Taktikat brutale të Putinit-Bota bënë sehirë 

Taktikat brutale të Putinit-Bota bënë sehirë 
Taktikat brutale të Putinit-Bota bënë sehirë 

Ragip Guraziu

  • 23 March 2022 - 14:33

Shkruan:Ragip Guraziu

POPULLI; ''MOS U BËFSH ME T'KAJTË STAMOLLI'' 

Lufta në Ukrain, nxorri në pah çështjen; Anëtarësimi i Kosovës në NATO sa më shpejtë.‘’Mirëpo, varet, së pari, nga pozicioni i katër anëtarëve jonjohëse të Aleancës: Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania; dhe së dyti, mbi hapat e vetë Kosovës për të përmbushur kriteret e NATO-s, duke përfshirë zhvillimin e demokracisë së saj, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe trajtimin e drejtë të qytetarëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës, përfshirë komunitetin serb të Kosovë’’, këtë e tha një Ekspert amerikan. 

Eksperti amerikan: Ja nga kush varet anëtarësimi i Kosovës në NATO, çka duhet të bëjnë 4 vendet mosnjohëse 

Kosova e ka bërë të qartë se ku qëndron, me solidaritet të plotë me Ukrainën dhe me qëndrimet e BE-së dhe NATO-sJoseph: 4 vendet që nuk e njohin Kosovën, tani duhet të rishqyrtojnë qëndrimin 

Eksperti dhe ligjëruesi i Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin "Johns Hopkins", në Uashington Edward P. Joseph, ka folur për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO. 

Atëherë; Pse nuk po ju shtroht presion këtyre 4 vendeve  për mosnjohëjen e Kosovës edhe pse 14 vite jemi shtet?! 

Si është e mundur,kur kemi parasyesh 24 vjet pas Luftës së UÇK-së she 14 vjet pas pavarësimit të Kosovë,shtet me Kushtetut,që Veriu I Mitrovicës, I pushtuar nga Serbia dhe gjithëqka andej frymonë me simbolet të çetnikëve serb,çka I thonë kësaj,që sipas autorit të shkrimit,se BE-ja dhe të tjerët po e tolerojnë Serbinë,kundrejtë Kosovës,a I thonë kësaj humor,fusnot,Rezolut 1244,apo tolerim,apo po luhët një mish-mash me Kosovën?!  

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke folur dje para deputetëve në Kuvend, ka deklaruar se Qeveria do ta përshpejtojë aplikimin në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare. 

“Vitin e kaluar bëmë të ditur se ne do të aplikojmë për anëtarësim këtë vit në Bashkimin Evropian, këtë proces do ta përshpejtojmë, njëjtë siç do të përshpejtojmë aplikimin për anëtarësim për Këshill të Evropës dhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë, njëkohësisht do të kërkojmë që Kosova të bëhet sa më shpejt anëtare e NATO-s, duke filluar së pari me Partneritetin për Paqe”, ka thënë Kurti në Kuvend. 

Dashamirët e Kosovës dhe armiqtë e saj kanë dalur për lëndine. 

Vllahoviq i reagon kryediplomatit malazez: Shteti fqinj nuk quhet “Kosovë e Metohi” 

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi dhe njëherit i dërguar i ambasadorit në Washington, Miodrag Vllahoviq, e ka kritikuar ministrin aktual të Jashtëm të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, pasi iu referua Kosovës me termin “Kosovë e Metohi”. 

Raduloviq përmes një deklarate iu referua Kosovës me termin për të cilin Vllahoviq e ka cilësuar si “diplomaci teletabis”. 

Përmes një reagimi në Twitter, Vllahoviq, ka thënë që kjo është “injorancë dhe në kundërshtim me rregullat diplomatike”. 

Përputhshmëria e luftës së shqiptarëve në Kosovë dhe Rusisë në Ukrainë me të drejtën ndërkombëtare 

Kosova u mbështet në të drejtën ndërkombëtare edhe kur luftoi me forcat e veta si fillim (sepse kjo fazë parashikohet në të drejtën ndërkombëtare); edhe kur kërkoi ndihmë nga jashtë, si fillim nga Shqipëria dhe më vonë nga fuqitë perëndimore duke përdorur të drejtën e saj si pjesë e federatës jugosllave dhe jo si pjesë përbërëse e shtetit serb; dhe duke, në fund, kërkuar vendim nga Këshilli i Sigurimit në OKB, të cilin e mori me të gjitha votat përfshirë dhe Rusinë me Kinën të abstenonte. 

