Një kërkesë historike për Evropën e sotme integruese e paqësore

Një kërkesë historike për Evropën e sotme integruese e paqësore
Një kërkesë historike për Evropën e sotme integruese e paqësore

Mehdi Hyseni

  • 27 March 2022 - 16:51

Prof.Dr.MehdiHYSENI

“Të lutem Evropë! Ktheja borxhin  që i ke marrë kombit shqiptar më shumë se një shekull më parë për interesat e grekosllavizmit, se jemi kombi më i vjetër, me gjuhën më të vjetër, edhe me kulturën më të vjetër për të cilën dijetari yt i shquar, gjermani Lambertz, ka thënë: "Nëse duam të njohim kulturën parakristiane, duhet t'i drejtohemi gjuhës shqipe"! (E.Y.)

 

***  Ramush Haradinaj: Askush nuk ka mandat të debatojë “shkëmbimin e territorit” të Kosovës !

 

*** Në vend të ëndërrave dhe të naivitetit pa mbulesë, që të “tregtojmë” territore për t'u pajtuar me Serbinë, në “rend dite” të Qeverisë dhe të Parlamentit të Kosovës, duhet të  jetë KTHIMI i “14.500 shqiptarëve” në Veriun e Kosovës, duke përfshirë pikësëpari  qytetin Mitrovica Veriore.

-E, jo kurrfarë “veriu” t’i japim Serbisë për t’i “rehatuar” kolonët e saj në shtëpitë, në banesat dhe në pronat legale të shqiptarëve të dëbuar me dhunë dhe me terror (2000-2022).

Pra,  të të gjithë, duhet të ngremë zërin dhe të kërkojmë unanimisht  kthimin e “14.500 shqiptarëve të rrënjës” në shtëpitë, në banesat dhe në pronat e tyre në Mitrovicë, të cilët Serbia me harangat e saj policore e paramilitare dhe me buxhetin e saj,  i dëboi më 3 shkurt  të vitit 2000.  Këtë temë të dhembshme e tragjike ( e papranueshme për rrethanat dhe realitetet e axhendës dhe të stadardeve  integruese të BE-së ), Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, do të duhej ta venin në “rend dite” të politikës së tyre, sepse askush nuk ka të drejtën, që “14.500 shqiptarë” t’i  fshijë nga faqja e dheut të tyre autokton, e në vend të tyre të nguliten kolonistë serbë, të instaluar dhe të mbështetur nga Serbia e Aleksandër Vuçiqit në “Sunçana dolina” në dhjera e qindra shtëpi të bukura modern, që të përkujtojnë kolonizimin gjneocidal të territoreve të Kosovës të viteve 1912-1914, gjatë luftërave ballkanike, ku Serbia në aleancë me Bullgarinë, me Greqinë dhe me Malin e Zi, synuan ta copëtonin Shqipërinë. Mirëpo, këtij qëllimi pushtues nuk ia arritën fal ndërhyrjes së Austro-Hungarisë, por, ama e  cunguan dhe e zvogëluan territorin e Shqipërisë, në emër të  “çlirimit të takave serbe nga pushtuesit turq”.

 

*** Ndaj, as unë, as Ramizi, as Hajdari e as Hyseni dhe as të tjerët (brenda dhe jashtë pushtetit) nuk duhet të kërkojmë, që Veriu t’i  bëhet “teslim” Serbisë kolonialiste, por, t’i drejtohemi  Evropës me këtë rikujtim-kërkesë historike: “Mos Evropë! Ktheja borxhin  që i ke marrë kombit shqiptar më shumë se një shekull më parë për interesat e grekosllavizmit, se jemi kombi më i vjetër, me gjuhën më të vjetër, edhe me kulturën më të vjetër për të cilën dijetari yt i shquar, gjermani Lambertz, ka thënë: "Nëse duam të njohim kulturën parakristiane, duhet t'i drejtohemi gjuhës shqipe"! (E.Y.)

Ky do të duhej të ishte mesazhi ynë historik, politik, kombëtar dhe ndërkombëtar i përbashkët për mbrojtjen e Kosovës së Shqipërisë Etnike, JO i kurrfarë  ideje a sugjerimi për copëtimin e saj, në emër të ndonjë “shkëmbimi kualitativ” të territorit të saj. Ndaj, shqiptarë, të mes merremi me tema triviale armiqësore antishqiptare të  politikës propagandistike të “kulturotregerëve”   të qeverisë së Serbisë së Madhe të presidentit Aleksandër Vuçiq, se “Kosova është Serbi” ; se “Serbia është vendi më i civilizuar  në Evropë”  sipas “kulturtregerëve” të Serbisë kolonialiste pushtuese të Nikola Pashiqit,  ku në emër të patriotizmit të rremë dhe të emancipimit të lartë kulutror serb,  e pushtuan Shqipërinë, me qëllim të shfarosjes së “shqiptarëve të egër” nga shtëpitë dhe nga tokat e tyre stërgjyshore (1912-1914).

