Urgjentisht të fillon verifikimi i dosjeve personale të policëve për të kaluarën e tyre kriminale!

Urgjentisht të fillon verifikimi i dosjeve personale të policëve për të kaluarën e tyre kriminale!

Hajrullah Tërnava

  • 05 March 2022 - 09:11

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Verifikimet e policisë që duhet të ndodhin, duhet të fillojnë që nga ata policët e gjeneratave të para që janë pranuar në vitin 1999 e deri më tani, e sidomos të verifikohet edhe pasuria e tyre. Ka jo pak nga ata polic që janë pasuruar tej mase, sepse ka njerëz që punojnë në polici dhe me ato rroga modeste që i marrin, e tani janë bërë milionerë dhe kanë krijuar pasuri marramendëse e cila nuk mundë të mbulohet apo arsyetohet me të ardhurat personale as ato familjare të standardit të Kosovës. Dekriminalizimi dhe pastrimi i policisë së Kosovës duhet të ndodhë urgjentisht si proces sepse pa një polici të pastër nuk mundë te kemi as shtet të pastër.

Shteti i fort juridik konsiderohet ai shtet qe e jetëson kushtetutën dhe ligjet e ati shteti qe i ka miratua parlamenti i ati shteti, e për ti jetësua ato ligje ne praktike një nder institucionet kryesore te një shteti është policja e shtetit. Dhe për ti jetësua ato ligje ne përgjithësi ne shtetin e tyre, policja janë i vetmi institucion qe iu lejohet bartja e armeve sipas ligjit kompetent, e qe ne ligjet e punëve te brendshme është e cekur si autorizim-kompetencë e kanë mundësin që kur e parasheh ligji, munden edhe ti përdorin armët për jetimin e ligjeve sipas neneve qe janë te parapare, prandaj edhe kushti për pranimin ne polici i çdo individit, është qe te behet verifikimi pre te kaluarën e pastër te ati individi, e qe e ka qëllimin qe ne këtë shërbim policor të hyjnë njerëz të pastër nga krimi e jo në këto poste të pranohen njerëz me një të kaluar kriminale, prandaj institucioni i policisë kur ti pranon policët sipas konkursit publik, duhen të jenë të vëmendshëm dhe të përpiktë kur bëhet fjalë për pranimin në polici, dhe komisionet që marrin pjesë në pranimin e policëve duhet të jenë njerëz të besueshëm dhe të pastër ligjor, sepse nëse pranohen në polici njerëz me intervenime dhe me të njohshëm atëherë nuk është për tu habitur që në polici të depërtojnë edhe njerëz me të kaluar kriminale, dhe tani nga brendësia në polici mundet edhe të zhvillohen krimet e llojllojshme, sepse ai i cili në të kaluarën është marrë me krime e ka më lehtë prapë të merret me ato krime të cilat i krijojnë përfitime materiale nga brendësia, si polic që janë tani, prandaj tani po ballafaqohemi me një rritje të krimit përbrenda policisë dhe tani është e rrezikshme prania në rritje e fenomenit të krimit dhe abuzimit me detyrën zyrtare edhe nga ana e policëve të Kosovës.

Duke u bazuar në gjetjet e rasteve kriminale në kuadër t5ë strukturës së policëve të Kosovës, kriminalitet ky i llojeve të ndryshme dhe lidhjes me krimin, po bëhet shumë nevojë urgjente fillimi i “dezinfektimit” të strukturës së policisë, nga lidhja me krimin, si hapi i parë PARAVETING, si proces i domosdoshëm për futjen në binar të shëndosh të të gjitha institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë, pasi që zyrtari i parë i cili përballet me krimin është polici dhe hetues apo i zakonshëm, nga i cili varet e gjithë procedura e më pastajme e raportimit dhe procedimit të rastit, dokumentimit për hetim e mbledhje provash edhe nga Prokuroria. Sikur që po zbulohet rastet në këta muajt e fundit, janë shpeshtuar me të madhe aferat e zbuluara në polici që kanë lidhje apo janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në krim të organizuar, e ajo më e rënda është kapja në flagrancë me lëndët narkotike-drogat.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton së fundi se njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas një punë të gjatë hetimore dhe intensive të udhëhequr nga prokurori i shtetit, më 16.02.2022, ka ngritur aktakuzë kundër 12 zyrtarëve policor, si dhe një qytetari, për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë dhe substancat narkotike. Sipas aktakuzës, i pandehuri B.J., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së. I pandehuri V.Sh., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së. Të pandehurit: M.G., D.M., V.F., F.K., J.D dhe L.M., zyrtarë policor, kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, sipas KPRK-së. Të pandehurit R.S., M.K dhe V.Z., zyrtarë policor, kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, të parapara sipas KPRK-së. I pandehuri V.B., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së. I pandehuri A.H., qytetar, ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, të paraparë sipas KPRK-së.

Në këtë çështje penale, është i përfshirë edhe një dëshmitar bashkëpunues. Prokurori i shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale që i’u vihen në barrë dhe të dënohen sipas ligjit. Rastet e tilla po vazhdojnë të shtohen dita ditë duke mbuluar raportet ditore të kronikës së abuzimit me ligjin, prandaj do të duhej vepruar Ministria e Punëve të Brendshme për të rianalizuar dhe hetuar dosjet e të gjithë strukturës policore, që së bashku me AKI-në, të analizojnë dhe gjurmojnë edhe të kaluarën e policëve në detyrë sepse jo pak nga ata po dëshmohet se kanë të kaluar edhe kriminale, se kanë depërtuar në polici pa kritere profesionale, me preferenca të grupeve të interesit klanor, qoftë të nëntokës së krimit të organizuar, asaj politike apo me lidhje familjare e ryshfet.

Verifikimet e policisë që duhet të ndodhin, duhet të fillojnë që nga ata policët e gjeneratave të para që janë pranuar në vitin 1999 e deri më tani, e sidomos të verifikohet edhe pasuria e tyre. Ka jo pak nga ata polic që janë pasuruar tej mase, sepse ka njerëz që punojnë në polici dhe me ato rroga modeste që i marrin, e tani janë bërë milionerë dhe kanë krijuar pasuri marramendëse e cila nuk mundë të mbulohet apo arsyetohet me të ardhurat personale as ato familjare të standardit të Kosovës. Dekriminalizimi dhe pastrimi i policisë së Kosovës duhet të ndodhë urgjentisht si proces sepse pa një polici të pastër nuk mundë te kemi as shtet të pastër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".