Tirana dhe Prishtina nuk e përdorin fare të drejtën ndërkombëtare, as për Ukrainën as për popullin shqiptar     

Qeveritë e shqiptarëve në Tiranë dhe Kosovë mbështetën qendrimin e Uashingtonit lidhur me Ukrainën: “pavarësinë dhe sovranitetin” e saj kur kjo e fundit nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës! Këta pretendojnë se mbështesin drejtësinë―madje të drejtën ndërkombëtare, ndaj në deklaratat e tyre shtuan se Rusia shkel të drejtën ndërkombëtare por pa e cituar atë―domethënë se ç`lejon dhe ç`nuk lejon e drejta ndërkombëtare! Kështu ka vepruar dhe Rusia në raport me Kosovën: se Nato-ja më shumë se Kosova shkeli të drejtën ndërkombëtare me ndërhyrjen e saj ushtarake në një vend që ishte pjesë e federatës jugosllave dhe dhuratë për Serbinë nga fuqitë e mëdha që nga viti 1912! 

Por e vërteta është se Kosova u mbështet në të drejtën ndërkombëtare edhe kur luftoi me forcat e veta si fillim (sepse kjo fazë parashikohet në të drejtën ndërkombëtare); edhe kur kërkoi ndihmë nga jashtë, si fillim nga Shqipëria dhe më vonë nga fuqitë perëndimore duke përdorur të drejtën e saj si pjesë e federatës jugosllave dhe jo si pjesë përbërëse e shtetit serb; dhe duke, në fund, kërkuar vendim nga Këshilli i Sigurimit në OKB, të cilin e mori me të gjitha votat përfshirë dhe Rusinë me Kinën të abstenonte. 

Shqiptarët e kohës, në fjalë të tjera, përdorën të drejtën ndërkombëtare dhe u përputhën me të për të çliruar veten nga represioni serb. Kështuqë kundërshtimi rus lidhet kryesisht me dhuratën që i bëri Rusia bashkë me fuqitë e tjera të viteve `12, Serbisë: se ajo është pjesë tërësore e saj! 

Mirëpo, ky argument shpërnjeh fazën tjetër të federatës jugosllave dhe karakterit që mori Kosova gjatë kësaj faze: se ajo ishte përbërëse e saj si anëtare e barabartë. Kështuqë argumenti rus por edhe serb nuk ka bazë ligjore: sepse historia e popujve është vijimësi dhe marrëveshjet e mëvonshme shfuqizojnë marrëveshjet e mëhershme. Argumentin e parashtruar klasa jonë politike nuk e ka përdorur kundrejt Rusisë dhe Serbisë! Pse? Sepse s`ka mend! 

Tani t`i kthemi qendrimit të qeverive tona lidhur Ukrainën duke sqaruar se nëse drejtësia është me Ukrainën: dhe ajo nuk është―sepse “opozita” atje pushtetin e mori me mjete jodemokratike ose me grusht shteti (veprim që shkel të drejtën ndërkombëtare me të dyja këmbët!) dhe ka shkaktuar vërtet dhimbje të madhe kundrejt pakicave të tjera kombëtare veçanërisht kundrejt qytetarëve rusofonë dhe për më tepër nuk zbatoi marrëveshjen e Minskut dhe detyroi, bashkë SHBA-në, Rusinë të përdorte pushtetin ushtarak, pavarësisht se Putini kishte plotë mjete diplomatike në duar, sepse ky ishte qëllimi i SHBA-së: të ndrydhë Rusinë…ndaj “ata” që mbështësin Ukrainën, nuk shpërnjohin vetëm faktin se Ukraina nuk ka njohur Kosovën por dhe qëllimin e Uashingtonit dhe ngjarjet në fjalë! 

