Fshesa e pastrimit nga mbeturinat e krimit duhet të fillon urgjentisht me institucionet e drejtësisë, deri në Gjykatën Kushtetuese!

Fshesa e pastrimit nga mbeturinat e krimit duhet të fillon urgjentisht me institucionet e drejtësisë, deri në Gjykatën Kushtetuese!

Hajrullah Tërnava

  • 09 May 2022 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava

Pas Konkursit të instrumentalizuar për Kryeprokuror të shtetit, dhe bllokimit të kandidatit të përzgjedhur nga KPK-ja në pritje për dekretim nga Presidentja, edhe Gjykata Kushtetuese po mbetet e bllokuar për shkak të përplasjeve politike në parlament dhe mungesës së transparencës në procesin e intervistimit dhe vlerësimit të kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë pasojë në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës ka dështuar zgjedhja e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për çka Kuvendi është detyruar të shpallë konkursin e ri.

-Nga pas lufta e deri më tani pushtetarët që e qeverisën këtë vend, ashtu si i kemi dëshmitë, e që e sollën në këtë gjendje të mjerueshme Kosovën, po argumentohet dita ditës se struktura të shumta nëpër institucionet e shtetit duhet të ndërrohen dhe të emërohen njerëz të pa korruptuar, të denjë e të pastër, aftë te cilët i shërbejnë në rend të parë interesit të shtetit vetëm në baza ligjore për një pagë mujore, e jo si deri më tani që punësoheshin në baza të interesave klanore e farefisnore, si të nënshtruar të grupeve mafioze dhe shefave të tyre.

Fshesa e pastrimit duhet të fillon urgjentisht me institucionet e drejtësisë. Këtu është shtylla kryesore e funksionimit të shtetit. Nga drejtësia duhet të largohen të gjithë ata që abuzuan me detyrën dhe nuk u rreshtuan sipas ligjit që ta mbrojnë interesin e përgjithshëm shtetëror e shoqëror , por i mbronin interesat e „shefave të tyre“ si dhe interesat e veta përmes të cilave arritën të pasurohen brenda natës. Pastrimi dhe zhbllokimi i institucioneve të drejtësisë kërkon guxim dhe vullnet politik e ligjor- institucional.

Pas Konkursit të instrumentalizuar për Kryeprokuror të shtetit, dhe bllokimit të kandidatit të përzgjedhur nga KPK-ja në pritje për dekretim nga Presidentja, edhe Gjykata Kushtetuese po mbetet e bllokuar për shkak të përplasjeve politike në parlament dhe mungesës së transparencës në procesin e intervistimit dhe vlerësimit të kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë pasojë në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës ka dështuar zgjedhja e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për çka Kuvendi është detyruar të shpallë konkursin e ri. Asnjëri nga 4 kandidatët e listës së ngushtë, Albert Avdiu, Bardh Bokshi, Etrur Maloku dhe Dukagjin Avdyli, të dërguar nga komisioni vlerësues nuk ka arritur ta merr shumicën e votave të mjaftueshme në Kuvend. Në rundin e parë të votimit kanë marrë pjesë 102 deputetë.

Asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme, dhe kandidati me më së paku pikë, Dukagjin Abdyli, është hequr nga gara e mëtejshme. Në rundin e dytë kanë marrë pjesë 97 deputetë, kurse renditja në vota për kandidatët ka rezultuar e pa mjaftueshme për tu zgjedhur. Kandidati Albert Avdiu ka marrë vetëm 60 vota, Bardh Bokshi, 52 vota dhe Etrur Maloku 39 vota. Të pavlefshme kanë qenë dy vota kështu që edhe kjo tentativë ka dështuar dhe Kuvendi është detyruar ta rishpallë konkursin. Kandidati Albert Avdiu ka marrë 60 vota, Bardh Bokshi, 52 vota dhe Etrur Maloku 39 vota. Monitoruesit nga OJQ-të njësoj sikurse në rastin e Prokurorit të shtetit, edhe tek kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, ishin ankuar se Konkursi për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është përmbyllur pas një procesi jo transparent të përzgjedhjes së kandidatëve, sepse komisioni vlerësues kishte vendosur të mbyllet për publikun dhe monitoruesit gjatë poentimin e kandidatëve pas intervistimit të tyre.

