Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor  me rrugë të shkurtuar  për anëtarësim në NATO dhe  në Evropën e Bashkuar

Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor  me rrugë të shkurtuar  për anëtarësim në NATO dhe  në Evropën e Bashkuar

Hajrullah Tërnava

  • 20 June 2022 - 16:21

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Situata e krijuar tani në këto rrethana kur Rusia bëri invazion ndaj Ukrainës, tani po ia imponon BE që ti ristrukturoj shtetet e saja që ishin të lëna anash me vite të tëra,  me kritere të forta që duheshin ti plotësonin si kusht për anëtarësimin në BE. Tani kjo luftë na e ka imponuar dhe bërë për të kuptuar  se vetëm kur shtetet janë të strukturuara në një aleancë së bashku, sikur që është NATO si dhe në BE, ato mundë të sigurohen, zhvillohen dhe mbrohen me një ombrellë të përbashkët mbrojtëse.

Tani është shansi dhe mundësia e përshpejtimit që të përfshihen së bashku në BE shtetet e Ballkanit, ku bënë pjesë edhe Kosova , dhe sa më parë me iniciativën e BE-së, të anëtarësohen si shtete anëtare në BE, dhe në aleancën e NATO-s, sepse vetëm kështu janë më të forta dhe i kontribuojnë  s’bashku BE-së, si në standarde jetësore apo edhe në mbrojtjen e këtij kontinenti, nëse sulmohet nga shtete tjera që si përkasin BE-së. Pikërisht  tani ka gjasa, dha është e domosdoshme të ndryshon politika e zgjerimit të BE-së edhe me  integrimin e vendeve të rajonit të Ballkanit, pas lëvizjes së parë që u bë nga  Komisioni Evropian i cili dhe rekomandim pozitiv për Ukrainën dhe Moldavinë, për statusin e kandidatit duke tejkaluar qasjen e deritashme të ngurtë dhe shumë të burokratizuar. Pas këtij vendimi kanë ardhur edhe reagimet e para që kërkojnë dhënien e dritës së gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe  shkurtimin e agjendës integruese për Bosnjën, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Një reagim i tillë i shpejtë erdhi nga Ministrja austriake për Evropën, Karoline Edtstadler, e cila ka thënë se pas dhënies së mendimit nga Komisioni Evropian për statusin e vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, Bashkimi Evropian s’duhet të përdorë standarde të dyfishta karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor por ta përdorë modelin e njëjtë të vendosjes edhe për këto vende. Në këtë drejtim, ajo thotë se kjo kërkon që t’i liberalizohen vizat Kosovës, t’i jepet statusi i vendit kandidat Bosnje e Hercegovinës dhe të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Prandaj vlerësimet janë se është tash moment i duhur që duke shfrytëzuar “lëvizjen e gurit” nga Komisioni Evropian për Ukrainën, vendet e Ballkanit perëndimor të koordinohen në aspektin politik dhe diplomatik  si një bllok për ta drejtuar presionin drejtë BE-së që në funksion të frenimit të depërtimit të ndikimit rus, ta liberalizojnë qasjen politike ndaj zgjerimit dhe  integrimit të tyre në familjen evropiane, për të gjitha shtetet që deri më tani nuk ishin anëtare të BE-së.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".