Elita jonë, duke përfshirë dhe shumicën e gazetarëve, dihet se do të bëjë “strucin” edhe një herë dhe do të mbështesin pa shqyrtim dhe kuptim të drejtë të konfliktit, aleatët, ata që s`bënë asgjë për të njohur Kosovën në Ukrainë! Kujtoj se Kosova nuk është njohur kur ishte në pushtet Janukoviçi, njeriu i mbështetur nga Moska! Ky nuk e mbështeti sepse mendonte dhe vepronte si elita jonë: ç`thoshte Moska në politikën e jashtme ashtu bënte dhe ai! Por kur Janukoviçi u largua me grushtin e shtetit të organizuar nga SHBA-ja dhe u zëvendësua me një filo-amerikan, kishte mundësi ta njihte. Por nuk e bëri! Pse? Sepse Kosova nuk i interesonte më Uashingtonit―në kuptimin se e kishte vënë në binarët që dëshironte dhe pak rëndësi kishte se e njihte apo s`e njihte Ukraina. Kjo e fundit do të shërbente vetëm për qëllimin e Uashingtonit në raport me Rusinë. 

Kështu elita jonë është disa herë e padrejtë: një herë kur nuk lufton me argumenta juridikë (duke u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare) për të drejtën e popullit tonë; një herë tjetër kur mbështet një popull që pushtetin e ka marrë duke shkelur hapur të drejtën ndërkombëtare dhe ka shkaktuar shumë dhimbje; dhe një herë kur nuk e përdor “mbështetjen” e saj ―qoftë edhe në këtë fazë― duke u kujtuar “kokonave” të Uashingtonit në Kiev, se ata nuk e kanë njohur popullin tonë në luftën e tij për liri dhe, edhe nëse e mbështesnin, për hir të “aleancës”, t`ia kujtonin qendrimin e saj në raport me popullin tonë por dhe t`i kujtonin “aleatit”―amerikanëve, se nuk ka bërë asgjë për tetë vite me radhë në Kiev për njohjen e popullit tonë. 

Këtë qendrim duhet të kishte mbajtur Prishtina meqënse në përparësitë e saj ka “njohjet e Kosovës” por pa përjashtuar Tiranën, e cila e ka për detyrë―me Kushtetutë, të mbrojë popullin shqiptar kudo! Por si njëra dhe tjetra bënë “strucin” edhe një herë dhe na poshtëruan në sytë e popujve të tjerë duke treguar “bindje” të verbër ndaj “epsheve” të superfuqisë!     

Ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë: “veprime të posaçme” në përputhje me të drejtën ndërkombëtare apo “luftë”?  

Nuk kishin kaluar 48 orë nga shpallja e rajonit të Donbasit si të ‘pavarur’ nga Rusia dhe sulmet e ndërsjella atje nuk kishin ndalur, Putini deklaroi se Rusia do të ndërmerrte ‘veprime të posaçme’ (operacione speciale) pasi drejtuesit e dy republikave kërkuan ndihmë ushtarake në përgjigje të asaj çfarë ata quajtën rritje të ”agresionit ukrainas”. “Rrethanat kërkojnë nga ne të marrim veprim vendimtar dhe të menjëhershëm. Republikat e Popullit të Donbasit kërkuan nga Rusia ndihmë. Lidhur me këtë, në përputhje me Artikullin 51, pjesa 7 e Kartës së OKB-së, me sanksionet e Këshillit të Federatës dhe sipas traktateve të miqësisë të miratuar nga Asambleja Federale dhe ndihmë e ndërsjellë me Republikat e Donetskut dhe Luganskut, unë kam venduar ndërmarrjen e një veprimi të veçantë ushtarak”, thuhet në urdhër. Në një fjalim drejtuar popullit më pas Putini shtoi se ai dëshironte të “çmilitarizonte” dhe të “çnazifikonte” Ukrainën. 

Sipas tij, “ne nuk kemi plane të pushtojmë territorin e Ukrainës”. Pak çaste më pas mediat perëndimore raportuan shpërthime përgjatë Ukrainës duke përfshirë dhe një në Kiev. Bajdeni reagoi duke thënë se “lutësit e botës janë me popullin e Ukrainës sonte për shkak se ata vuajnë sulme të paprovokuar dhe të pajustifikueshme nga forcat ushtarake ruse”. Media perëndimore raportoi se Putini urdhëroi “pushtim të plotë” të Ukrainës duke iu përmbajtur pretendimit zyrtar ukrainas ndërsa sulmet u përqendruan, sipas tyre, kundër objektivave ushtarake në Ukrainë, me armë të përpikmërisë së lartë, pasi synohet paralizimi i ushtrisë ukrainase, kryesisht aviacionit dhe sistemeve raketore. Si pasojë, në orët e para të mëngjesit, në Kiev u mblodh parlamenti për të shpallur ligjin e kohës së luftës. Kur shpallet një ligj i tillë komandatët e ushtrisë marrin vendime dhe shoqëria kufizohet në veprimtarinë e saj. 