Për pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës patën aplikuar 13 persona, ndërsa janë intervistuar 12 prej tyre. Edhe pse në konkurset e hapura nga Kuvendi dhe Qeveria, sidomos ato që bëhen me asistencë nga ekspertët britanikë, janë vendosur standarde të transparencës së plotë gjatë intervistimit dhe poentimit, këto standarde nuk janë respektuar në Konkursin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Standardi është që anëtarët e komisionit vlerësues obligohen t’i bëjnë publike pikët e dhëna për secilën përgjigje të kandidatëve. Përveç kësaj, në rastet kur ka dallime të mëdha në poentim, anëtarët e komisionit vlerësues obligohen të japin arsyetime për secilin poentim të bërë. Por, në procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën me juridiksionin më të lartë në vend, anëtarët e komisionit vlerësues nuk e panë të udhës t’i bëjnë publike pikët individuale për secilin kandidat dhe as t’i arsyetojnë ato para monitoruesve dhe kolegëve të tyre. Publik u bë vetëm totali i pikëve për secilin kandidat, dhe krejt ky proces jo transparent u përmbyll me mos votim të asnjërit nga katër kandidatët e listës së ngushtë që ju propozuan seancës së kuvendit.

Ndryshe për të pasur transparencë të plotë në këtë proces, përfaqësueset e të dy organizatave monitoruese i patën kërkuar komisionit vlerësues publikimin e mënyrës së vlerësimit për secilin kandidat veç e veç. Mirëpo, arsyetimi i anëtarëve të komisionit ishte se në këtë mënyrë do të shkelej privatësia e kandidatëve, duke mos marrë fare për bazë parimin e publicitetit e transparencës që do ta shtonin peshën e rëndësisë së këtij procesi.

Kushtetuta e Kosovës e as Ligji për Gjykatën Kushtetuese në bazë të të cilëve është zhvilluar ky proces nuk ndalojnë publikimin e pikëve individuale për secilin kandidat. Askund nuk është e përcaktuar se publikimi i pikëve individuale të kandidatëve do të shkelë privatësinë e tyre. Tendenca për manipulim dhe kapje të gjykatës nga interesit e instrumenteve politikë e dërgoi ne finale te konkursit në dështim dhe tash Kuvendi detyrohet edhe njëherë të fillon procedurën nga pika zero, kurse Gjykata Kushtetuese pa dy anëtar të saj mbetet jo funksionale dhe pa mundësi të vendimmarrjes.

Tani është momenti që në procesin e shkëputjes së gjyqësorit nga strukturat e nëntokës kriminale të SHIK-ut, të fillohet hap pas hapi edhe me pastrimin e Gjykatës Kushtetuese, ku pothuajse shumica e anëtarëve të kësaj Gjykata u emëruan në pazare të ngushta politike dhe të koalicionit qeverisës PDK AAK- AKR, dhe nën hijen e rëndë të strukturave ilegale të SHIK-ut. Kjo situatë duhet të zgjidhet pa vonesë në të dyja kahet, edhe me funksionalizimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese por edhe të Prokurorisë së shtetit-pozita e kryeprokurorit të ri ligjor e legal.

Nëse arrihen te spastrohen këto institucionet shtetërore në fjale, Kosovës do i hapen rrugët akoma më shpejtë drejt shteteve të BE-së, dhe shumë të mira do e përcjellin Kosovën, e sidomos investime të tëra për hapjen e vendeve të punës që është shumë e nevojshme për Kosovën, sepse me këto veprime të rinjve do iu kthehet besimi dhe perspektiva për të jetuar në Kosovë, e jo si deri më tani që të gjithë kërkojnë mundësi të ikjes nga ky vend i pa perspektivë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".