. Ushqimi, uji dhe medikamentet ishin të pakta. Në prill, Srebrenica, Zepa dhe Gorazde u shpallën 3 nga 6 “zonat e sigurta” të Kombeve të Bashkuara. Forcat Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara, dislokuan trupat e tyre në këto zona dhe sulmet e ushtrisë serbe të Bosnjes, u ndalën. Por, qyteti vijoi të ishte i izoluar, në dy vitet në vijim në qytet arritën të futen vetëm dy autokolona me ndihma humanitare. Presidenti serb i Bosnjës, Radovan Karadzic, urdhëroi izolimin e plotë të Srebrenicës dhe Zepas, e për pasojë, u bë i pamundur dërgimi i ndihmave në këto qytete.

Në 9 korrik të vitit 1995, Karadzic, nxori një urdhër të ri për pushtimin e Srebrenicës. Forcat ushtarake rrethuan zonën dhe sulmuan pikën e vëzhgimit të paqeruajtësve gjermanë, dhe morën peng 30 ushtarë. Të nesërmen e 10 korrikut, nisi bombardimi i Srebrenicës. Forcat gjermane kërcënuan se trupat e NATO-s do të bombardonin nga ajri nëse serbët nuk tërhiqeshin deri në mëngjes. Një ditë më vonë, avionët e NATO-s bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës. Forcat serbe u kundërpërgjigjën duke kërcënuar se do të vrisnin ushtarët gjermanë që kishin marr peng, dhe do të vijonin sulmin me artileri të rëndë. Pasditen e 11 korrikut, bombardimet e NATO-s nga ajri, u ndalën. Komandanti i forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mladic, hyri në Srebrenicë.

Pasi “zonat e sigurta” u pushtuan nga serbët, rreth 30 mijë refugjatë myslimanë, u mblodhën rreth forcave paqeruajtëse gjermane, me bazë në Potocari, në veri të Srebrenicës. Mlladic u përpoq t’i qetësonte turmat e tmerruara të refugjatëve, të cilët i hipën nëpër autobusë, për ti larguar nga aty. Shumica u çuan në Kladanj, 50 km nga kufiri i territorit nën kontrollin e qeverisë. Nga atje, refugjatët myslimanë nisën të shpërndahen për të kërkuar strehim.

Përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara u ra menjëherë në sy se shumica e refugjatëve myslimanë që mbërrinin në territorin që kontrollohej nga qeveria, ishin gra, fëmijë të vegjël dhe pleq. Për fatin e burrave të Srebrenicës, nuk dihej asgjë.

Aeroporti i Tuzlas, në territorin e kontrolluar nga forcat qeveritare, u kthye në një kamp refugjatësh, ku shumë gra e fëmijë gjetën momente paqeje. 15 mijë myslimanë, meshkuj, ushtarak dhe civil, u larguan natën, duke marshuar nëpër kodra për të arritur në territoret nën kontrollin e myslimanëve. Shumë prej tyre humbën jetën rrugës, nga plumbat e snajperëve. Disa ushtarë të qeverisë, arritën të strehon në një kamp afër Tuzlas.

Gjatë javës së rrëzimit të Srebrenicës, 8 mijë burra dhe djem u vranë nga ushtarët serb, ndërsa mbaheshin të izolua apo të tjerë që tentuan të shpëtojnë duke u arratisur mes pyjeve. Burrat u grumbulluan në magazina apo godina shkollash jashtë Srebrenicës, për t’u ekzekutuar më pas, ndërsa trupat u hodhën në varre

27 vite pas masakrës, kërkimet vijojnë ende për të gjetur varret masive. Identifikimi është i vështirë, trupat u copëtuan ndërsa hidheshin në gropa me buldozer. Në raste të tjera, trupat janë hequr nga varret për t’u rivarrosur diku tjetër, për të fshehur krimin. Ekspertët mjekoligjor, kanë punuar mbi mbetjet e trupave që janë gjetur në qindra gropat masive që janë zbuluar në zonë. Emrat e viktimave, janë gdhendur në një memorial të gurtë.

Liderët serb të Bosnjës, gjatë periudhës së luftës, Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic, u akuzuan në vitin 1995. Për rreth një dekadë ata jetuan të lirë në ish-Jugosllavi, para se të dërgoheshin në Hagë. Presioni i shtuar i Bashkimit Europian për arrestimin e tyre, i la ata edhe më të izoluar në dhjetëvjeçarin në vijim, ndërsa Serbia nisi rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Pas më tepër se 10 vite të fshehur, ata u vunë në pranga, Karadzic në korrik të vitit 2008 ndërsa Mladic në maj të vitit 2010, për t’u dërguar më pas në gjykatë.

Në mars të vitit 2016, Karadzic u dënua për gjenocid në Srebrenicë. Ai u shpall fajtor gjithashtu për krime lufte, krime kundër njerëzimit gjatë 44 muajve të rrethimit të Sarajevës, dhe për drejtimin e një fushate spastrimi etnik, duke dëbuar kroatët dhe myslimanët nga zonat e Bosnjes për të cilat pretendonin se ishin serbe. Në mars të vitit 2019, gjyqtarët e apelit mbështetën dënimin e Karadzic për masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8 mijë burra e djem myslimanë dhe vendosën që dënimi me 40 vite heqje lirie ishte shumë i lehtë për një krim të këtij kalibri, dhe e dënuan Karadzic me burgim të përjetshëm, duke i dhënë fund njërit prej proceseve më të rëndësishëm për gjenocide gjatë luftërave ballkanike në vitet 90.

I etiketuar nga armiqtë dhe kritikët si “Kasapi i Bosnjës” Mladic, ishte më famëkeqi mes 161 të pandehurve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, së bashku me Karadzic dhe ish-presidentin serb Sllobodan Milosevic. Në nëntor të vitit 2017-ës, Mladic u shpall fajtor për krime lufte dhe gjenocid, dhe u dënua me burgim të përjetshëm, për rolin që luajti për spastrimin etnik të myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjës në vitet 1992-1995.

“Nënat e Srebrenicës”, një grup i përbërë nga viktima apo të afërm të viktimave të Srebrenicës, ndoqën drejtpërdrejtë, transmetimin e seancave gjyqësore për Mladic dhe Karadzic. Në një ceremoni të veçantë, çdo 11 korrik, pranë memorialit të viktimave të Srebrenicës në Potocari, varrosen pjesët e tjera të kufomave që gjenden ndërsa kërkimet vijojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".