Ndërsa Putini riktheksoi edhe një herë se “ne synojmë të mbrojmë popullin e Donbasit nga genocidi” dhe Bajdeni tha se “bota do të mbajë përgjegjëse Rusinë”, qendrim të cilin e mbajti dhe Brukseli më pas...paralelisht Rusia njoftoi se kishte asnjansuar (neutralizuar) forcat ushtarake të Ukrainës. Rusia tha, gjithashtu, bazuar në inteligjencën e saj se ushtarët ukrainas po braktisnin frontin e luftës ndërsa ministri ukrainas tha se ata do të nxjerrin jashtë forcat ruse duke thirrur popullin të merrte armët dhe të përballësh me ofensivën ruse.                         

Por është e qartë se nuk do të ketë pushtim të Ukrainës meqënse këtë drejtë Putini nuk e ka marrë nga ligjbërësit rusë dhe pushtimi do të ishte në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare: sepse kjo e fundit lejon ndërhyrjen ushtarake të një fuqie tjetër vetëm kur një popull kërkon ndihmë nga fuqia në fjalë. Në rastin konkret kemi dy ngjarje që kanë marrë formë juridike: populli i rajonit kërkoi ndihmë dhe njohje të pavarësisë së tij dhe pasi Rusia e njohu, veproi me ushtri. Kështuqë me siguri Putini do të synojë largimin e rrezikut në rajonin përkatës duke paralizuar paralelisht ushtrinë ukrainase. Pas këtij veprimi do të synojë ―me shumë gjasa― të ulet për bisedime me palën ukrainase. 

Por duhet thënë se propaganda perëndimore e bëri efektin e saj edhe në këtë rast: sepse shumica e quajti veprimin e Rusisë “pushtim”―siç e quajti Kievi dhe pas tij media! Medje disa përdorën fjalën “invazion”―kjo fjalë latine përkthehet në shqip si “pushtim” ose “shkelje” sepse nënkupton shkeljen e një vendi tjetër. Por nëse u përmbahemi veprimeve të Rusisë lidhur me Donbasin, ajo ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, sepse si fillim banorët përkatës i kërkuan njohje dhe ndihmë dhe pasi Rusia e njohu pavarësinë e rajonit, e shkeli atë me ushtri. Për banorët përkatës, rrjedhimisht, Rusia është çlirimtare. 

Por sulmet në brendësi të Ukrainës nuk janë dhe aq në përputhje me të drejtën ndërkombëtare ― megjithëse kur sulmon Izraeli shtetet fqinje, Sirinë, Iranin dhe Palestinën, me mbështetjen amerikane por jo evropiane, izraelitët dhe amerikanët përdorin argumentin e të drejtës ndërkombëtare―domethënë, të drejtën për t`u mbrojtur qoftë edhe duke sulmuar. Shumicës sonë, rrjedhimisht, nuk i është bërë mësim as mësimi i klasës së parë: se heqja e një shkronje ndyshon kuptimin e fjalës dhe fjala “bujk” bëhet “ujk” e jo më ndryshimi i fjalës nga “çlirim” në rastin e Donbasit dhe “sulm” në rastin e pjesës tjetër të Ukrainës, në “pushtim”!  

Kujtoj se parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare lidhur me detyrimet shtetërore dhe marrëdhëniet ndërkombëtare kanë ndryshuar dekadat e fundit: në rastin e Ukrainës ata nuk burojnë vetëm nga Karta e OKB-së dhe traktatet por dhe nga Memorandumi i Budapestit mbi Garancitë e Sigurisë.  Këtë të fundit e kanë nënshkruar Ukraina, Federata Ruse, Britania dhe Irlanda dhe SHBA-ja në vitin 1994. Qëllimi ishte të bindësh Kievi të transferonte armët bërthamore të trashëguara nga Sovjetët në Rusi. Memorandumi ka 6 pika dhe pika e dytë e tij ―detyrimi që mos të përdoret kërcënimi ose forca kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të Ukrainës―, është shkelur nga SHBA-ja, Britania dhe BE-ja që në vitin 2014 me grushtin e shtetit. Kjo është arsyeja se pse Rusia iu përgjigj Zelenskit―kur ky i fundit kërkoi pikërisht kur filloi ndërhyrja ushtarake në vendin e tij që të respektohësh Memorandumi―se “Memorandumi nuk detyron Rusinë, Britaninë ose SHBA-në të njohë puçin jokushtetues në Ukrainë”.  

