Veprat e karakterit penal nga pozitat shtetërore nuk mundë të kufizohen as të amnistohen, duhet të ndiqen e të gjykohen!

Veprat e karakterit penal nga pozitat shtetërore nuk mundë të kufizohen as të amnistohen, duhet të ndiqen e të gjykohen!
Veprat e karakterit penal nga pozitat shtetërore nuk mundë të kufizohen as të amnistohen, duhet të ndiqen e të gjykohen!

Muhamet Kelmendi

  • 09 May 2022 - 07:25

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në ndërtimin e shtetit ligjor nuk ka rëndësi se kush dhe nga cila pozitë ka kryer veprimtari të ndaluar penale. Kjo, edhe për veprat penale, me të cilat është pasuruar ndokush, kuptohet në mënyrë kundërligjore. Para ligjit janë të gjithë të barabartë dhe përgjigjen në bazë të ligjit. Pas dënimit e jep amnistinë vetëm Presidenti.

- Çështja e amnistimit nuk ka të bëjë me Ligjin penal. Ajo mbështetet në fakte të tjera, që nuk kanë karakter ligjor të veprës penale dhe këtej bëhet edhe amnistimi i kryesve të veprave penale. Ka mundësi që edhe caktohet data nga fillon dhe përfundon amnistia. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me Kodin Penal. Çështja e tillë nuk i takon ndonjë organi administrativ a shtetëror, përveç Kuvendit të Kosovës. Ndërsa, për të dënuarit, amnistinë e bënë Presidenti i vendit. Kjo është ana ligjore. Dënimin për vepra penale e bënë gjykata.

Po ashtu gjykata bënë edhe konfiskimin e pasurisë se pa justifikueshme ligjore. Nuk ka organ tjetër. Byroja për konfiskimin e pasurisë vetëm heton rastet. Kërkon edhe konfiskimin e pasurisë ose nuk e kërkon. Mirëpo, çështja përfundon vetëm nga ana e gjykatës. Afatet e ndjekjes penale me ligj nuk janë të përcaktuara, nëse pasuria rrjedh nga vepra penale. Në kuadër të pasurimit pa bazë ligjore i kemi dy afate në fushën civile të demit material dhe moral. 1. Veprat me karakter material të pasurimit vjetërsohen për pesë vjet dhe 2. Veprat e karakterit moral vjetërsohen me tri vjet. Por, këtu nuk është kjo çështje civile. Ne po diskutojmë për veprat penale të karakterit penal të dënueshme me ligj dhe ku bëhet edhe konfiskimi i pasurisë që rrjedh nga kriminaliteti sipas pozitës në shtet. Këtu dora e shtetit është ligjore dhe nuk bëhen përkufizime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".