Këta deputet po e përdhosin votën e besuar nga qytetarët, tragjikomedi e përditshme në Kuvend

Këta deputet po e përdhosin votën e besuar nga qytetarët, tragjikomedi e përditshme në Kuvend
Këta deputet po e përdhosin votën e besuar nga qytetarët, tragjikomedi e përditshme në Kuvend

Faik Krasniqi

  • 07 May 2022 - 09:00

Shkruan: ANALISTI: Faik Krasniqi

Këtë tragjikomedi në Kuvend e kemi çdo dite. Nga deputetët rrugaçë të të gjitha partive, gjë që aty kanë ardhur me porosi të liderëve dhe interesave të ngushta partiake e personale. Njerëz anonim pa asnjë bagazh intelektual. Për atë njerëzoren as që po flasim. Ajo është gjëja më e rëndësishme që ju mungon.

- Të dyja palët e kanë me hile, sepse dihet çfarë hajnie është bërë në KEK prej 2006 e këndej. Le të formohen komisionet dhe të shihet çfarë është bërë nga ish pushteti dhe pushteti i tanishëm. Për të parët e dimë çfarë krimesh ekonomike kanë bërë.

Ta shohim edhe për pushtetarët e rinj. Epilogu? Do të dalin në shesh të gjitha pisllëqet. Dhe çfarë pastaj? Ish pushteti: Ne kemi vjedhur, por edhe ju paskeni vjedhur. Kush është i dëmtuari? Populli! Asgjë nuk do të ndodhë edhe sikur të formohen edhe qindra komisione, sepse këta hanë prapë në të njëjtën pjatë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".