
Lexoni edhe:
SHBA-ja po e shton interesin për të zbarkuar në Ballkanin Perëndimor
Shkruan: Analist - Blerim Burjani
Grevat priten të përfshijnë të gjithë sektorët, derisa administrata e gjyqësisë është e tillë dhe do të vazhdon të mbetet kaherë kështu me probleme. Gjyqtarëve dhe prokurorëve ju janë rritur pagat ndërsa administratës jo. Kjo temë është e vjetër , pra edhe shumë më herët ka pasur pakënaqësi nga administrata por nuk është marr askush me punët dhe problemet e punëtorëve të administratës.
Konsideroj se institucionet nuk duhet ti injorojnë kërkesat e drejta të punëtorëve edhe në administratën e institucioneve të drejtësisë, duket vepruar, analizuar dhe sanuar sa më parë këtë gjendje, për aq sa mundë të zgjidhen dhe plotësohen kërkesat e punëtorëve.
SHBA-ja po e shton interesin për të zbarkuar në Ballkanin PerëndimorLexoni edhe:
Nuk është korrekte kur gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë enorme ju janë rritur pagat dhe pa ndonjë kuptim, përderisa mjekët që janë kuadër deficitar mbeten akoma me pagat rreth 630 euro. Pra ka shumë gjëra të pakëndshme dhe të pa pranueshme që kanë ndodhë dhe vazhdojnë të ndodhin. Reagimet e grevat nuk japin rezultat të shpejta për shkak të gjendjes së keqe ekonomike të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".