Kryeministri Kurti, 'arrë' e pa thyeshme përball Aleksandër Vuqiqit në dialog për marrëveshje finale

Kryeministri Kurti, 'arrë' e pa thyeshme përball Aleksandër Vuqiqit në dialog për marrëveshje finale

Hajrullah Tërnava

  • 11 April 2022 - 16:26

Kryeministri Kurti, “arrë” e pa thyeshme përball Aleksandër Vuqiqit në dialog për marrëveshje finale

Shkruan: ANALISTI:Hajrullah Tërnava

Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës gjithsesi se do te vazhdohen, e sidomos tani mbasi zgjedhjet në Serbi janë krye, edhe që prapë u zgjodh kryetar shteti Aleksandër  Vuçiq,  i cili shquhet me qëndrimet e tija radikale nacionaliste, megjithatë pritet që faktori ndërkombëtar do ti  bëjë presion në Vuçiqin për ti vazhduar bisedimet me Albin Kurtin,  Kryeministri i Kosovës, e që edhe Kurti llogaritet si nacionalist i cili në konceptin e tij nuk bënë lëshime, dhe koncepti i tij është Kosova të njihet në kufijtë e kushtetutës së  vitit  1974.

Qëndrimi i Kryeministrit të Kosovës dhe ekipit të bisedimeve me Serbinë, që zgjidhja për marrëveshje finale me Serbinë të jetë njohja reciproke në kufijtë e kushtetutës së vitit 1974, është strategjia me serioze nga e cila nuk duhet të ketë  devijim apo kompromis në dëm të Kosovës. Sipas kushtetutës së atij viti, të gjitha shtetet që janë shkëputur nga Jugosllavia e kanë shpallur pavarësinë e tyre, dhe  janë të njohura nga ndërkombëtarisht. Kështu duhet të vepron edhe Kosova e pa varur të cilën po ashtu  e kanë njohur shumë shtete në këta kufij,  dhe që disa shtete janë edhe anëtare të BE-së, prandaj edhe pritet që të shtohet presioni ndërkombëtar për intensifikimin e dialogut me  përpjekjen për arritjen më të shpejtë të marrëveshjes finale. Ruajtja e kontinuitetit të vazhdimit të dialogut, me Presidentin Vuçiqi pas përfundimit të zgjedhjeve në këtë shtet, dhe rikonfirmimit të mandatit të ri të të Aleksandër Vuçiqi, e ka peshën e vetë sepse ai është  figura kryesore që është në këtë proces dhe po e ruan kontinuitetin e agjendës së kaluar të dialogut dhe marrëveshjeve të nënshkruara mes palëve me ndërmjetësimin ndërkombëtar. Gjithsesi se është pikërisht tash një nga testet më serioze për pozitën dhe opozitën politike në Kosovë, që të lënë anash përçarjet dhe fërkimet për interesa të ngushta elektorale, dhe të përgatiten seriozisht për ballafaqim me shtetin serb në këtë proces, i cili nuk do të jetë i lehtë, sepse në pas zgjedhjeve në Serbi nuk ka ndryshuar asgjë në kursin politik, është forcuar akoma më shumë krahu i politikës radikale që akoma nuk po arrin të shkëputet nga trashëgimia e pa ndëshkuar kriminale. Por lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është tani një faktor që në këto situata të tanishme më shumë na shkon për shtati neve si shtet i  Kosovës, sepse 90% e shteteve demokratike  ne krye edhe me Amerikën dhe shtetet në  NATO-, janë në përkrahje të Ukrainës e cila është sulmuar fuqishëm nga Rusia, e që Rusinë në këtë rast po e përkrah vetëm Serbia,  si i vetmi shtet i Ballkanit, e cila vetëm ajo s’ka pranuar të ushtroj sanksione ndaj Rusisë, gjë që këto tjerat shtete demokratike i kanë ndërmarr këto masa të rrepta të sanksioneve ndaj Rusisë, prandaj duke e pasur parasysh këtë situatë, shteteve të forta demokratike,  sikur që është Amerika dhe shtete tjera, nuk ju  mbetet tjetër veç të bëjnë presion që ato pesë shtete të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ti bindin edhe  ato  që ta njohin shtetin e   Kosovës, dhe Kosova të anëtarësohet pa shumë vonesë në NATO dhe BE. Me këtë  do të përfundonte një proces tepër i rëndësishëm  dhe çdo gjë do të ishte në interes dhe në të mirë  të Kosovës. Duke u pranuar Kosova si shtet i pavarur dhe anëtare e BE-së do të ju kontribuonte aleancave të lëvizjeve demokratike me ndihmat e saja, dhe si anëtare e NATO-se, do ta jepte edhe  kontributin e saj  për siguri dhe paqe kudo që të kishte nevojë për angazhimin e saj.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".