Zgjedhja e meritorit të guximshëm, shpëtim nga dështimi dhe abuzimi i interesa grupore e klienteliste

Zgjedhja e meritorit të guximshëm, shpëtim nga dështimi dhe abuzimi i  interesa grupore e klienteliste

Hajrullah Tërnava

  • 03 April 2022 - 08:50

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Një institucion si Kryeprokurori i shtetit është aq i vlefshëm për funksionimin e shtetit sa që duhet që komisionet që e përzgjedhin atë, të janë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në përzgjedhjen e tij, që zgjedhja  të jetë publike dhe autoritative,  në bazë të kritereve të përzgjedhjes, si nga aspekti i shkollimit të tij si nga pastërtia profesionale dhe jetësimi i ligjeve në ato institucione, sa i përket atij person që do të përzgjidhet si Kryeprokurori i shtetit të Kosovës.

Tash është momenti që i gjithë kontributi për zgjedhjen e tij nuk duhet të futet në një rrugë pa krye, sidomos finalja e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të shtetit, pas dyshimeve të ngritura për parregullsi në poentin dhe intervistim të kandidatëve nga ana e komisionit vlerësues. Pas përmbylljes së këtij procesi  prokurorët Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani dhe Shqipdon Fazliu, kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit, janë deklaruar lidhur me procesin e poentimit nga Paneli Vlerësues i Këshillit  Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili e kishte poentuar Blerim Isufajn, si kandidatin më të suksesshëm. Të tre këta kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit, kanë deklaruar se kanë pranuar poentimin përfundimtar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në lidhje me vlerësimet që komisioni vlerësues ka bërë për këta kandidatë gjatë intervistimit. Në garë për këtë pozitë jan: Blerim Isufaj, ish kryesues i KPK-së dhe aktualisht kryeprokuror i PSRK-së, Kujtim Munishi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Armend Hamiti, prokuror i Krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Lulzim Sylejmani e Shqipdon Fazliu, të dytë prokurorë në zyrën e Prokurorit të shtetit. Nga vlerësimi i komisionit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për të renditur kandidatin Blerim Isufaj, si më të suksesshmin me 98 pikë, nuk janë pajtuar disa nga kundër kandidatët e tij në këtë garë. Sipas rezultatit të intervistimit: Blerim Isufaj është vlerësuar me 98 pikë, Shqipdon Fazliu me 92 pikë, Kujtim Munishi me 84.2 pikë, Armend Hamiti me 80.6 pikë dhe Lulzim Sylejmani me 74.2 pikë. Prokurori Armend Hamiti njëri nga kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, ka thënë se ka shumë gjëra që nuk janë në përputhje me atë që është transmetuar edhe në televizion rreth këtij procesi. Ai ka thënë se së bashku me disa kandidat të tjerë  po mendojnë ta bëjnë kundërshtimin për këtë poentim brenda afatit ligjor prej pesë ditësh. Sipas kësaj situate të krijuar, ai ka deklaruar se nuk është zgjedhur si kandidat përfundimtar për votim në KPK dhe se do të paraqes kundërshtim ndaj vlerësimit të këtij Komisioni. Lidhur me kundërshtimet e kandidatëve duhet  të vendoset nga ana e Komisionit për Rishqyrtim të kundërshtimeve të kandidatëve. Vetëm pas përfundimit të procesit të kundërshtimit dhe vendosjes lidhur me kundërshtimet e kandidatëve nga ana e komisionit për rishqyrtim, sipas paragrafit 2, të nenit 17 të kësaj rregullore, përcaktohet që anëtarët e KPK-së do të votojnë për kandidatët për të cilët diferenca në mes kandidatëve është e barabartë ose deri në 3%. Ndryshe, në një raport të publikuar më 24 mars 2022 nga Koalicioni i OJQ-ve, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL me titull: Integriteti i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit-Raport ky nga monitorimit dhe vlerësimit të ecurisë së procesit, ky koalicion ka rekomanduar të anulohet procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të shpallet konkurs i ri. Koalicioni i OJQ-ve ka vlerësuar se në aspekt të përgjithshëm i pari rangohet Shqipdon Fazliu, i dyti Armend Hamiti, i treti Blerim Isufaj, i katërti Kujtim Munishi dhe i pesti Lulzim Sylejmani. Koalicioni i OJQ- ve përmes këtij raporti ka rekomanduar që komisioni vlerësues të publikojë vlerësimin me arsyetimin mbi poentimin për secilin kandidat, në mënyrë që të arrihet transparencë e plotë deri në fund të procesit, KPK të anulojë procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të Kryeprokurorit për shkak të shkeljeve procedurale dhe defekteve të evidentuara nga koalicioni i OJQ-ve, të shpallet konkurs i ri duke vazhduar me praktikën e njëjtë të transparencës sa i përket publikimit të koncept-dokumentit dhe procesit të intervistimit, KPK të plotësojë dhe ndryshojë rregulloren për procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit, në formularin e koncept- dokumentit ngase i njëjti nuk siguron meritokraci, pyetjet në koncept-dokument duhet të orientohen më shumë rreth pozitës së Kryeprokurorit dhe formulohen në atë mënyrë që të vlerësojnë shkathtësitë dhe aftësitë se sa njohuri të përgjithshme. E për tu bërë situate akoma më komplekse dhe e pa qartë, ka ndikuar edhe  vendimi i pa pritur i anëtarit të  KPK-së, Agron Beka, i cili dha dorëheqje nga Komisioni për Rishqyrtim të kundërshtimeve të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, kështu që emërimi i anëtarit të ri është dashur të bëhet me urgjencë nga ana e KPK-së. Anulimin e konkursit për Kryeprokurorin e Shtetit dhe ri shpalljen e tij e ka kërkuar edhe kryetari i komisionit për legjislacion Adnan Rrustemi. Me qe ky institucion llogaritet njëri ndër ma kryesorët i një shteti, i cili ndikon si në preventive njashtu edhe në praktika të jetësimit të pastër të ligjeve në shtet, si institucioni kryesor i cili drejtpërsëdrejti i lufton të gjitha të këqijat në një shtet, në këtë situatë duhet të përzgjidhet vetëm ai që e meriton sipas meritave 100% profesionale dhe morale. Nuk është zgjidhje e duhur nëse procesi bllokohet. Duhet të përzgjidhet më i miri në mes të atyre që kanë konkurruar në mënyrë që  edhe institucioni të cilit do ti takoj ky personalitet, të jetë institucion  krenar me zgjedhjen e atij që është më i afti ndër kandidatët që kanë konkurruar, për atë vend sipas konkursit të paraparë dhe kritereve që i ka parapa ai konkurs.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".