Zgjedhja e Prokurorit të ri të shtetit, për ta pastruar drejtësinë nga mbeturinat e SHIK-ut të inkriminuar!

Zgjedhja e Prokurorit të ri të shtetit, për ta pastruar drejtësinë nga mbeturinat e SHIK-ut të inkriminuar!

Hajrullah Tërnava

  • 11 April 2022 - 07:24

Shkruan:ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Në rrethanat e kriminalizuara në të cilat tani gjendet Kosova, koha është të vetëdijesohemi për një të ardhme më të shëndetshme për Kosovën dhe në bazë të zhvillimeve të bëhen  analizat për të konstatuar të gjitha shkaqet e situatës së kriminalizuar në të cilën tani po gjendet Kosova dhe po bëhen përpjekjet për të dal nga kjo situatë. Misioni  është i vështirë, nuk është aspak i lehtë, prandaj jemi këtu ku jemi dhe ende  nuk po lëvizë asgjë në drejtimin e duhur drejt shteteve të BE, prandaj  as populli nuk e  ka paramenduar  se do të vjen në këtë situatë të tanishme, për të mbetur shteti më i izoluar në botë.

Tash më shumë se kurrë duhet të vetëdijesohemi dhe të ndërmarrim veprime që s’paku ata fajtor që qëndrojnë si kryesorët në instanca të larta,  nëpër institucionet shtetërore, të ndëshkohen me ligjet e Kosovës që i kemi të mjaftueshme dhe me standarde të BE-së. Ne bazë të përvojave të deritashme është momenti që duhet të përzgjidhet për Kryeprokuror Shteti personi, kandidati më i përgatitur dhe autoritativ i shtetit, sepse në bazë të përvojave të deritashme,  të gjithë ata Kryeprokuror që ishin në ato poste, në krye të këtij institucioni,  ishin të emëruar nga ata të „fortit e shtetit“ që i emëronin për qëllimet e tyre, vetëm që ti mbrojnë „shefat e tyre“ që  ishin të zhytur në krime, që mos të përfshihen në përndjekjet e tyre. Shefat e mëdhenj dhe vartësit e tyre në institucionet e drejtësisë ia arritën qëllimit dhe u pasuruan skajshmërisht,  por me këtë i shkaktuan dëme gati të  pariparueshme Kosovës.

Kjo po na bënë që të jemi në këtë gjendje më të izoluarit në botë. Tani kur po tentohet të përzgjidhet Kryeprokurori është tash koha që të vepron Presidentja e vendit, sipas obligimit që e ka me kushtetutë, dhe në koordinim të përbashkët me Kuvendin, të ndërmerr veprimet e duhur ligjore të fillimit të pastrimit të KPK-s dhe KGJK-s nga strukturat e inkriminuara e të instaluara në sistemin e drejtësisë këtu e 20 vjet më parë. Tani është momenti që duhet të jetë arsye dhe motiv i ndërmarrjes së një veprimi të tillë, për fillimin e një paravetingu, kjo loja e pistë që u zhvillua më konkursin për kryeprokuror të shtetit, i cili u abuzua rëndë dhe kundër të cilit u ngritën në këmbë të gjitha ambasadat e huaja në Kosovë, me ndikim në mbështetje të ndërtimit të sistemit të drejtësisë, jo vetëm financiarisht, por edhe me  ekspertët e tyre profesional e ligjor. Jo rastësisht ka reaguar kundër kësaj maskarade edhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Enver Hasani i cili ka thënë se ai me kohë e kishte hetuar instalimin e krimit në drejtësi dhe për këtë arsye e quan “Grup Kriminal” përbërjen e KPK-së që e votuan Blerim Isufajn për kryeprokuror të shtetit.

Sipas Hasanit  përzgjedhja e Blerim Isufajt si kryeprokuror i shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, është jashtë çdo norme kushtetuese, ligjore dhe etike. Se në KPK është instaluar një grup i madh kriminal, ai thotë se ka tërhequr vërejtjen hiq më pak se para  8 vitesh. Ai ka thënë se  për këtë grup njerëzish, në vitin 2015, i ka thënë gjërat që sot po i thonë ambasadat e huaja, pasi është në pyetje një grup, i cili supozohet ta mbrojë ligjin, por, në fakt, është kundër ligjit dhe është duke vepruar në kundërshtim me çdo normë kushtetuese, ligjore dhe etike. Pra me të drejtë ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se është pikërisht ky grup që  në vazhdimësi e ka cilësuar si grup kriminal. Edhe ai me të drejtë  e  konsideron se pati shkelje të shumta në përzgjedhjen e Blerim Isufajt,  shkelje që janë të ndryshme.

Fillimisht është  mënyra se si i drejtohen atij që ia dhanë votën me 98 për qind, që është absurde dhe cenohet rregullorja e brendshme, sipas Enver Hasanit. Kjo e kaluar duhet të korrigjohet dhe të riparohet dëmi. Është moment i duhur që konform ligjit dhe kushtetutës, konform obligimit që ka Presidentja e shteti në bazë të kushtetutës, të bashkërendohet strategjia e veprimit edhe me Kuvendin e Kosovës, Komisionin për Legjislacion, për të filluar vlerësimin profesional dhe individual të secilit anëtar të KPK-s por edhe KGJK-së, për të kërkuar ndryshim dhe reformim rrënjësor, substancial, me njerëz të rinj nga aspekti moral dhe profesional, për tu pastruar nga njerëzit të cilit në KPK dhe KGJK ishin dërguar nga ish Qeveria e përkohshme dhe SHIK-u, pastaj edhe nga LDK-ja, duke ja bërë avokatinë e shërbimit krimit të organizuar dhe korrupsionit, e duke ndëshkuar qytetarët dhe njerëzit krejtësisht të pa rëndësishëm, por gjithmonë duke mbrojtur mafio politikën dhe rrjetet kriminale, që nga niveli komunal e deri në majat e larta të pushtetit, Kuvend, qeveri e Presidencë, vazhdimit të kontrolluara dhe nënshtruara nga parapolitika dhe strukturat kriminale të SHIK-ut ilegal.

Nëse i bëhet një retrospektive analize së kaluarës në mandatet e tyre si Prokuror shteti, që nga  HiImi Zhitija, Ismet Kabashi, e Aleksandër Lumezi, institucioni që e kanë drejtuar ata së bashku me elitën e prokurorëve në të gjitha nivelet, nuk mbahen në mend për ndonjë rast të shënuar të nivelit të lartë në luftën kundër krimit të organizuar, por secili prej tyre ishin vegla të politikës dhe nëntokës e mafio-oligarkisë së inkriminuar. Në këto rrethana në të cilat tani gjendemi duhet të bëhet çmos dhe që në institucione të shtetit të merohen individ të shkolluar n nivele të larta, dhe me një të kaluar profesionale pozitive e që janë të gatshëm ti luftojnë të gjitha të këqijat në shtetin e Kosovës, pavarësisht se kush është në pyetje, sepse të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".