Procedura paraprake në Gjykatën Speciale është tepër e gjatë, aktakuza e re e kthen procesin në pikën fillestare

Procedura paraprake në Gjykatën Speciale është tepër e gjatë, aktakuza e re e kthen procesin në pikën fillestare
Procedura paraprake në Gjykatën Speciale është tepër e gjatë, aktakuza e re e kthen procesin në pikën fillestare

Muhamet Kelmendi

  • 07 May 2022 - 09:11

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Tash përsëri procedura gjendet në fillim, në fazën parapërgatitore, e cila do të zgjatë mjaft. Këtej nuk pritet të fillon shqyrtimi kryesor. Kjo do të zgjatet dhe të akuzuarit mbesin edhe më tej në paraburgim. Kuptohet se kjo nuk është e mirëpritur. Shqyrtimi kryesor duhet të fillon brenda 6 muajve nga koha e paraqitjes së akuzës. Çdo kalim i këtij afati është i dëmshëm dhe tregon se prokurorët nuk kanë fakte të provuara për dënimin e të të akuzuarve.

-Në Gjykatën Speciale, tash e më shume se 15 muaj kemi disa ish udhëheqës të lartë të UÇK-së të arrestuar mbi bazën e akuzave të bëra nga Prokuroria Speciale në Den Hag, me një proces që akoma nuk ka filluar. Deri tash kemi vetëm fazën parapërgatitore të seancave gjyqësore. Ende nuk ka filluar shqyrtimi kryesor. Kjo zgjatje nuk është e kuptueshme në aspektin njerëzor dhe nuk jep bazë për dënim. Kjo, për faktin se provat dhe dëshmitë, sipas mbrojtësve të të arrestuarve nuk përmbajnë fakte relevante për shqyrtim gjyqësor që përfundon me dënim. Për më shumë, provat dalin jo korrekte, të përgjithshme dhe me dëshmitarë jo relevante. Kjo, gjithherë sipas mbrojtësve në procedure.

Në kohën kur pritej të hapej shqyrtimi kryesor, u bë edhe një akuzë. Me këtë akuzë kalon edhe një kohë e gjatë para përgatitore, pa filluar shqyrtimi kryesor. Akuza e re kërkohet të ju ipet mbrojtëseve. Mbrojtësit e të akuzuarve kërkojnë kohë për shqyrtimin e akuzës së re dhe të të gjitha provave të paraqitura. E kjo kërkon kohë. Tash përsëri procedura gjendet në fillim, në fazën parapërgatitore, e cila do të zgjatë mjaft. Këtej nuk pritet të fillon shqyrtimi kryesor. Kjo do të zgjatet dhe të akuzuarit mbesin edhe më tej në paraburgim. Kuptohet se kjo nuk është e mirëpritur. Shqyrtimi kryesor duhet të fillon brenda 6 muajve nga koha e paraqitjes së akuzës.

Çdo kalim i këtij afati është i dëmshëm dhe tregon se prokurorët nuk kanë fakte të provuara për dënimin e të të akuzuarve. Mirëpo kështu është gjendja e cila nga mbrojtësit po kritikohet ashpër dhe vazhdimisht kërkohet lirimi i të akuzuarve për të u mbrojtur në liri. Si përfundim del: Shqyrtimi kryesor nuk është afër për të filluar. Donë kohë përsëri procedura parapërgatitore. Pa këtë nuk fillon shqyrtimit kryesor. Sa do të vazhdon kjo fazë, mbetet të shihet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".