Zbarkimi i Amerikës në Ballkan, formula e vetme e shpëtimit të rajonit

Zbarkimi i Amerikës në Ballkan, formula e vetme e shpëtimit të rajonit
Zbarkimi i Amerikës në Ballkan, formula e vetme e shpëtimit të rajonit

Nexhat Haziri

  • 12 March 2022 - 09:20

Shkruan: Analist- Nexhat Haziri

Orvatjet e dyshes Vucic-Rama për ta shtyrë këtë nismë të tyre përpara, ishte interes i vetëm i të dyve për tu konfirmuar si lider të rajonit. Tashmë me krizën e Ukrainës si pasojë e agresionit të Rusisë në këtë shtet, dhe qëndrimi i Serbisë në raport me këtë krizë, duke mos pranuar që ta dënoj agresionin rus dhe duke mos iu bashkuar vendeve perëndimorë për t’i vënë sanksione Rusisë, e bën përfundimisht të vdekur projektin “Ballkani i Hapur”.

Nuk do të ketë përshpejtim të integrimit në BE të vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovë, për kundër deklaratës e DASH sipas të cilës Lufta e Rusisë kundër Ukrainës duhet të ja bënë bën të qartë BE-së urgjencën e integrimit të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, për ta shmangur kërcënimin dhe ndikimin rus. Të tilla rekomandime apo kërkesa nga DASH kemi pasur edhe në të kaluarën, por Brukseli është treguar i shurdhur, duke vendosur në një “pushim” të ashtuquajtur të përkohshëm apo ngrirje procesin e integrimit të Ballkanit perëndimor, dhe tentimi për ta zëvendësuar me disa integrime rajonale të brendshme siç ishte procesi i Berlinit, nismë kjo ngushëlluese për shtetet e Ballkanit perëndimor, për t’ua bërë sa ma pak të dhimbshëm mos integrimin e tyre në BE.

Brukseli do të vazhdoj ta ushqej ambicien e vendeve të Ballkanit perëndimor me të ashtuquajturën perspektiv evropiane duke i inkurajuar për bashkëpunim ndërmjet vete, vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, por pa bërë ndonjë hap konkret në drejtim të integrimit të rajonit në BE, përkundër krizës së Ukrainës dhe rrezikut nga influence ruse për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit perëndimor. Prioritet tashmë I BE-së është menaxhimi I krizës së refugjatëve ukrainas që po vendosën në shtetet e bllokut si rezultat I agresionit rus, , përkrahja financiare dhe ushtarake përmes dërgimit të armëve ushtrisë ukrainase, mbajtja me çdo kusht dhe forcimi i unitetit të bllokut sa I përket qëndrimeve dhe vendimeve në raport me agresionin rus dhe forcimi i sanksioneve ndaj Kremlinit dhe në aleancë me SHBA-në mposhtja e Putinit.

Pra as në rastin e Kosovës nuk pres që të ketë lehtësira në këtë drejtim të përshpejtimit të integrimeve në BE dhe në NATO, përkundër që kërkesat e qeverisë janë permanente në këtë drejtim dhe shihet një angazhim i mirë I krerëve të institucioneve tona shtetërore, këtë e kanë bërë të ditur edhe zyrtarët nga Brukseli, ku janë përfaqësitë kryesore të BE-së dhe NATO-s, se nuk parashohin lehtësim të procesit të anëtarësimit pa marrë parasysh kërkesave të kosovarëve. Nuk duhet harruar që Kosova si vetmi vend në rajon por edhe në Evropë akoma nuk ka liberalizim të vizave me BE-në për shkak të kundërshtimit të fuqishëm nga dy shtete anëtare të bllokut siç është Franca dhe Holanda. Ndërsa sa i përket nismës Vuçiq –Rama për të ashtuquajturin Ballkan i Hapur, një ide që ishte e dështuar që në fillim kur u refuzua nga tri shtetet e rajonit si nga Kosova, Mali i Zi dhe BH-ja, dhe nuk ishte një ide që i ngazëlloi as Uashingtonin e as Brukselin.

Orvatjet e dyshes Vucic-Rama për ta shtyrë këtë nismë të tyre përpara, ishte interes i vetëm i të dyve për tu konfirmuar si lider të rajonit. Tashmë me krizën e Ukrainës si pasojë e agresionit të Rusisë në këtë shtet, dhe qëndrimi i Serbisë në raport me këtë krizë, duke mos pranuar që ta dënoj agresionin rus dhe duke mos iu bashkuar vendeve perëndimorë për t’i vënë sanksione Rusisë, e bën përfundimisht të vdekur projektin “ Ballkani i Hapur”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"