
Lexoni edhe:
Klix.ba: Darka në Berlin ku vetëm njëri nga zotërinjtë buzëqeshi
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjan
Për këtë qeveri, dhe për kryeministrin Kurti, ditët në vijim do të kemi një situatë serioze e komplekse me plotë agjenda sfiduese të cilave kërkohet për të ju dhënë zgjidhje, sidomos bë rrafshin politik e diplomatik, lidhur me të ardhmen e Kosovës. Mendoj se për këtë qeveri është shumë komplekse tejkalimi me suksese i këtyre sfidave.
Klix.ba: Darka në Berlin ku vetëm njëri nga zotërinjtë buzëqeshiLexoni edhe:
Ky politikan, pra Kryeministri Kurti, për më shumë është më tepër i prirë të jetoj i sfiduar, se sa të bëjë të kundërtën, se sa që mundë ta sfidoj veten politikisht. Pra kërkohet një përkushtim për ta sprovuar dhe sfiduar veten me gjëra shumë serioze edhe Kryeministri Kurti. Kjo është diçka që shumë vështirë mundë të ndodhë, sepse ka probleme të theksuara por dhe komplekse, ka probleme të tjera të natyrës politike, dhe hipoteka tjera e barriera për tu angazhua përfundimisht dhe për ti zgjidhur problemet përfundimisht. Pastaj ka edhe staf të dobët, jo profesional e politik. Edhe pse ka një shumicë relativisht të mirë me numra në Kuvend, ka deputet të dobët dhe thuajse shumica janë anonim dhe njerëz që nuk janë për këtë punë. Pika më e dobët për VV-në në Kuvendin e Kosovës është udhëheqësja e grupit parlamentar që i ka ndërruar shumë parti politike dhe asnjë nga ato parti nuk ia ka pa hajrin. Sa herë Mimoza Kusari i ka ndërruar partitë , ato i ka lënë pothuajse të mbyllura politikisht. Pra telashet me partin e vetë Kurit i ka dhe duhet të ballafaqohet seriozisht për ti tejkaluar ato. Ai kaherë kishte premtuar se do të bëjë një reformë të brendshme, por kjo nuk ndodhi akoma në masën që do të duhej të ndodhë, të reformohet e forcohet më figura të fuqishme politike e akademike. Me këta ministra, pjesën dërmuese të tyre nuk mundë të presim që të ketë shumë sukses , përveç që do të mundë të ketë dështime. Qysh tash po ka telashe dhe disa dështime e skandale por ai po mbijeton në saje të votës që ka si mazhorancë. Kur e bëjmë një vlerësim dhe vështrim gjithëpërfshirës, konstatojmë se gjenda politike e tij dhe e VV-s si subjekt politik nuk është e lehtë, është e vështirë. Reformimi dhe ristrukturimi i Vetëvendosjes është i domosdoshëm që të ndodhë pa vonesë. Përndryshe ky mandat do të jetë i fundit po që se nuk e reformon partin e vet. Duke pasur parasysh se ka shumë deputet të dobët, nga cili do kënd që shikoni kjo e bënë të vështirë dhe të pa shpresë mbijetesën në ndonjë mandat tjetër politik me po këta deputet që i ka VV-ja, dhe me një udhëheqëse të Grupit Parlamentar me përlotë fjalamani boshe, me të cilën është e vështirë të mbrohet ky subjekt politik. Mangësitë dhe dobësitë ka edhe në disa ministri si në industri e tregti, në ministrinë e punëve të jashtme, në ministrinë e financave, të punës e mirëqenies sociale dhe në arsim. Ka akoma shumë probleme pastaj edhe në drejtësi ku gjendja është akoma shumë e rëndë. Pra shpresat e Kryeministrit Kurti mbeten akoma simbolike për një të ardhme të tij politike. E keqja është që edhe partitë tjera që janë të komprometuara dhe e kanë humbur përkrahjen e popullit. Llogaritet se një numër i konsiderueshëm i njerëzve politik të Albin Kurtit, që janë anonim, e mbështetin fatin e tyre politik në tjetër skenë politike të korruptuar dhe të dëmshme për shumë vite. Se a do të pranoj sërish Kryeministri Kurti që me këta njerëz anonim ti drejtohet popullit për të kërkuar edhe një mandat tjetër , është e vështirë të jepet ndonjë parashikim. Fati i Kurtit është te mos ketë parti tjera të reja që do të dalin si alternativë në skenën politike të Kosovës, si alternativa politike të pa korruptuara. Po ashtu fati i të ardhmes së Qeverisë Kurti është nëse menaxhohet situata me sukses dhe nëse nuk ka greva të mëdha sociale që po paralajmërohen për çdo ditë me thirrje për rrëzimin e Qeverisë. E rreziku i rrëzimit eventual të kësaj Qeverie mundë të vjen vetëm nga politika ndërkombëtare dhe nga grevat sindikaliste.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".