 

*** Nuk është koha e “shkëmbimit” të territorit të Veriut të Kosovës, por e mobilizimit  gjithëkombëtar, gjithështetëror, duke përfshirë aleatët dhe  miqtë tanë-Amerikën, NATO-n dhe BE-në për MBROJTJEN, SIGURINÊ, STABILITETIN dhe PAQEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS nga çdo ndërhyrje agresive e jashtme.

Duke qenë se ndodhemi në momentin më kritik, kur është fjala për mbrojtjen, sigurinë, rendin, paqen dhe stabilitetin e Kosovës nga  ndonjë agresion invadues i Serbisë së mbështetur nga Rusia e Vladimir Putinit, kjo duhet të jetë  kryetema jonë e përbashkët se si të mbrojmë jo vetëm VERIUN, por gjithë territorin e Kosovës,  jo kurrfarë preokupimi dhe debati  për “shkëmbimin e territoreve” mes Kosovës e Serbisë. Ky është cirk apolitik naiv, pa kurrfarë interesi gjeopolitik, nacional dhe shtetëror  të Republikës së Kosovës.

Prandaj, edhe Ramiz Kelmendi nuk do të duhej të “harxhohej”  në FB me diçka që ka “hangër fiq e diq”, siç thotë një proverb popullor (s’ka shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë), por  të përkujdeset që mishit të importuar nga Serbia etj., të mos i skadojë afati i përdorimit, duke u preokupuar  rreth “shkëmbimit të territorit të veriut të Kosovës me Preshevën. Duke qenë se kjo nuk është temë në tryezën diplomatike të BE-së, as të Amerikës e as të Republikës së Kosovës. Por, mbrojtja me çdo kusht e Kosovës nga ndonjë agresion eventual ruso-serb, që po i kanoset në këto kohët e fundit, pas invadimit të Ukrainës nga Federata Ruse e Vladimir Putinit. Kjo është tema e sigurisë së Kosovës me të cilën duhet të merren edhe Prishtina zyrtare, edhe Tirana, edhe NATO, edhe Amerika, dhe aleatët e saj evropianoperëndimorë, JO “trampi”, -“ja Mitrovica Veriore, më jep Preshevën”!

Haradinaj dhe Merkel e kanë varrosur “shkëmbimin e territoreve” mes Kosovës dhe Serbisë !

Prandaj, nuk parapëlqehet që asnjëri prej nesh qoftë brenda apo jashtë politikës, të merret me këtë “temë”, sepse nuk është në interesin e Kosovës, por në copëtimin e territorit të saj nga ana e Serbisë. Prandaj, fal kundërshtimit politik e diplomatik të qeverisë së Ramush Haradinajt (ish-kryeministër), i cili prerazi ka hedhur poshtë “shkëmbimin e territoreve”, duke nënvizuar se “Më herët kemi shpjeguar në një retorikë të Beogradit, e cila thotë se duhet të marrë veriun, ndoshta një kundër-retorikë e Kosovës ka logjikë, që thotë se ne e duam Nishin, Preshevën apo dikë tjetër. Ndërsa, qëndrimi i qeverisë dhe i imi është ky: e synojmë një marrëveshje ligjore obligative mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke Kosovë - Serbi. Kufijtë, territori nuk janë temë e diskutimit. Nuk ka mandat askush i Kosovës që t'i diskutojë këto. Mendoj se ajo që po thotë presidenti është në nivel të retorikës ose kundër-retorikës. Shpresoj që është ashtu, nëse është ndryshe, atëherë kemi problem serioz në Kosovë".( Shih në :

".(https://www.zeriamerikes.com/a/germany-kosovo-merkel/4547232.html).

 

 “Shkëmbimi i territorit të veriut të Kosovës” nuk mund të  quhet “kualitativ”, por vetëm copëtim, sepse Presheva është territor shqiptar, jo serb !

 

*** Me qëllim të përafrimit të Kosovës me Serbinë, kur është fjala për arritjen e ndonjë kompromisi politik në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2022), në FB, Ramiz Kelmendi ka sugjruar  “ndryshim kualitativ”, duke propozuuar që Veriu i Kosovës t’i jepet Serbisë për të marrë Preshevën. Mirëpo, ky nuk mund të quhet “ndryshim kualitativ”, mbase edhe Veriu , edhe Presheva janë territor autkoton i Shqipërisë Etnike, jo i Serbisë kolonialiste (1878-2022). Pra, nuk është fjala për dy territore me origjinë të ndryshme të zotëruesve të pronave të tyre, por vetëm për të njëjtin territor historik dhe gjeopolitik autokton shqiptar. Këtu, nuk ka kompromis me vetëveten, sepse Presheva, Bujanoci e Medvegja janë vetëm koloni të Serbisë, asgjë më shumë (1878-2022). Këto, një ditë, duhet t’i kthehen amzës së tyre-Shqipërisë Etnike Natyrale, pa e sakrifikuar Mitrovicën, Istogun, Pejën e as Gjakovën…etj.

Fundja, shkëmbimi i “Veriut me Preshevën”, është  një vetëmashtrim, që nuk shpie askund veçse nën hudhrën dhe çekanin e sundimit të egër të kolonializmit gjenocidal të Serbisë, jo të arritjes së asnjë kompromosi politik me të.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".