Putini këmbngul se ndërhyrja e tij në Ukrainë është “veprim i posaçëm ushtarak”. Ky term u citua në ligj i cili detyron median t`i përmbahet atij dhe mos ta quajë luftë. Të njëjtin term ka përdorur shpesh herë Amerika për ndërhyrjet e saj ushtarake jashtë vendit. Ky term përfshihet në të drejtën ndërkombëtare. Fjalori i Oksfordit citon se ai “përfshin forca të specializuara ose pajisje veçanërisht veprimin që është i fshehtë ose përfshin taktika jokonvencionale ose synime dhe zakonisht ndërmerret nga forca speciale”. 

Sidoqoftë, e drejta e veprimeve ushtarake mund të përcaktohet përgjithësisht si ndërthurja e të drejtës ndërkombëtare dhe kombëtare dhe politikë e lidhur me planin dhe sjelljen e operacioneve ushtarake në kontekste të ndryshme, duke përfshirë por jo e kufizuar në konflikt ushtarak. Përcaktimi buron nga përmbledhje të ndryshme të të drejtës ndërkombëtare humanitare (ose e Drejta i Konfliktit Ushtarak), e drejta e të drejtave të njeriut, e drejta e qëllimit, e drejta e armëve, e drejta e operacioneve kibernetike, por gjithashtu dhe nga përmbledhje që ndërthurin shqyrtesa ligjore dhe politike, si rregullat e përleshjes. Sipas profesorit Terry Gill, editor i Doracakut të të Drejtës Ndërkombëtare të Veprimeve Ushtarake e drejta ndërkombëtare e veprimeve ushtarake mund të përcaktohet si një përpjekje për të kundërpeshur fragmentimin e të drejtës ndërkombëtare. 

Gjykuar nga çka ka përdorur Putini gjatë kohës përpara se të ndërhynte ushtarakisht në Ukrainë ―njohu pavarësinë e Donbasit (ky është parakusht për ndërhyrje) dhe më pas dërgoi ushtrinë për mbrojtjen e tij pasi përpjekjet për të biseduar rreth shqetësimeve të Rusisë për sigurinë dështuan me Amerikën dhe Nato-n―por dhe nga qendrimet politike gjatë fazës së veprimeve ushtarake në Ukrainë ―Putini ka pohuar se qëllimi fillestar ishte çlirimi i Donbasin por kur pa se perëndimi donte ta integronte Ukrainën në Nato me veprime të përshpejtuara, veprimet ushtarake ruse u zgjeruan për çmilitarizimin dhe çnazifikimin e gjithë Ukrainës―ai ka përdorur të drejtën ndërkombëtare. Por nuk ka përdorur të drejtën kombëtare―në kuptimin e miratimit të veprimeve ushtarake të posaçme nga Duma për gjithë Ukrainën. Por ky fakt përbën pak shqetësim për Putinin për sa kohë që ai nuk mund të ndiqet penalisht nga Duma. 

Megjithëse jo gjithnjë, veprimet e posaçme ushtarake nënkuptojnë luftën (ndaj dhe në përcaktimin e përmendur më herët përfshihet dhe konflikti ushtarak por ky i fundit është pjesë e luftës dhe jo anasjelltas), meqënse përdoret forca ushtarake për të ndaluar një dinamikë dhe ata që e quajnë luftë nuk gabojnë sidomos në kushte kur Ukraina përgatiti forcat ushtarake për luftë dhe jo thjesht për t`u përballur me veprime të posaçme ushtarake dhe sidomos kur dëshmohet luftë dhe vrasje. Por si koncept nënkupton largimin e Rusisë nga Ukraina, sigurisht, pasi ta ketë çmilitarizuar dhe çnazifikuar... 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".