Të emërohet një kryetar i Gjykatës së Apelit i guximshëm, i paanshëm politikisht!

Të emërohet një kryetar i Gjykatës së Apelit i guximshëm, i paanshëm politikisht!
Të emërohet një kryetar i Gjykatës së Apelit i guximshëm, i paanshëm politikisht!

Muhamet Kelmendi

  • 05 March 2022 - 09:22

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Kandidati për Kryetar të Gjykatës së Apelit kërkohet të jetë i një kualifikimi të lartë dhe me një përvojë në fushën e tillë të gjatë. Por mbi të gjitha, Kryearti duhet të jetë ligjor, i pafrikshëm dhe asnjërës në politikë. Për Kryetarin duhet ligji të jetë mbi çdo çështje a lidhje politike, krahinore dhe familjare. Këtu rol luan guximi dhe vendosmëria e Kryetarit.

Gjykata e Apelit është instanca me e rëndësishme në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo vendos me ankesa të palëve dhe nga vendimet e saja varet ligji. Prej saj dalin edhe zvarritjet me decenie të lëndëve apo në afate normale vendosen e lëndët. Qytetarët e kanë vërejtur mirë punën e Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Në fakt, kjo gjykatë, nuk ka raste që ka vendosur përfundimisht mbi lëndët e ankimuara. Vendimet e Gjykatës së Apelit në Prishtinë kanë qenë kryesisht të mbështetura për rikthimin e lënde në instancën e parë. As këtu nuk ka treguar një qartësi se çka duhet të punohet në instancën e parë.

Me rëndësi ka qenë për këtë gjykatë që të regjistrohen lëndët në regjistër si lëndë e zgjedhur. Gjykata nuk ka dhënë këshilla juridike. Po kështu, lëndët në këtë gjykatë, kanë fjetur me nga 5 e deri në 10 a15 vjet. Një lëndë civile në këtë gjykatë të paktën pret për tu futur në shqyrtim për 5 vjet. Dhe, në fund nuk zgjidhet lënda, por rikthehet në rishqyrtim. I thash këto për të parë rëndësinë e kësaj gjykate.

Gjykata e Apelit merr frymë nga Kryetari i saj dhe lëndët zgjidhen mbi bazën se si organizohet puna dhe çka nënkuptohet me lëndën e zgjidhur. Lëndët nuk janë të zgjidhura nëse kthehen në rishqyrtim. Ato zgjidhen nëse marrin zgjidhje përfundimtare. Në këtë drejtim kryetari luan një rol të rëndësishëm për zgjidhje. Kandidati për Kryetar të Gjykatës së Apelit kërkohet të jetë i një kualifikimi të lartë dhe me një përvojë në fushën e tillë të gjatë.

Por mbi të gjitha, Kryearti duhet të jetë ligjor, i pafrikshëm dhe asnjërës në politikë. Për Kryetarin duhet ligji të jetë mbi çdo çështje a lidhje politike, krahinore dhe familjare. Këtu rol luan guximi dhe vendosmëria e Kryetarit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".